Receta e supës që lufton gripin

Receta e supës që lufton gripin

Eshtë kjo kohë e vitit kur të gjithë ankohen për gripin që po vërtitet anë e mbanë. Supa e pulës është një opsion që të ndihemi më mirë dhe më rehat me veten. Por për vegjetarianët a ka ndonjë opsion në kohë të tilla? Patjetër që po! Përgjigja është hudhra, që rrit fuqinë e sistemit imunitar. Përfshijeni në dietën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur, pasi jo vetëm që lufton gripin, por është një antioksidant, mban presionin e gjakut nën kontroll, ul kolesterolin, ngadalëson progresin e qelizave kancerogjene.

Receta e supës që lufton gripin
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Racionet: 5 persona

Përbërësit:

-3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
-1 qepë të madhe, të prerë
-5 thelpinj hudhër, të shtypur
-1 karrotë të madhe, të prerë hollë
-5 kërpudha, të prera hollë
-1/4 e kupës koriandër, të prerë hollë
-1/2 e kupës kuinoa,
-1/8 e lugë së cajit pluhur shafran
-6 kupa me ujë ose lëng perimesh
– kripë, piper dhe pak piper të kuq për shije

Përbërës opsionale:
-1 kupë kale, të prerë hollë

Zevëndësime:
-kuinoa me thjerrëza
-kale me spinaq

Pergatitja:

1. Në një tigan me madhësi mesatare ngrohni vajin dhe skuqni qepët, pluhurin e shafranit, pak spec të kuq djegës dhe hudhër. Shtoni pak kripë, që qepët të gatuhen më shpejt.
2. Më pas shtoni karrotat, kërpudhat, koriandrën dhe skuqeni për pak minuta.
3. Përzieni kuinoa-n e shpëlarë me lëngun e perimeve/ujin. Shtoni pak kripë dhe piper e gatuajeni për rreth 15-20 minuta derisa kuinoa të gatuhet. Nëse vëreni që kuinoa ka absorbuar më shumë ujë sec duhet shtoni pak ujë/lëng perimesh. Fikni sobën.
-Përzieni kalen e copëtuar dhe hudhrën nëse do e përdorni.

Vlerat ushqyese:
-Kaloritë: 196.6 kcal
-Yndyrnat totale: 9.7 gr
-Yndyrnat  e ngopura: 1.2 gr
-Yndyrnat e pangopura: 7.3 gr
-Kolesteroli: 0.0 mg
-Karbohidratet totale: 24.2 gr
-Fibrat dietikë: 3.0 gr
-Proteinat: 4.2 gr
-Kripa: 650 mg
-Kaliumi: 207.9 mg
-Sheqeri: 5.2 gr

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!