Receta e supës që lufton gripin

Receta e supës që lufton gripin

Eshtë kjo kohë e vitit kur të gjithë ankohen për gripin që po vërtitet anë e mbanë. Supa e pulës është një opsion që të ndihemi më mirë dhe më rehat me veten. Por për vegjetarianët a ka ndonjë opsion në kohë të tilla? Patjetër që po! Përgjigja është hudhra, që rrit fuqinë e sistemit imunitar. Përfshijeni në dietën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur, pasi jo vetëm që lufton gripin, por është një antioksidant, mban presionin e gjakut nën kontroll, ul kolesterolin, ngadalëson progresin e qelizave kancerogjene.
-Receta e supës që lufton gripin
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Racionet: 5
Përbërësit:
-3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
-1 qepë të madhe, të prerë
-5 thelpinj hudhër, të thërmuar
-1 karrotë të madhe, të prerë hollë
-5 kapele kërpudhash, të prera hollë (mund të përdorni cremini)
-1/4 e kupës koriandër, të prerë hollë
-1/2 e kupës quinoa, të shpëlarë
-1/8 e lugë së cajit pluhur shafran
-6 kupa me ujë ose lëng perimesh
– kripë, piper dhe pak piper të kuq për shije
Përbërës opsionale:
-1 kupë kale, të prerë hollë
-3 thelpinj hudhër të thërmuar
Zvëndësime:
-quinoa-thjerrëza
-kale-spinaq
Udhëzimet:
1. Në një tigan me madhësi mesatare ngrohni vajin dhe skuqni qepët, pluhurin e shafranit, pak spec të kuq djegës dhe hudhër. Shtoni pak kripë, që qepët të gatuhen më shpejt.
2. Më pas shtoni karrotat, kërpudhat, koriandrën dhe skuqeni për pak minuta.
3. Përzieni quinoa-n e shpëlarë me lëngun e perimeve/ujin. Shtoni pak kripë dhe piper e gatuajeni për rreth 15-20 minuta derisa quinoa të gatuhet. Nëse vëreni që quinoa ka absorbuar më shumë ujë sec duhet shtoni pak ujë/lëng perimesh. Fikni sobën.
-Përzieni kalen e copëtuar dhe hudhrën nëse do e përdorni.
Informacioni i nutrientëve:
-Kaloritë: 196.6
-Yndyrnat totale: 9.7 g
-Yndyrnat e ngopura: 1.2 g
-Yndyrnat e pangopura: 7.3 g
-Kolesteroli: 0.0 mg
-Karbohidratet totale: 24.2 g
-Fibrat dietikë: 3.0 g
-Proteinat: 4.2 g
-Kripa: 650 mg
-Kaliumi: 207.9 mg
-Sheqeri: 5.2 g

error: Nuk lejohet kopjimi!