Secili nga ne ka dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme për kurën popullorë qepë me kripë.
Cilat janë vetitë e kësaj kure kaq të përhapur popullore?
Qepa ka fuqi të fuqishme inflamatore dhe ndikon në përmirësimin e funksionimit të qelizave të gjakut. Lëngu i qepës i kombinuar me kripë vepron direkt mbi qelizat e dëmtuara. Ai nxit rigjenerimin e shpejtë të tyre dhe rikthimin e tyre në funksionin normal. Ky miksim nuk lejon nxirrjen e pjesës së dëmtuar. Efektet e fuqishme të qepës bashkuar me kripën janë të jashtëzakonshme përsa i përket fuqisë shëruese ndaj edemave.
Si përgatitet?
Për këtë trajtim nevojitet një kokër qepë e pa qeruar. Ashtu siç është shtypet me një mjet të fortë derisa të bëhet në formën e puresë. Më pas i hidhet 1 lugë gjelle kripë e trashë, por mund të përdoret edhe kripë normale e imët. Masa shtypet fortë derisa të dalë lëngu i qepës. Me anë të një komprese marrim sasinë e përgatitur dhe e vendosim në zonën në të cilën është shfaqur edema apo dëmtimi. Sugjerohet që masa të mbahet jo më shumë se 24 orë dhe efektet do të jenë të menjëherëshme.