Për njerëzit që nuk janë diagnostikuar me të, psoriaza mund të duket si një shqetësim i vogël që mund të jetë pak irritues. Por në të vërtetë, mund të jetë një gjendje shëndetësore e lëkurës në periudhë afatgjatë, e karakterizuar nga njolla në lëkurë kudo në trup, që mund të jenë të enjtura ose mund të dhembin. Por gjithashtu mund të cojë në probleme të tjera serioze. Sot rreth 7.5 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga kjo sëmundje kronike, e shkaktuar nga formimi i qelizave jo vetëm në sipërfaqe por dhe më thellë, ku ndonjëherë sjell dhe dhimbje të kyçeve nga artriti psoriatik. Më tej astma, diabeti, sëmundja e zemrës madje dhe depresioni janë të lidhura me psoriazën. Trajtimet konvencionale për psoriazën, në varësi të tipit dhe shkallës se sa rëndë është, variojnë nga kremrat ose vajërat, ose medikamentet që merren nga goja në intravenozë, tableta ose formë likuide. Këto përfshijnë modifikuesit e reagimit biologjik, metotreksat, ciklosporin, retinoidet dhe të tjerët, secili me grupin e vet të efekteve anësore. Eshtë interesant fakti që ato që kanë provuar këto kura nuk kanë pasur ndonjë sukses. Më tej, Emedicina trajton fotokemioterapinë, të njohur si PUVA (psoralen dhe rrezatimi ultravjollcë A), një teknikë e zakonshme e përdorur për pacientët me psoriazë dhe një shembull i llojit të efekteve anësore që njerëzit mund të përjetojnë.
Llojet e psoriazës
Mund të jetë e dobishme për ju që të dini që janë 5 lloje psoriazash më të buta se të tjerat:
–Psoriaza e kundërt – Zbulimi herët është çelësi për të shkuar në fund të inflamacionit, që është e rëndësishme për të parandaluar përkeqësimin e dëmtimit të kyceve. Zona duket e butë dhe e shndritshme dhe zakonisht gjenden në sqetulla, gjoks, pjesën e mollaqeve, nën gjinj, dhe lëkurë që mbështjell organet gjenitale.
–Psoriaza eritrodermike – Për shkak se ky lloj është inflamator, mund të ndikojë në pjesën tjetër të trupit tuaj, duke e kthyer atë në një ngjyrë të kuqe të ndritshme. Disa thonë se kjo është për shkak të një mosbalance në kiminë e trupit tuaj. Mund të sjellë heqjen e lëkurës, të jetë e dhimbshme, të sjellë kruarje, të shkaktojë edemë për shkak të mbajtjes së lëngjeve dhe të çojë në temperaturë të parregullt të trupit.
-Psoriazë e pllakosur – Deri tani lloji më i zakonshëm nga të gjithë llojet e psoriazës, që është e karakterizuar nga zona të inflamuara të kuqe, me luspa dhe të përflakura që ndonjëherë mund të shfaqen në ngjyrë të bardhë ose argjend, zakonisht në gjunjë , bërryla, skalp dhe pjesën e poshtme të shpinës.
-Psoriaza gutate – Ky lloj shpesh dallohet te fëmijët ose të rriturit, e karakterizuar nga pika të kuqe në lëkurës. Shkaqet përfshijnë plagët në lëkurë, djegien nga dielli, infeksionet bakteriale ose të frymëmarrjes, përdorimi i tepërt i alkolit dhe disa nga ilacet që jepen me recetë.
-Psoriaza postulare – Siç e thotë dhe emri, ky lloj mund të shkaktojë puçra të vogla të bardha që mbajnë lëng të rrethuara me lëkurë të kuqe, dhe zakonisht shfaqen në zona si duart, këmbët ose mbulojnë gjithë trupin.
Aloe Vera: Një ilaç i ri / vjetër për të kuruar problemet me lëkurën Aloe Vera është një bimë e lëngshme që lulëzon në zonat tropikale dhe është përdorur për shekuj për cilësitë e saj zbutëse, sidomos për problemet me lëkurën si të djegurat, pucrrat, të prerat etj.
Bima e aloes janë të përbëra nga 4 shtresa:
-Lëkura, pjesa e ashpër, shtresa mbrojtëse
-Shtresa e lëngshme
-Mukoza e xhelit në pjesën e brendshme të gjethes
-Xheli në pjesën e brendshme është xheli që përmban shumicën e përbërësve shërues, përfshirë aminoacidet esenciale që trupi juaj ka nevojë, por nuk mund të prodhojë, antioksidantë, acide yndyrore, vitamina, minerale dhe shumë komponime më pak të njohura, por jetësore.
E rëndësishmja, shërimi i plagëve rrjedh nga fakti se aloe vera është antimikrobial, antiviral, antifungal, antibiotik dhe antibakterial, dhe kjo është vetëm lista e shkurtër. Për shkak se xheli është një adaptogjen, aloe vera gjithashtu ka sterola bimore dhe komponime të tjera fenolike për të ndihmuar trupin tuaj të merret me stresin, pavarësisht nëse është fizik, emocional ose mjedisor.
Përdorimi i Aloe Verës për Psoriazën dhe probleme të tjera me lëkurën
Pjesë e parehatisë nga psoariaza është që lëkura mund të cahet të krijojë dhimbje. Por disa studime të kryera tregoi disa prova që aloe vera sjell benefite për këtë sëmundje të dhimbshme, dhe për gjendje të tjera të lëkurës gjithashtu.
Ndërmjet tyre:
-Shërimi i plagës
– Vetitë që lidhen me një përbërje të quajtur glucomannan ndihmojnë përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe rritjen e qelizave të lëkurës.
-Hidratimi i lëkurës
-Mbajtja e lëkurës së irrituar të lagësht dhe të hidratuar ndihmon që të ndihet më mirë, dhe aloe vera e bën pikërisht këtë.
Një studim tregoi që aloe vera është efektive edhe kur aplikohet një herë.
-Reduktimi i inflamacionit
-Një studim i 2008, i cili nuk është fokusuar specifikisht në rolin e aloe verës për të trajtuar psoriazën, tregoi që xheli është më efektiv se placeboja në trajtimin e gjendjeve të lëkurës, përfshirë eritemën e shkaktuar nga UV ose skuqjen e lëkurës për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut .
-Prodhimi i kolagjenit – Studimet treguan që aloe vera ndihmon lëkurën tuaj në të qenit elastike duke prodhuar sa më shumë kolagjen. “Medical News Today” thotë që ndërkohë që ju porosisni xhel aloe vera në shumë dyqane ushqimore apo farmaci, është më e thjeshtë dhe efektive të blini një bimë. Nëse e keni parë në reklamë, sigurohuni që po merrni një produkt cilësor. Nëse rrisni tuajën, do të keni aloe vera të freskët në duar në momentin që ndodhin të gërvishtura apo kriza psoriaze. Thjesht prisni një porcion të vogël nga gjethja dhe merrni xhelin brenda, si një libër të hapur. Xheli mund të aplikohet direkt në zonën e lëkurës që është prekur rreth 3 herë në ditë. Nëse po shikoni një krem aloe vera për të blerë, disa ekspertë rekomandojnë një përmbajtje prej 0.5% aloe, por nëse po përdorni xhelin aktual nga bima nuk krijon probleme.
Masat paraprake në përdorimin e aloe verës Kapsulat e aloe verës dhe tabletat mund të jenë të rrezikshme për shkak të efekteve anësore si diarrea, stomaku, dhimbjet dhe madje dëmtim në mëlci, paralajmëron AloePlant.info . Ekziston dhe mundësia për defekte në lindje për gratë shtatzëna ose që ushqejnë me gji, fëmijët poshtë 12 vjec, njerëzit me probleme në mëlci ose ata që përgatiten për një operacion. Sipas Healthline disa njerëz janë alergjikë nga aloe vera. Duhet të bëni një test alergjie në ndonjë zonë të lëkurës për të parë nëse keni reaksion negativ përpara se ta aplikoni në lëkurë si trajtim për psoriazën.Aloe Vera është i sigurtë për shumë njerëz me psoriazë që ta përdorin, përvecse ata që janë alergjikë. Nëse përjetoni një reaksion alergjik ndaj xhelit të aloe verës, mos e përdorni më dhe vëzhgoni me kujdes zonën që inflamacionit të mos rritet. Disa njerëz mund të jenë në rrezik më shumë se disa të tjerë. Kjo përfshin njerëzit që janë alergjikë nga bimët e familjes Lilaceae ( hudhrat, qepët dhe tulipët.
Trajtime të tjera natyrale për psoriazën
-Moti i thatë dhe i ftohtë mund të çojë në çarje/tharje. Duke hidratuar në mënyrë optimal lëkurën tuaj mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave tuaja. Gjithashtu hidratohuni duke pirë mjaftueshëm ujë si dhe konsumoni yndyrna omega-3 me bazë shtazore të një cilësie të lartë. Burimet omega-3 me bazë bimore nuk ju sigurojnë dot benefitet klinike që ju duhen për të reduktuar inflamacionin dhe ënjtjen në lëkurën tuaj. Gjithashtu reduktoni ekspozimin ndaj sapunëve të ashpër dhe shmangni tharjen e lëkurës me banjo të shpeshta. Përdorni një sapun të butë kur pastroni lëkurën, sidomos në dimër . Shmangni drithërat dhe sheqerin për të nomalizuar nivelet e insulinës dhe për të reduktuar gjendjet inflamatore, duke përfshirë dhe inflamacionin në lëkurën tuaj. Ndoshta ju nuk mund ta kuptoni por cilësia e shëndetit dhe lëkurës suaj janë të lidhura fort me shëndetin e zorrëve.
Përpos këtyre këshillave “Medical News Today” liston një sërë trajtimesh tradicionale dhe homeopatike për psoriazën, disa prej të cilave mund të jënë një ndihmë e madhe në lidhje me aloe verën:
-Capsaicina lëhtëson psoriazën duke bllokuar receptorët e dhimbjes
-Acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në bllokimin e inflamacionit dhe lëhtëson dhimbjen dhe ënjtjen.
-Tërshëra shtohet në vaskë ose bëjeni në formën e një paste për të lehtësuar simptomat.
-Kremi me rrush Oregon mund të lehtësojë irritimin e lëkurës që vjen nga psoriaza por duhet të përdoret vetëm në zonën e prekur.
-Kripa Epsom në një banjo të ngrohtë mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe inflamacionit në sajë të përmbajtjes së lartë me mangez.
-Xhinxheri mund të ndihmojë në zbutjen e kyceve të inflamuar, madje për osteoartritin dhe psorizën e mundshme.
-Uthulla e mollës në një shkallë 1:1 mund të jetë një ndihmë e madhe në trajtimin e njollave të thata në skalp në sajë të psoriazës. Një tjetër studim sugjeron që përdorimi i aloe verës në kombinim me vajin e kokosit apo të ullirit mund të jetë një qasje solide në trajtimin e psoriazës, pasi vaji i kokosit është një agjent anti-bakterial dhe antiinflamator. Aloe Vera në anën tjetër mund të përdoret si një vaj esencial, dhe mund të ketë benefite si vaj masazhues për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin, gjithashtu dhe si pjesë e aromaterapisë dhe trajtimeve të tjera të lëkurës.
Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit