Kërpudhat kanë treguar benefite në “shtypjen” e përhapjes së kancerit të gjirit në testet laboratorike- por po te njerëzit? Statistikat tregojne që kanceri i gjirit është një nga llojet që prek me së shumti femrat, por në disa vende në botë, si Azia, shkalla e të prekurve është shumë herë më i ulët (rreth gjashtëfish) se në Amerikën Veriore. Mund të jetë caji jeshil dhe soja? Caji jeshil mund të reduktojë rrezikun me rreth 1/3. Soja funksionon më mirë-por vetëm, nëse filloni ta merrni në moshë të re. Por marrja e sojës kurdoherë lidhet me reduktimin e rrezikut për prekjen nga kanceri i gjirit, por efektiviteti më i madh tregohej nëse soja merrej që në fëmijëri-duke përgjysmuar rrezikun për t’u prekur nga kanceri në të ardhmen. Nëse nuk filloni të konsumoni soje deri në adoleshence ose moshe të rritur, me se shumti mund të arrihet 25% reduktim të rriskut për kancerin e gjirit. E mira është që soja të konsumohet sa më herët pasi “konsumimi i sojës gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të sigurojë mbrojtje afatgjatë kundrejt kancerit të gjirit… dhe efekte akoma dhe më të mira në fazat e mëvonshme të rritjes”… Të kombinuar së bashku, caji jeshil dhe konsumi i sojës do të sillte një reduktim të rrezikut pak më të ulët, rreth 2 fish-por jo 6 fish. Kështu që shkencëtarët kërkuan se cfarë tjetër femrat aziatike hanë. Ato kishin krijuar një laborator me të dhëna mbi kërpudhat, kështu që pyetën më mijëra pacientë të prekur nga kanceri i gjirit se sa kërpudha hanin. Më pas ata pyetën me mijëra femra të shëndetshme, të cilat u munduan të përshtaten sa më afër pacientëve të kancerit-mosha, gjatësia, pesha, ushtrimet, statusi i duhanpirjes etj. Bazuar në këto përgjigje, shkencëtarët përllogaritën që femrat të cilat konsumojnë së paku një porcion kërpudha në ditë, mesa duket kishin 64% më pak shanse për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Krahasuar me femrat të cilat nuk konsumonin rregullisht asnjë kërpudhë, ato që konsumonin 15 ose më shumë në një muaj, reduktonin në mënyrë drastike rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Një mbrojtje e tillë u zbulua edhe me kerpudhat e thata. Nëse ju kombinoni kerpudhat me cajin jeshil, mund të keni rreth 90% me pak rrisk për t’u prekur nga kanceri i gjirit./nutritionfacts