Pse duhet të shmangni drithërat e paketuara?

Pse duhet të shmangni drithërat e paketuara?

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Të konsumoni një mëngjes të shëndetshëm do t’ju japë energji deri në vaktin e drekës, mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe siguron shumë lëndë ushqyese të shëndetshme për të mbajtur sistemin tuaj imun dhe tretës të shëndetshëm.

 

Në realitetin e sotëm, është e vështirë të bëni gjithmonë një zgjedhje të shëndetshme. Hidhini një sy drithërave që konsumoni në mëngjes për shembull. Shumë prej tyre reklamohen si një zgjedhje e shëndetshme ushqimore, por në fakt nuk është ashtu. Shumë drithëra përmbajnë shumë sheqer dhe përmbajtje të lartë gluteni, si dhe përfshijnë përbërës toksike si konservues kimikë dhe ngjyrues ushqimorë. Të gjitha këto mund të ndikojnë në shëndetin tretës, të cojnë në balanca jo të rregullta, dhe të kenë impakt serioz në nivelet e energjisë.

Janë disa opsione të shëndetshme të drithërave që mund t’i blini. Por gjithmonë më së miri është t’i përgatisni vetë në shtëpi. Mënyra më e mirë për të shmangur, përbërësit e rafinuar, të përpunuar që janë pjesë e shumë prej drithërave që mund t’i gjeni të reklamuara kudo. Përbërësi më shqetësues është sheqeri. Pasi lejon candida albicans të përhapet dhe të zhvillohet. Shumë drithëra që reklamohen kanë përmbajtje të lartë sheqeri, dhe kjo është arsyeja pse janë një zgjedhje e keqe për familjen tuaj.

 

 

Prodhuesit e drithërave janë ekspertë në marketing, kështu që më së miri hidhini një sy listës së përbërësve. -Përbërësit që duhet të keni kujdes Përpos pjesës që sheqeri është përbërësi kryesor nga i cili duhet të keni kujdes, janë dhe një sërë përbërësish të tjerë të rrezikshëm që mund të gjenden në drithërat që supozohen të jenë të shëndetshme. Ato mund të jenë BHT, fruktoza e lartë, ngjyrues ushqimorë, konservues dhe cdo gjë që nuk ju ngjason me një ushqim real e të plotë. Të konsumoni një dietë të shëndetshme, ju duhet të bëheni ekspert në leximin dhe intepretimin e listës së përbërsve.

Për shembull, janë një sërë emrash të ndryshëm për sheqerin, dhe prodhuesit e drithërave shpesh do t’i listojnë ato vec e vec. Shembuj përfshijnë shurupin e misrit, shurupi i misrit me fruktozë të lartë, shurup malte, sheqer kaf, molase dhe shumë të tjerë. -Filloni ditën në mënyrën e duhur Të hiqni dorë nga drithërat e paketuara dhe të pashëndetshme të mëngjesit kërkon pak më shumë përkushtim.

 

Por ja vlen pasi të filloni të shihni më me kujdes përbërësit e produkteve që ju dhe familja juaj konsumoni. Reduktoni këto produkte dhe zvëndësojini me alternativa të shijshme, me lëndë ushqyese dhe të gatuara në shtëpi. Për të mposhtur candidën, dhe që të parandaloni që ajo mos të kthehet më, hiqni dorë nga drithërat e paketuar

error: Nuk lejohet kopjimi!