Pse duhet të konsumoni fara luledielli

Pse duhet të konsumoni fara luledielli

 

Farat e lulediellit janë tejet të shëndetshme dhe me shumë vlera ushqyese. Ja disa nga vetite e tyre:
Kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e qelizave të dëmshme. Kjo pasi farat e lulediellit janë një burim i mirë me selenium, që është provuar si armik i zhvillimit të qelizave vrasëse në organizëm. Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave. Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnez dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.

Ju mbajnë të qetë. Magnezi tek farat e lulediellit ka reputacionin që qetëson nervat, duke liruar në këtë mënyrë stresin, migrenën dhe ndihmon për t’u relaksuar. Japin shkëlqim  për fytyrën. Dhe këtë ia dedikojmë rolit të Vitaminës E, e cila lufton rrezet UV dhe e mban lëkurën të re. Lehtësojnë problemet inflamatore, si dhembja e kyçeve, gastriti, ulçera, skuqja e lëkurës, azma. Kjo sepse farat e lulediellit kanë shumë antioksidantë. Vetëm një gjysëm filxhan kafeje me fara luledielli mban larg sëmundjet kardiake. Këto fara të vogla pengojnë kolesterolin e “keq” që të mos ngjitet në muret e arterieve, duke parandaluar në këtë mënyrë ataket e zemrës. Përmbajnë shumë proteina. Një filxhan i vogël me fara përmban 7 gram proteina. Kjo proteinë i jep trupit energji përgjatë të gjithë ditës, duke e bërë një ushqim shumë të shëndetshëm.

error: Nuk lejohet kopjimi!