Kaperi eshte nje nga asortimentet me te rendesishme te kulinarise mesdhetare. Kaperi i fresket nuk hahet, sepse eshte shume i hidhur, prandaj duhet bere patjeter turshi, d.m.th duhet lene ne uje me uthull dhe kripe. Kaperi kultivohet dhe mblidhet jo vetem per shijen e tij te veçante, por edhe per vlerat e dobishme.
Kaperi ne kuzhine eshte perdorur per t’i dhene shije gatimeve dhe jane nje shtese e shijshme neper salcera te ndryshme. Ato jane perdorur edhe ne pica, se bashku me ullinj apo ne zevendesimin e tyre.
Kaperi permban hekur qe i mban qelizat e kuqe te gjakut te shendetshme dhe ndihmon me qarkullimin e oksigjenit ne organizem. Hekuri gjithashtu ndihmon qelizat te prodhojne mjaftueshem energji per funksionet ditore, ndersa Kaperi permban nje sasi te mire te ketij minerali.
Ne nje luge gjelle me kaperi do te gjeni gati 2 mikrograme vitamine K, pra nje sasi shume e mire. Ajo ndihmon ne ruajtjen e shendetit te kockave dhe zhvillimit te qelizave.
Kjo erez permban disa fitoushqyes, antioksidante dhe vitamina thelbesore per nje shendet te mire. Gonxhet jane te pasura me flavonoide siç jane rutina dhe kuercetina. Kaperit permbajne edhe vitamine A, niacine, riboflavine dhe minerale si kalciumi dhe bakri.
Studiuesit kane zbuluar qe gonxhet e kaperit parandalojne oksidimin e yndyrnave qe ndodh gjate gatimit dhe tretjes. Perberesit e tjere te kaperit ndihmojne ne rigjenerimin e vitamines E, e cila sherben si antioksidant. Keto dy veti ndihmojne ne uljen e rrezikut te semundjeve te zemres dhe qelizave te demshme.
Ndersa ne mjekesine alternative, kaperi ne lashtesi eshte perdorur per te pergatitur nje birre te veçante, e bere nga rrenjet e bimeve dhe filizave te rinj, ai u konsiderua i dobishem per lehtesimin e reumatizmes. Ne mjekesine bimore duke perdorur kryesisht levozhga dhe rrenjet fale vetive diuretike dhe efekt ne zgjerimin e eneve te gjakut. Mund te perdoret ne kurimin e hemoroideve dhe variceve.