Proteinat

Proteinat

Proteinat  janë thelbësore në dietën tonë dhe përbëjnë 20% të peshës sonë trupore. Ajo është komponenti kryesor i muskujve, i flokëve, e lëkurës, i  syve dhe e organeve të brendshme, sidomos së zemrës dhe trurit. Proteina, nëpërmjet tretjes, shpërbëhet në aminoacide dhe përthithet nëpërmjet murit të zorrës së trashë (një tjetër arsye për të patur një funksionim normal të zorrës së trashë, në mënyrë që përthithja të funksionojë siç duhet). Proteinat janë një kombinim i 22 aminoacideve, 12 prej të cilave prodhohen nga trupi dhe 10 aminoacidet esenciale përfitohen vetëm nga ushqimi.


Ka dy lloje proteinash në ushqimet që ju konsumoni – proteinat e klasit të parë dhe të klasit të dytë.  Proteinat e klasit të parë janë ushqimet që ofrojnë ato 10 amino- acidet  thelbësore. Këto ushqime janë mishi, peshku, veza, qumështi dhe fasule.

 

 

Aminoacidet e klasit të dytë nuk përmbajnë të gjitha ato amino acidetesenciale në një lloj të vetëm ushqimi. Në këtë kategori përfshihen bizelet, fasulet, orizi kaf, thjerrëzat, buka dhe patatet.
Nëse ju hani mish dhe produkte të qumështit ose vezë, do të merrni proteina të mjaftueshme për të siguruar aminoacidet esenciale të kërkuara. Në fakt, shumica e njerëzve hanë shumë prej këtyre ushqimeve. Nëse ju jeni një vegjetarian do t’ju duhet të kombinoni ushqime proteinike të ndryshme për të marrë një aminoacidet e nevojshme.
Aminoacidet janë të nevojshme për rritjen dhe riparimin e qelizave dhe indeve trupore për prodhimin e hormoneve, enzimave, plazmës dhe antitrupave, duke i bërë ato një pjesë të rëndësishme të të ushqyerit.

Të kesh një mungesë të proteinave është një ndër të këqijat më të mëdha që mund të të ndodhin. Një person që kërkon të formojë muskujt dhe që dëshiron të rrisë masën muskulare, duhet të konsumojë sasi të konsiderueshme proteinash.
Nëse ka një mungesë te proteinave, trupi do te prishë indet duke filluar me indet e muskujve, për të permbushur nevojat e tij me proteina. Ne mund të themi se “trupi ha veten nga brenda” dhe kjo është një gjë që asnjë nuk e dëshiron.

Proteinat emërtohen si blloqe ndërtimit të trupit dhe rreth 20%  e muskujve është e përbërë nga proteinat. Proteinat kanë  një shumëllojshmëri të funksioneve në trup. Ato ndërtojnë  jo vetëm muskujt, por indet dhe organet e tjera. Ato gjithashtu ndërtojnë enzima që janë të nevojshme për të gjitha reaksionet në trup, si edhe hormonet dhe sistemin tuaj imunologjik që është i stimuluar nga proteina. Ata që hanë shumë pak proteina e kanë më e lehtë të sëmuren.
Por nuk duhet të  abuzohet pasi mëlçia mund të dëmtohet nga konsumimi i tepërt i proteinave. Por, kjo ndodh  me çdo gjë të tepruar. Nëse hani shume karbohidrate, proteina shndërrohet në yndyrë. Nëse hani shume yndyrë, ato akumulohen në qelizat dhjamore, dhe për fat te keq nuk ka asnjë  kufizim se sa yndyrë qelizat mund të akumulojnë. Nëse konsumoni  ushqim me shumë kalori, atëherë është e sigurtë rritja e peshës.


Pra, për fat te keq, ju nuk mund te konsumoni shumë proteina duke menduar se në këtë mënyrë muskujt tuaj do të rriten. E vetmja gjë që ju mund të bëni është të furnizoni trupin me sasinë e proteinave që duhet të mbulojë humbjen, plus pak ekstra. Mendohet se ju duhet të hani ne mes të 0,8- 1.5 gram proteinë për kg peshë trupore. Kjo shifër mund të rritet. Natyrisht nëse ju ushtroheni 5 herë në javë  duhet të konsumoni 2-3gram proteinë për kg peshë trupore. Nuk ka limit të caktuar për sasinë e proteinës, por shumë dietistë pohojnë se trupi nuk mund të thithë më shume protein se 1.8 gram per kg peshë  trupore . Proteinat mund të gjenden tek mishi, peshku, vezët, prodhimet e qumështit dhe bishtajoret.

Metabolizmi i proteinave  proçesi i tretjes shpërbën proteinat në aminoacide. Ky proçes fillon në zorrë dhe aminoacidet përthithen e më pas transportohen  me anë të mëlçisë në qarkullimin e përgjithshëm  e më pas nëpër qeliza dhe inde.

error: Nuk lejohet kopjimi!