Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Testoni fuqinë tuaj të parandalimit dhe shënoni një pikë për cdo përgjigje Po.
ANALIZA E SIMPTOMAVE
· A vuani shpesh nga infeksionet (kolla, të ftohurat)?Po/Jo
· A gjeni të vështirë për të larguar një infeksion? Po/Jo
· A keni një infeksion të përsëritur (cistite, skuqje, dhimbje veshi, etj)? Po/Jo
· A mavijoseni lehtësisht? Po/Jo
· A keni vuajtur ndonjëherë nga ndonjë prej gjëndjeve të listuara në këtë faqe? Po/Jo
· A kanë vuajtur prindërit tuaj nga ndonjë prej dy ose më shumë shumë sëmundjeve? Po/Jo
· A rraskapiteni lehtësisht pas aktiviteteve fizike? Po/Jo
· A i duhet lëkurës tuaj shumë kohë për t’u shëruar?Po/Jo
· A vuani nga aknet, lëkura e thatë ose rrudhat e tepërta për moshën tuaj?Po/Jo
· A jeni juve mbi-peshë? Po/Jo
Pikët tuaja: ____
ANALIZA E MËNYRËS SË JETESËS
· A keni konsumuar duhan për më shumë se pesë vjet në jetën tuaj/ më pak se pesë vjet më parë? Po/Jo
· A konsumoni tani duhan? Po/Jo
· A pini më shumë se 10 cigare në ditë? Po/Jo
· A e kaloni kohën tuaj në më të shumtën e kohës në një ambient me tym?Po/Jo
· A pini çdo ditë pije alkoolike? Po/Jo
· A jetoni në një qytet të ndotur ose të zhurmshëm? Po/Jo
· A shpenzoni më shumë sesa dy orë në ditë në trafik? Po/Jo
· A jeni të ekspozuar shpesh ndaj rrezeve të forta të diellit? Po/Jo
· A e konsideroni veten tuaj jo në formë? Po/Jo
· A ushtroheni së tepërmi dhe digjni kalori shumë shpejt?Po/Jo
Pikët tuaja: ____
ANALIZA E DIETËS
· A konsumoni në më të shumtën e ditëve ushqime të skuqura? Po/Jo
· A hani më pak se një porcion fruta dhe zarzavate të gjalla në ditë? Po/Jo
· A hani më pak se dy pjesë fruta të freskëta në ditë?Po/Jo
· A hani rrallë arra, fara, drithëra në ditë? Po/Jo
· A hani ushqimet të tymosura ose barbekju ose djath të tymosur si pjesë e ushqimit tuaj?
Po/Jo
· A merrni suplemente ditore më pak se 500 mg Vitaminë C? Po/Jo
· A merrni suplemente ditore më pak se 100 IU Vitaminë E? Po/Jo
· A merrni suplemente ditore më pak se 10,000 IU Vitaminë A ose beta karoten?Po/Jo
Pikët tuaja: ____
PIKËT TUAJA TOTALE:
0 – 10. Këto janë pikë ideale, që tregojnë se shëndeti juaj, dieta dhe mënyra e jetesës janë në mënyrë të vazhdueshme në një nivel të lartë të mbrojtjes së antioksidantëve. Vazhdoni në këtë mënyrë.
11 – 15. Këto janë pikë të arsyeshme, gjithashtu ju mund të rrisni fuqinë tuaj parandaluese duke konvertuar përgjigjen tuaj në JO.
16 – 20. Këto janë pikë të fuqishme, duke përcaktuar nevojë për përmirësim. Shkoni tek një dietolog për të plotësuar dietën tuaj dhe sesi mund të rrisni mënyrën tuaj të jetesës për një rritje të mbrojtjes së antioksidantëve.
21 +. Këto nuk janë pikë të mira, duke ju vendosur në një grup rreziku për një plakje të shpejtë. Shkoni tek një dietolog dhe pyesni për një profil antioksidant të testimit të gjakut. Ju do të keni nevojë që të bëni ndryshime në dietën tuaj dhe mënyrën tuaj të jetesës, plus antioksidantë suplementues, për të ngadalësuar proçesin e plakjes.