Probleme me veshkat?! Rekomandimet ushqimore per semundjet e veshkave

Probleme me veshkat?! Rekomandimet ushqimore per semundjet e veshkave

Lista e ushqimeve për veshkat dhe plani ushqimor për sëmundjen e veshkave.

Çfarë diete është më e mira për sëmundjen e veshkave? Sipas Harvard Medical School  kjo diete rekomandohet për personat që e kanë dalluar sëmundjen në faza të vonshme të sëmundjes dhe atyre që janë me sëmundjen kronike të veshkave” Shumë njerëz me këto gjendje të veshkave i nënshtrohen terapisë zëvendësuese të veshkave, të quajtur gjithashtu hemodializë, por gjithashtu kërkojnë ndryshime në dietën e tyre për të shmangur komplikime potencialisht serioze.

Çfarë duhet të konsumoni në një dietë renale?

Dietat renale janë përdorur për shumë vite për të reduktuar ndërlikimet në mesin e njerëzve me sëmundje të veshkave, dieta është kufizuese dhe jo pa kritika.

Ekziston një shqetësim I madh se kryerja e dietave renale kufizojnë marrjen e mikronutrientëve të rëndësishëm (vitamina dhe minerale), polifenoleve dhe fibrave ushqyese, pasi shumë ushqime që duhet të reduktohen / shmangen janë burime të mira të këtyre ushqyesve thelbësorë. Për shembull, një dietë tradicionale renale përfshin shmangien ose kufizimet e grupit ushqimor duke përfshirë frutat, perimet, drithërat, bishtajoret, fasulet dhe arra – por hulumtimet e kohëve të fundit tregojnë se kjo mund të rrisë rrezikun për probleme të tjera shëndetësore të lidhura me konsumimin e përgjithshëm të lëndëve ushqyese.

Disa praktikues tani mendojnë se “dieta e sëmundjes së veshkave” nuk është vetëm tepër restriktive, e vështirë për t’u përshkruar dhe e vështirë për pacientët që ta ndjekin, por edhe kundërproduktive. Prandaj, dietat alternative, të tilla si dieta mesdhetare ose dieta DASH, tani janë rekomanduar si qasje më të mira për menaxhimin e sëmundjes së veshkave.

Çfarë është dietë renale? Kush duhet ta ndjekë?

Për fat të keq nuk ka trajtim / shërim të përhershëm për sëmundjen e veshkave, vetëm strategjitë për të mbajtur dikë me sëmundje të veshkave të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm sa të jetë e mundur. Një nga këto strategji është ndjekja e një diete për sëmundjen e veshkave që kufizon marrjen e disa lëndëve ushqyese, me qëllim që të zvogëlojë sasinë e mbeturinave në gjak. Kjo është për shkak se veshkat janë të nevojshme për të balancuar siç duhet raportet e ujit, kripës dhe mineraleve të tjera (të quajtura elektrolite) në gjak – pra, mosfunksionimi i veshkave mund të çojë në nivele anormale të mineralit.

 

Çfarë do të thotë një dietë renale?

Një dietë renale apo ndryshe nje  plan ushqimor është ajo që kufizon natriumin, kaliumin dhe fosforin, pasi njerëzit me sëmundje të veshkave duhen të monitorojnë se sa nga këto ushqyes të konsumojnë. Këto tri mikroelemente mund të grumbullohen në gjak dhe të kontribuojnë në probleme si presioni i lartë i gjakut , ënjtje dhe mbajtje fluide, aritmi të zemrës , çrregullimet e eshtrave dhe kalcifikimet vaskulare.

 

Bazuar në gjetjet e fundit të hulumtimit, disa ekspertë shqetësohen se dhënia e “dietës tradicionale të veshkave” pacientëve i inkurajon ata të hanë “dietat e tipit perëndimor”, ato janë të larta në mish të kuq, prodhime të paketuara me shumë konservues dhe shtesa, me drithëra të rafinuara dhe sheqerna.

Një qasje më e re që tani është duke u studiuar dhe inkurajuar për pacientët me probleme të veshkave është dieta mesdhetare. Për shembull, – Shoqata Europiane e Dializës dhe Transplantimit tani rekomandon të përdoret një dietë mesdhetare se sa dietën tradicionale të veshkave sepse përfshin më shumë ushqime të dendura me ushqyes, si një variacion më të gjerë me perime dhe legume, dhe është më fleksibël. Disa studime kanë gjetur edhe dobi te dietat me bazë bimore që kufizojnë proteinat dhe natriumin midis njerëzve me sëmundje kronike të veshkave.

 

Shenjat dhe simptomat e sëmundjeve të veshkave

 

Çfarë është sëmundja e veshkave (e quajtur ndryshe edhe mosfunksionim i veshkave), dhe cilat janë disa simptomat që dikush mund ti përjetojnë ato? Sëmundja e veshkave ndodh atëherë kur veshkat ndalin së punuari mirë për të kryer një jetë normale. Kjo gjendje karakterizohet si “humbje e papritur e aftësisë së veshkave për të nxjerrë mbeturinat, për të koncentruar urinën, për të ruajtur elektrolitet dhe për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve”.

 

Dëmtimi i veshkave akute (i quajtur edhe sëmundja e veshkave renale akute) është termi i përdorur zakonisht për të përshkruar pacientët, veshkat e të cilëve papritmas ndalin funksionimin siç duhet normalisht. Sëmundja kronike e veshkave, përshkruan humbjen graduale të funksionit normal të veshkave.

Disa pacientë me probleme të veshkave ose madje edhe me sëmundjen e veshkave nuk do të përjetojnë simptoma të dukshme. Megjithatë, nëse ndodh “mosfunksionimi” i papritur i veshkave, kjo bëhet shpejt një situatë emergjente pasi simptomat priren të përparojnë shpejt.

Simptomat e sëmundjes së veshkave kanë tendencë të përkeqësohen me kalimin e

kohës dhe mund të fillojnë me:

 

Të përziera, dhe humbja e oreksit

Lodhje dhe dobësi

Problemet me gjumin

Ndryshimet në shpejtësinë se sa ju urinoni

Shtrëngimet e muskujve dhe ngërçet

Dhimbje e kokës

Frymëmarrje të shkurtra

Presion I lartë i gjakut (hipertensionit)

 

Simptomat e sëmundjes së veshkave zakonisht përfshijnë:

 

  1. Dhimbje të veshkave, e cila ndjehet si therrje në pjesën e prapme të barkut ( i quajtur ndryshe “dhimbje anësore”)
  2. Prodhimi i urinës është më pak se zakonisht ose nganjëherë aspak. Sidoqoftë, një anë paralajmëruese e sëmundjes së veshkave mund të jetë urinim i shpeshtë, ndonjëherë me gjak ose ndryshime të tjera të ngjyrave.
  3. Mbajtja e ujerave dhe ënjtja për shkak të mosbalancimit të elektroliteve, sidomos në gjymtyrët e poshtme, siç janë këmbët dhe nyjet. Fytyra dhe sytë gjithashtu mund të duken të fryra dhe enjtura.
  4. Mostretje e ushqimit, humbje e oreksit dhe nganjëherë të përziera.
  5. Tensioni i lartë i gjakut.
  6. Ndryshimet në humor, kryesisht për shkak të zhvendosjes së niveleve të elektroliteve dhe dehidrimit.

Këto mund të përfshijnë konfuzion, probleme me gjumin, ankth, lodhje, probleme përqendrimi, dobësi dhe jo qartësi e të menduarit mirë.

 

Çfarë e rrit rrezikun e dikujt për sëmundjen e veshkave?

 

. Duke pasur një histori të diabetit, anemisë, presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës.

. Konsumimi i një diete jo të shëndetshme.

. Duke qenë shumë mbipeshë ose i shëndoshë.

. Nëse je një i rritur e i moshuar.

. Kur personi ka pasur një histori të sëmundjes së prostatës (një prostatë e zgjeruar), dëmtim të mëlçisë ose sëmundje të mëlçisë.

. Përjetimi i traumës ose sëmundja e veshkave që ju ka shkaktuar humbje të papritur të gjakut.

. Funksioni i ulët i imunitetit për shkak të një sëmundjeje tjetër.

. Duke u trajtuar në një spital ose në njësi të kujdesit intensiv, të tilla si operacionet

. Në raste të rralla, sëmundjet e veshkave mund të shkaktohen nga një infeksion i veshkave, ose filonefritis, një lloj infeksioni i traktit urinar që mund të shkaktohet nga bakteret ose një bakter virus. Shpesh fillon në uretër ose fshikëz dhe pastaj udhëton në  veshkë. Nëse zhvillohet një infeksion i veshkave, simptomat mund të përfshijnë: ethe, dhimbje prapa dhe anësore të kurrizit, urinim të shpeshtë, të përziera dhe gjak në urinë.

 

Statistikat / Fakte mbi dëmtimin dhe sëmundjet e veshkave

 

Rreth 13 për qind e popullsisë së rritur ne bote ka një lloj sëmundjeje të veshkave dhe ky numër pritet të rritet me rritjen e popullsisë së moshuar. Sëmundja kronike e veshkave është një faktor kryesor i rrezikut për mosfunksionimin e veshkave. Ekspertët raportojnë se janë pesë komplikime primare të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave: anemia, hiperlipidemia, ushqyerja e dobët, faktorët e rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare dhe osteodistrofi (rritja jonormale e masës kockore e lidhur me raportin e kalciumit dhe fosforit). Dializa është një opsion trajtimi për ata që nuk I funksiojnë veshkat e cila është e nevojshme kur pacienti ka vetëm 10 për qind deri në 15 për qind të funksionit normal të veshkave të mbetur.   Ne Shqiperi 14% e popullsisë është e prekur nga sëmundjet e veshkave. Mjekët specialistë thonë se statistikat janë rritur në mënyrë të frikshme dhe një veshkë e dëmtuar do të thotë jetesë me dializë deri në transplant. Drejtuesi i shoqatës së Nefrologjisë, prof. dr. Myftar Barbullushi thote se 10-14% raportohet sot incidenca apo frekuenca  apo shpeshtësia e sëmundjes kronike të veshkave. Një veshkë që neglizhohet apo një sëmundja që nuk kurohet do të thotë dializë deri transplant. 4 vjet nga 100 pacientë që kishim me dializë, ne sot kemi 1430 pacientë me hemodializë, kemi 350 pacientë të transplantuar dhe ritmi i rritjes po shkon 10% çdo vit, çka do të thotë që jo vetëm për të sëmurët, jo vetëm për ne të sëmurët është sfidë, natyrisht edhe për qeverinë apo për xhepat e qytetarëve është një sfidë e jashtëzakonshme. Shumë pacientë me dializë kanë kufizime ushqimore që lidhen me probleme të tjera shëndetësore, të tilla si diabeti ose anemia.

Sëmundja akute e veshkave është një sëmundje serioze, studimet  tregojnë se shansi i vdekshmërisë është midis 50 dhe 80 për qind.

Gurët e veshkave janë një problem i madh shëndetësor. Është vlerësuar se një në 10 vetë do të ishin me gur në veshka, në një pikë të jetës së tyre. Simptomat e gurit të veshkave përfshijnë dhimbje në pjesën e pasme ose anësore të trupit, të përziera, ethe, gjak në urinë dhe / ose urinim të shpeshtë dhe djersitje. Shkaqet kryesore të gurëve të veshkave janë: dieta e varfër (sidomos ajo që është e lartë në oksalate), duke marrë shtesa sintetike të kalciumit, faktorë gjenetikë, alergji ose intolerancat ushqimore, raporti jo i drejtë i elektroliteve, obeziteti dhe ilaçet ose përdorimi i drogerave.

Ushqimet që duhen konsumuar per sëmundjen e veshkave dhe ato që duhen shmangur.

 

Nëse keni ndërmend të ndiqni një plan ushqimor të shëndetshëm për veshkat, hapi i parë që duhet të bëni është që të mbani kuzhinën tuaj me ushqimet e duhura. Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet që kanë me shumë natrium, kalium dhe fosfor në dietën tuaj.

Në vitet e fundit, këshilla rreth dietës më të mirë për njerëzit me sëmundje të veshkave ka ndryshuar. Një studim i vitit 2017 i botuar në Journal Clinical of the American Society of Nephrology, konstaton se “modelet e shëndetshme të dietës”, në krahasim me një dietë tradicionale renale, janë shoqëruar me vdekshmëri më të ulët tek njerëzit me sëmundje të veshkave. Modelet e shëndetshme të ngrënies i referoheshin dietave që përfshinin fruta dhe perime, peshk, bishtajore, drithëra dhe ushqime me fibra të lartë, duke kufizuar gjithashtu marrjen e mishit të kuq, sodit dhe sheqerit të rafinuar.

Bazuar në hulumtimet e fundit, këtu janë ushqimet e një diete për sëmundjen e veshkave për tu ngrënë:  shumëllojshmëri  perimesh, duke përfshirë zarzavatet me gjethe, perimeve të papërpunuara dhe të gatuara. Panxhari / lëng panxhari, spinaq, domate, patate të purpurta, alga deti dhe selino janë disa nga zgjedhjet më të mira. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se në varësi të gjendjes tuaj, mjeku juaj mund të këshillojë që të shmangni frutat dhe frutat që janë shumë të larta në kalium (për shembull, avokado, pjepër, mjalti, banane, portokall, lëngje frutash, domate, fasule etj ). Një shumëllojshmëri e frutave, sidomos ato të larta në antioksidantë si qershia e zezë dhe boronica. Këto “superfruta” të errëta janë të pasura me ushqyes dhe mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të veshkave. Pirja e koncentrimit të lëngut të boronicës, i lëngut të limonit janë gjithashtu të dobishme për efektet e tyre të pastrimit.

 

. Drithëra të plota 100% , mund të kontribuojnë me shumë minerale në dietën tuaj.

. Qumështi organik dhe produktet e qumështit, përfshirë kos, kefir, djathrat,

. Mish cilësor, peshk, pluhuri i proteinave, si p.sh. pluhuri i kolagjenit ose pluhuri proteinik i bërë nga supë e kockave, janë gjithashtu opsione të mira.

. Vezët

. Arrat, farat dhe bishtajore (4-5 porcione në javë)

. Yndyrna dhe vajrat e shëndetshme, duke përfshirë vajin e kokosit, vajin e ullirit, dhe gjalpin bio

. Ushqime që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, duke përfshirë: lëngun e shegës, zarzavate, koriandër, lëng panxhari, çokollatë e errët, farë liri, vaj susam dhe çaj

. Erëza të freskëta dhe erëzat si: rigon, shafran i Indisë, xhenxhefil, kanellë, majdanoz,  etj. Gjithashtu sigurohuni që të pini ujë të mjaftueshëm dhe lëngje hidratuese, duke përfshirë çajra, ujin e gazuar ose ujin me fruta.

 

Ushqimet që duhen shmangur:

 

. Të gjithë llojet e kriperave

. Mishrat e përpunuara si: proshutë, sallam, hot dog, sallamrat e stazhionuar, mish i ngrirë ose i paketuar janë të  larta në natrium, filetot e pulave, mish derri, biftekët dhe qoftet.

. Suprat të konservuara dhe ushqimet e ngrira, të cilat kanë nivele të larta të natriumit.

. Orizi I gatshëm i paketuar

. Vajerat e rafinuara, si I lulediellit, I sojës.

. Birrat dhe pijet me gaz

.  Kaliumi gjendet kryesisht në fruta, perime, në produktet e qumështit dhe mishit. Është mirë që të diskutoni me mjekun tuaj nëse ende mund të konsumoni ushqime të pasura me kalium, duke përfshirë: luledielli, banane, portokall, lëngje frutash, domate, fasule, kungull, kungull dimëror, patate, drithëra, krunde dhe zarzavate si kale, spinaq, dhe sallata zvicerane. Këto janë ushqime shumë të shëndetshme normalisht, kështu që nëse është e mundur, ju  të mbani ato në dietën tuaj.

 

A mund të hani patate në dietën renale?

Patatet dhe patatet e ëmbla përmbajnë një sasi të mirë të kaliumit, por zakonisht mund të hahet në sasi, sidomos nëse qërohet lëkura dhe i gatuani mirë. Shmangni ushqime të caktuara që janë të larta në acid oksalik (spinaqi, raven, domate, patëllxhan, panxhar, selino, kungull, verë, patate të ëmbla, kikirikë, bajame, boronica, manaferra, luleshtrydhe, majdanoz dhe kakao). Për të shmangur konsumimin e shumtë të fosforit dhe kaliumit, kufizoni marrjen e qumështit dhe produkteve të qumështit në një filxhan në ditë. Për të shmangur marrjen e shumtë të fosforit, kufizoni fasulet e thata, zarzavatet, brokoli, kërpudhat dhe lakrat e Brukselit në një filxhan në ditë. Ushqimet e larta të fosforit që duhet të konsumoni në sasi të vogla përfshijnë vetëm:  fasule të thata, të zeza, të bardha, të kuqe, shumica e drithërave, çokollatë, perime dhe fruta të thata.

Përdorni, krunde, bollgur ose granola çdo ditë, jo më shumë se një filxhan në ditë sepse kanë tendencë të fortifikohen.

Tre janë barërat që mund të kemi përfitime për veshkat: hithra, burdock dhe rehmania.

. Hithra është me të vërtetë e lartë në vitaminë C dhe mund të ndihmojë në shkarkimin e lëngjeve përmes veshkave.

. Çaji i burdokut vepron si një diuretik dhe stimulon veshkat që të heqin qafe lëngun e tepërt, kryesisht ujin dhe natriumin.

. Rehmannia është një çaj tradicional kinez  që besohet të ndihmojë pastrimin e veshkave. Megjithatë, nëse keni sëmundje kronike të veshkave ose probleme serioze me mbajtjen e lëngjeve, duhet të pyesni mjekun tuaj për të provuar këto shtesa para se të filloni t’i përdorni ato.

 

Plani i Ushqimit renal, udhëzimet e të ngrënit.

 

Kufizoni ose monitoroni futjen tuaj të ushqimeve me natrium, kalium dhe fosfor. Mundohuni të gatuani në shtëpi më shumë dhe të mos shijoni ushqime të papërshtatshme kur hani, të cilat zakonisht janë të larta në natrium / kripë.

. Mos përdorni kripë kur gatuani ushqimet. Shmangni ushqimet e larta në natrium ( ushqime të paketuara) duke lexuar me kujdes etiketat. Shmang çdo ushqim që ka më shumë se 300 miligramë natriumi për racion.

. Për të ndihmuar në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak, hani “ushqime të balancuara” që përfshijnë një burim proteinash, yndyrë të shëndoshë dhe karbohidrate komplekse.

 

. Për të shmangur marrjen e shumtë të mineraleve, hani një shumëllojshmëri të gjerë të frutave dhe perimeve.

Kjo ju jep juve ushqyes pa mbingarkuar sasinë e kaliumit që ju konsumoni.

Për të shijuar më mirë ushqimet pa shtuar kripë, shtoni barëra dhe erëza – si piper i zi, piper I kuq , qimnon, pluhur djegës, hudhër dhe qepë, rigon, spec djegës, majdanoz të freskët, borzilok të freskët, qepë të njoma, limon të freskët, lime, dhe rozmarinë.

Përdorni qumësht jo më shumë me 1 filxhan në ditë, ose 1 filxhan kosi ose 1 fetë djathë.

Përdorni ushqime të papërpunuara, sesa ushqimet e paketuara sepse zakonisht përmbajnë shtesa fosfati. Tregoni mjekut tuaj nëse keni nevojë për të kufizuar marrjen e proteinave, pasi kjo varet specifikisht nga pacienti. Në fazat e hershme të sëmundjes kronike të veshkave, mund t’ju duhet të kufizoni sasinë e proteinave që hani. Nëse keni nevojë të filloni trajtimet e dializës, ju mund të hani më shumë proteina se më parë.

Gjithashtu duhet të flisni me mjekun tuaj se sa lëngje duhet të konsumoni, pasi  disa pacientë duhet të ulin futjen e lëngjeve dhe disa të tjerë të kenë nevojën për ta rritur atë.

 

Ja një shembull i një menuje të dietës renale:

Mëngjesi: krepa të pëgatitur me miell integral, të shoqëruar me ¼ filxhan arra dhe 1 filxhan fruta, plus një filxhan qumështi apo kos pa yndyrë; 2 vezë me zarzavate të gatuara dhe 1 fetë bukë ose 1 një smothie e  bërë me proteina kolagjene, manaferra, spinaq dhe kos, ose me  qumësht një filxhan , ½ filxhan boronica, 2 lugë bajame të grira , ¼ filxhan tërshërë.

Dreka: Sallatë, peshk ose pulë të spërkatur me vaj ulliri dhe uthull; ose peshk ton ose salmon, sallatë me patate të ëmbël dhe perime.

Darka: Peshk, sallat pule me perime të gatuara dhe 1/2 filxhan oriz ose quinoa; supë e bërë me mish dhe perime dhe një sallatë. Ndërmjet vakteve: fruta, kos, një grusht arra, smothie me proteina ose kos.

 

Receta për dietën renale

 

Masat paraprake

Mos harroni se një numër faktorësh ndikojnë në dietën e veshkave duke përfshirë: fazën e sëmundjes së tyre renale, llojin e trajtimit që ata bëjnë, dhe prania e kushteve të tjera mjekësore.

Edhe pse një dietë e shëndetshme që është e ngjashme me dietën DASH ose dietën e Mesdheut ka qenë i ngadalshëm progresi i sëmundjeve të veshkave dhe sëmundjeve të tjera si sëmundja e zemrës, disa pacientë do të duhet të ndjekin një dietë të veçantë që është më kufizuese. Për të qenë i sigurt, gjithmonë bisedoni me mjekun tuaj përpara se të ndryshoni dietën tuaj, veçanërisht nëse keni sëmundje kronike të veshkave.

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!