Probiotikët i bëjnë vaksinat më efektive (madje mundet edhe t’i zvëndësojnë ato)

Probiotikët i bëjnë vaksinat më efektive (madje mundet edhe t’i zvëndësojnë ato)

Sic shumë prej nesh e dinë, probiotikët janë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin e zorrëve. Shumë studime shkencore tregojnë që të merrni suplemente probiotike ose të konsumoni ushqime të fermentuara mund të cojë në tretje më të mirë, në eliminim më të shëndetshëm dhe një sistem më të fortë imunitar. Këto benefite janë esenciale për trupin dhe funksionet e tij. Sistemi juaj imunitar është një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëqënien tuaj. Rreth 70% e qelizave të sistemit tuaj imunitar jetojnë në indet limfatike të zorrëve.

Probiotikët janë mënyra më e mirë për të mbajtur këto qeliza në gjendje optimale. Por ajo që është më e pabesueshme është: që probiotikët mund të jenë vaksinat më të reja. Shkencëtarët kanë zbuluar që disa probiotikë mund të ndikojnë në mënyrë pozitive në përgjigjen imune të pacientëve që marrin vaksina. Madje në një të ardhme të afërt: mund të ekzistojë mundësia e modifikimit gjenetik të probiotikëve që ata të mund të zvëndësojnë vaksinat e rregullta.

Cfarë janë probiotikët?

Probiotikët janë bakterie-por janë “të mira” dhe “miqësore e na nevojiten për të mbijetuar. Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla që na sigurojnë një sërë benefitesh shëndetësore. Ato mund të merren si suplement ose të konsumohen në ushqime të caktuara si kosi. Ju duhen probiotikë që të mbani zorrët në balancë. Zorrët tuaja përmbajnë rreth 100 trilionë organizma, duke përfshirë bakteriet, majatë, viruset madje dhe parazitet.

 

Vendodhja e këtyre organizmave në traktin gastrointestinal varet nga numri, lloji dhe funksionet. Kur zorrët tuaja janë “në balancë”, shumica e bakterieve janë të mira, duke promovuar shëndet dhe trupi si rezultat funksionon në mënyrë eficiente. Bakteriet e zorrës fillojnë të akumulohen dhe kompozimi i tyre ndryshon përgjatë viteve. Sasia dhe cilësi e bakterieve të zorrës varet nga dieta juaj por edhe nga faktorë të tjerë si stili i jetesës, gjenetika, mjedisi, gjendjet shëndetësore dhe madje edhe lëvizjet.

Bakteriet tuaja kontribuojnë në aftësinë e trupit që ju të jeni mirë.

Disa nga funksionet më të mëdha të bakterieve probiotike janë:

-Tretja dhe fermentimi i ushqimeve

-Prodhimi i lëndëve ushqyese vitale si vitaminat, mineralet dhe acidet yndyrore esenciale

-Ju mbron kundrejt patogjenevë të dëmshëm

-Filtrojnë toksinat

 

Probiotikët dhe imuniteti përshtatës

Tashmë dihet që mikrobiota intestinale luan një rol të madh në aktivizimin e rrugëve në sistemin imunitar. Këto rrugë janë të përfshira në kontrollimin e sistemit përshtatës në zorrë. Në fakt mendohet se përmirësimi i mikrobiotës së zorrëve mund të jetë celësi për të ndërtuar rezistencën ndaj sëmundjeve. Kjo hipotezë erdhi si pasojë e performancës së dobët të vaksinave orale në shtetet e zhvilluara, ku fëmijët në fakt kishin një mikrobiotë të dobët. Pasi u trajtuan me mjekime antiparazitike, fëmijët treguan një përgjigje më të mirë imunitare. Kjo tregon rëndësinë e një mikrobiome të shëndetshme intestinale.

 

Cfarë është një vaksinë?

Janë disa ndryshime ndërmjet vaksinave, vaksinimit dhe imunizatimit

Vaksina: Një substancë që shkakton që trupi të prodhojë imunitet nga një sëmundje. Një vaksinë zakonisht bëhet nëpërmjet injeksioneve ose nga goja.

Vaksinimi: Një injeksion që shkakton që trupi të prodhojë imunitet kundrejt organizmave.

Imunizatimi: Një proçes kur një person ose kafshë fillon të ketë mbrojtje nga një sëmundje. Kjo mund të jetë për shkak të vaksinës, por disa sëmundje mund të rezultojnë në imunizatim pasi një person merr veten nga një sëmundje.

Probiotikët vs vaksinat

Një revistë e publikuar në 2018 ekzaminoi 26 studime të cilat studiuan përdorimin e probiotikëve krahas vaksinave. Këto studime kanë studiuar efikasitetin e 40 probiotikëve të ndryshëm të përdorur krahas 17 vaksinave të ndryshme. Rreth gjysma e këtyre studimeve raportuan që probiotikët përmirësonin efektivitetin e vaksinave. Efekti ishte shumë i fortë për vaksinat orale. Efikasiteti varionte gjerësisht në vijat e probiotikëve, dozën, puritetin dhe kohën e suplementimit. Gjëja fantastike te probiotikët ishte që ata janë relativisht të lirë. Por më shumë kërkime nevojiten për të përcaktuar cilat janë më të mira për sëmundjet.

E ardhmja është akoma dhe më shumë emocionuese. Studiuesit kinezë kanë arritur të të modifikojnë një probiotik ta përdorin si vaksinë. Kjo u arrit duke shtuar pjesë të “Helicobacter pylori”, një patogjen gastrointestinal, ndaj bakteries probiotike “Lactobacillus acidophilus”. Ata i dhanë minjve këto bakterie të alternuara, dhe panë rezultate pozitive. Minjtë e vaksinuar treguan nivele të larta nivele të larta antitrupash kundrejt vijave specifike te bakteries “H. pylori”, duke sugjeruar që trupat e tyre kishin zhvilluar një rezistencë ndaj saj. Studiuesit dolën në përfundimin se “L. acidophilus” është një vaksinë antigjen tepër premtuese- dhe shumë eficient në kosto.

Studimet gjithashtu kanë hedhur një sy në përdorimin e probiotikëve për HIV dhe gjendje të tjera. Bakteriet e alternuara si ato që diskutuam më sipër, nuk janë akoma të disponueshme për konsumatorët. Megjithatë, bakteriet probiotike që mund t’i gjeni në dyqanet që kanë suplemente shëndetësore ofrojnë pakëz mbrojtje nga sëmundjet. LACTOBACILLUS ACIDOPHILUS Një nga vijat më të njohura të probiotikëve është “Lactobacillus acidophilus”. Kjo bakterie e fuqishme jeton në trupin e njeriut, kryesisht në zorrë. Punon për të na mbrojtur nga bakteriet patogjenike që mund të hyjnë në trup nëpërmjet ushqimeve që ne hamë ose ajrit që ne thithim.

Gjithashtu është i pranishëm në produktet e qumështit të fermentuar si kosi. Studimet kanë sugjeruar që “L. acidophilus” është një nga bakteriet më të rëndësishme të përfshira në aktivizimin e sistemit imunitar. Mesa duket “L. acidophilus” jo vetëm që modulon përgjigjen e sistemit imunitar, por gjithashtu inkurajon një rezistencë natyrale kundrejt sëmundjeve të caktuara. Kjo u testua në një studim të vitit 2008, në të cilën derrat u infektuan nga një patogjen viral.

Disa nga derra u trajtuan me “L. acidophilus”. Derrat që morën “the L. acidophilus” treguan një përgjigje imunitare të përmirësuar dhe ishin të mbrojtur nga patogjenët viralë. Një tjetër studim i rëndësishëm zbuloi që të rriturit që trajtoheshin me 7 vija të ndryshme të probiotikëve ishin të aftë të prodhonin më shumë përgjigje eficiente imunitare. Të rriturve iu dhanë probiotikë ose placebo, më pas vaksinë orale.

Ata që morën “Bifidobacterium lactis” dhe “L. acidophilus” treguan një rritje të konsiderueshme në qelizat imune krahasuar me grupin e kontrollit, duke rritur mbrojtjen e sistemit të trupit kundrejt kolerës.

Përgjigja imune ishte gjithashtu e shpejtë. LACTOBACILLUS CASEI Gjithashtu gjendet edhe “Lactobacillus casei”, e cila ndikon në sistemin imunitar duke rritur mbrojtjen nga rota-virusi. Të porsalindurit e moshës 2-5 muajshe u trajtuan me L.casei ose placebo pasi morën vaksinimin rotavirus të zakonshëm. Ata që morën trajtim probiotikësh treguan një nivel më të lartë të llojit të rruazave të bardha që janë të nevojshme për të luftuar rotavirusin.

Kjo tregoi që L.Casei kishte një efekt imuno-stimulues në vaksinën rotavirus, duke e bërë më të fuqishme. Studiuesit sugjeruan që probiotikët kanë potencialin për të ndikuar te vaksinat, dhe duhet të studiohen më tej. E ardhmja e probiotikëve si vaksina Probiotikët përmirësojnë jetën tonë të përditshme , nga tretja dhe eliminimi deri te absorbimi i lëndëve ushqyese si dhe prodhimi i energjisë.

Potenciali i tyre për të na mbrojtur nga sëmundjet serioze është gjithashtu një shembull tjetër i benefiteve të tyre shëndetësore. Në ditët e sotme, më shumë studime nevojiten për të përcaktuar në efikasitetin e probiotikëve si vaksina. Të përdorni bakteriet probiotike në rritjen e efikasitetit të vaksinave orale, gjithashtu është demostruar, dhe është mjaft premtuese për të ardhmen. Shkencëtarët tashmë po eksplorojnë mënyra në të cilat probiotikë të ndryshëm mund të përmirësojnë imunitetin pa pasur nevojë për vaksinat orale.

Probiotikët si vaksina mund të provojnë që mund të jenë jo vetëm një masë efektive për parandalimin e sëmundjeve, por gjithashtu më efektive në kosto dhe për t’u menaxhuar. Probiotikët formojnë një pjesë të rëndësishme të planit të trajtimit për Candidën. Qëllimi i këtij plani është të përmirësojë shëndetin tuaj të zorrëve, të luftojë candidan dhe të rrisë nivelet e energjisë. Probiotikët, si nga ushqimet dhe nga suplementet, janë një pjesë vitale e programit.

error: Nuk lejohet kopjimi!