Presioni i lartë i gjakut dhe dieta

Presioni i lartë i gjakut dhe dieta

Po kërkoni disa receta smoothie-sh të shijshme për t’ju ndihmuar në lehtësimin e presionit të lartë të gjakut? Duke kombinuar një shumëllojshmëri frutash, perimesh, barnash dhe erëzash që nëna natyrë ju ofron, ju mund të përdorni receta të ndryshme smoothie-sh. Jo vetëm që do të ulin presionin e gjakut por dhe do të ndihmojnë shëndetin tuaj në përgjithësi.

Cfarë është hipertensioni?

Presioni i lartë i gjakut konsiderohet si një sëmundje kronike. Kjo do të thotë që mund të trajtohet, por jo të kurohet. Nëse keni presion të lartë të gjakut dhe nëse përdorni mjekime ose ndryshime në stilin e jetesës ose të dyja, duhet ta mbani nën kontroll. Presioni i gjakut është një masë force me të cilën gjaku juaj shtyn drejt mureve qelizorë. Kemi dy lloje masash: Presioni sistolik, mat presionin e gjakut në enët e gjakut kur zemra po rreh. Presioni diastolik, mat presionin ndërmjet rrahjeve të zemrës. Presioni normal i gjakut është 120/80; 120 për presionin sistolik dhe 80 për diastolikun. Eshtë gjithashtu normale që presioni i gjakut të jetë me i ulët se kaq diku te 90/60. Vlerat ndërmjet 120 dhe 139 mbi 80-89 konsiderohen si vlera që tregojnë hypertension. Nga 140-159 mbi 90-99 është faza e parë e hipertensionit, dhe 160/100 ose më e lartë është faza e dytë e hipertensionit. Cdo gjë më sipër është e rrezikshme dhe kërkon kujdes emergjent. Por prsh nëse keni pasur një ngatërresë në punë ose një provim të rëndësishëm, presioni juaj i gjakut mund të rritet me stresin. Megjithatë nëse nivelet e presionit të gjakut janë të larta, mund të keni hipertension. -Pasojat e presionit të lartë të gjakut Në këto raste, “krizat” te presioni i gjakut nuk janë dicka për t’u shqetësuar, por nëse diagnostikoheni me hipertension, mund të vuani nga komplikime serioze. Shumë njerëz nuk përjetojnë simptoma të presionit të lartë gjakut, prandaj është e rëndësishme ta masni rregullisht. Hipertensioni i patrajtuar mund të cojë në probleme të konsiderueshme shëndetësore. Kjo përfshin atak, goditje, dëmtim të veshkës, dëmtim të shikimit, humbje kujtese, dhe sindromë metabolike që mund të cojë në diabet. -Shkaqet dhe trajtimet tradicionale Për shumë njerëz me presion të lartë gjaku kronik, nuk ka asnjë shkak që mund të etiketohet. Thjesht rritet përgjatë viteve. Kur kjo ndodh, doktori fillimisht e quan hipertension. Së dyti hipertensioni është presioni i lartë i gjakut dhe shkaktohet nga një gjendje e fshehur si problemet e tiroides, e gjumit, kancerit adrenale, dëmtimit të veshkave, dhe abuzimi me drogën dhe alkoolin. Shumë doktorë u rekomandojnë pacientëve me hipertension që të fillojnë me ndryshimet e stilit të jetesës. Një dietë më e mirë, ushtrime, limitimi i alkoolit, humbja e peshës, dhe heqja dorë nga duhani mund të sjellin shumë benefite. Për disa njerëz, nuk është e mjaftueshme prandaj merren disa mjekime shtesë. Disa mjekime hipertensioni janë diuretikë, të cilët eliminojnë lëngjet nga trupi juaj. Trajtimet me mjekime nuk janë gjithmonë ideale. Ato mund të shkaktojnë efekte të ndryshme anësore si shqetësime gastrointestinale, dhimbje koke, pucrra, lodhje, nervozizëm, marrje mendsh, kollë dhe përzierje. Gjithashtu mund të bëheni të varur nga këto mjekime në vend se të bëni disa ndryshime të rëndësishme në stilin tuaj të jetesës që mund të ulin presionin e gjakut në mënyrë natyrale.

-Hipertensioni dhe dieta

Dieta ka një impakt të rëndësishëm në presionin e gjakut. Të qenit mbi-peshë ose obezë është një faktor rrisku për hipertensionin, kështu që mund të merrni në konsideratë konsumimin e një diete që ju ndihmon të humbni peshë ose të mbani një peshë të qëndrueshme. Shumë organizata shëndetësore promovojnë dietën DASH për njerëzit që synojnë të ulin presionin e lartë të gjakut.

Dieta është e thjeshtë dhe përfshin fokusimin në konsumimin e perimeve, drithërave të plota, ushqimeve të pasura në fibra dhe proteina të buta si peshku, pula dhe fasulet.

Gjithashtu përfshin yndyrna të shëndetshme si omega-3, dhe produkte bulmeti me yndyrë të ulët.

Dieta rekomandon limitimin e yndyrnave të ngopura dhe trans, sheqernat e shtuara dhe kripës, duke rritur sasinë e marrjes së kalciumit, magnezit dhe kaliumit.

 

-Ushqime për presionin e lartë të gjakut

Janë disa përbërës të caktuar që kanë një efekt pozitiv në presionin e gjakut, por ju lutem kini parasysh që duhet të ndiqni këshillën e doktorit nëse jeni në një fazë të rëndë. Në varësi të situatës suaj, dieta mund të mos jetë një zvëndësim adekuat për mjekime.

 

-Perime jeshile: Perime si spinaqi, kale, lakra dhe të tjera, sigurojnë një raport të mirë të kaliumit dhe kripës. -Boronicat, mjedrat, manaferrat dhe luleshtrydhet janë përbërës me shije të shkëlqyer për smoothie dhe sipas një studimi, antocianinet janë përbërje që mund t’ju mbrojnë kundrejt presionit të lartë të gjakut.

-Një studim zbuloi që pjesëmarrësit që konsumonin lëng rrepe kishin një presion më të ulët të gjakut, rezultat ky brenda 24 orësh. Rrepat kanë ëmbëlsi natyrale që kombinohet më së miri në recetat e smoothies.

Cokollata e zezë: Përbërjet natyrale të gjendura në cokollatë mund të reduktojnë presionin e gjakut. Zgjidhni kakao të papërpunuara për smoothie-n tuaj me cokollatë.

-Fasule të bardha: Këto fasule janë të pasura në kalcium, magnez dhe kalium si dhe kanë sasi të ulëta të kripës. Fasulet e bardha gjithashtu shtojnë proteina dhe fibra në recetë.

-Nuk mund të mungonte dhe banania. Sic e dimë banania është e pasur në kalium. Një recetë smoothie për presionin e lartë të gjakut:

Smoothie i shëndetshëm për zemrën

Përbërësit:

-1 kupë qumësht i papërpunuar sipas zgjedhjes suaj

-1 banane e ngrirë -1 kupë me perime me gjethe jeshile si (spinaq, kale, arugula)

-1/4 e kupës borzilok të freskët

-1/4 e kupës rrepa të prera në copa

-1/2 e kupës manaferra (të freskëta ose të ngrira)

-Mjaltë për shije

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini derisa të marrin trajtën e duhur. Ju bëftë mirë!

error: Nuk lejohet kopjimi!