Kur bëhet fjalë për qëndrimin korrekt mamaja juaj ka pasur të drejtë .Këshilla që ajo ju jepte gjithmonë duke ju kujtuar të rrini drejt dhe të mos kërruseni janë me kuptim.
Shpina juaj është e shëndetshme dhe e fortë kur ju përdorni ushtrime për posturën korrekte. Por kur ju kërruseni muskujt dhe ligamentet luftojnë për tju mbajtur ju të balancuar gjë që çon në dhimbje të shpinës,dhimbje koke dhe probleme të tjera.
Një shpinë e shëndetëshme ka tre kurba:
-Nje kurbë e lakuar përpara në pjesën e qafës (kurba cervikale)
-Nje kurbë e lakuar prapa në pjesën e shpinës torakal (kurba torakale)
-Nje kurbë e lakuar në pjesën e poshtme të shpinës (kurba lumbare)
Një posturë korrekte mbron këto tre kurba, ndërkohë që postura e gabuar bën të kundërtën duke vënë në stres muskujt dhe shkakton dhimbje.
Kur qëndroni drejt kini parasysh këto këshilla:
– Mbajini shpatullat mbrapa dhe të relaksuara
– Mbajini këmbët larg njera-tjetrës në nivel të legenit
– Balanconi peshën e trupit barabart në të dyja këmbët
– Lërini duart të varen natyralisht në anën tuaj.
Përpiquni të mos e anoni kokën përpara, pas apo anash dhe sigurohuni që gjunjtë janë të relaksuar.
Kur jeni ulur kini parasysh këto këshilla:
– Zgjidhni një karrige që ju lejon të mbështesni të dyja këmbët ne dysheme nderkohe qe i mbani gjunjtë në nivel me bacinin (legenin). Nëse është e nevojshme mbeshtetini këmbët në një stol për të majtur këtë pozicion.
– Qëndroni duke u mbështetur në karrige. Nëse karrigia nuk ju mbështet në kurbën e fundshpinës (lumbare), vendosni një jastëk të vogël në atë pjesë.
– Mbani pjesën e sipërme të shpinës dhe qafën drejt.
– Mbajini shpatullat të relaksuara të ngritura, të ngrira apo shumë të tërhequra pas.
Për të parë nëse po i mbani shpatullat drejt, qëndroni para nje pasqyre dhe i kerkoni dikujt te vleresoje pozicionin e shpatullave tuaja.
Edhe pse postura korrekte duhet te jete natyrale,ju mund te ndjeni ngurtesim apo veshtiresi ne fillim nese keni harruar qendrimin korrekt drejt dhe ulur.Celsi eshte te vazhdoni te praktikoni posturen korrekte,te beni ushtrime perforcimi muskular dhe strechingu.Ju mund te beni permiresime ne cdo moshe,mjafton qe me perpara te konsultoheni me fisioterapistin tuaj,i cili do tju beje nje program ushtrimesh te duhura ose do ju sugjeroje korrigjuset e duhur per ju.