Plani ushqimor 3-ditor që mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni pas një fundjave të lodhshme

Plani ushqimor 3-ditor që mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni pas një fundjave të lodhshme

Të gjithë i kemi ato netë ku e teprojmë paksa me pijen ose me ushqimin në veçanti. Por shihni çfarë ndodh. Në fakt nuk duhet të biem pre e këtyre tundimeve, megjithëse një fundjavë “jashtë rregullave” nuk përbën ndonjë ndryshim të madh në trupin tuaj.

Por megjithatë janë disa hapa që mund të ndiqni për t’iu rikthyer sërish normalitetit. Fillimisht duhet të dini që pjata duhet të përmbajë një larmishmëri lëndësh ushqyese. Duhet të konsumoni perime në çdo vakt, madje edhe në mëngjes.

Përfshini disa ushqime të fermentuara për të mbështetur shëndetin e zorrëve dhe tretjen. Shumë ushqime, sheqeri apo alkooli mund të kenë efekte të dëmshme në bakterien e zorrëve. Gjithashtu duhet të reduktoni sheqerin.

Nëse keni dëshirë të hani një ëmbëlsirë, më mirë konsumoni një frut të plotë në moderim. Gjithashtu pini shumë ujë-synoni për 2-3 litra në ditë dhe provoni të reduktoni marrjen e kafeinës. Mund të pini pak kafe ose pak çaj bimor qoftë edhe për disa ditë. Plus që mund edhe të ecni pak më shumë se zakonisht.

Ky plan 3-ditor përfshin këto udhëzime dhe do t’ju ndihmojë të rikuperoheni pas një fundjave të lodhshme.

Dita 1

Mëngjesi: Vezë me perime, kërpudha dhe domate të pjekur në zgarë.

Dreka: Sallatë pule me zarzavate jeshile dhe makarona

Darka: Karkaleca të gatuara me lëng kokosi, me spec djegës, shafran, fara mustarde dhe me pak koriandër. Shërbejeni me pak oriz lulelakër.

Dita e 2

Mëngjesi: Smothie jeshile i përgatitur me ujë kokosi, spinaq, avokado, qumësht bajameje, banane, boronica dhe pluhur proteinike.

Dreka: Sallatë me peshk ton , lakër lejla, xhinxher, avokado, kastravec, karrota, edamame dhe koriandër.

Darka: Patate të ëmbël me pak kungull, vezë dhe erëza. Shërbejeni me quinoa dhe perime të skuqura.

Dita e 3

Mëngjesi: Salmon i tymosur i përgatitur me perime të skuqura ose zarzavate jeshile dhe avokado të shtypur.

Dreka: Patate e ëmbël, brokoli dhe supë me xhinxher

Darka: Salmon me makarona e kungull

Vakte të ndërmjetme:
Arra, lëng kockash, fruta të freskëta etj.

Receta:
Karkaleca me lëng kokosi

Përbërësit:

-1 lugë gjelle vaj kokosi
-1 qepë të kuqe-të prerë hollë
-4 thelpinj hudhër
-1 spec i kuq-i prerë në copa
-1 lugë çaji fara mustarde
-1 lugë çaji shafran
-450 ml krem kokosi
-100 ml lëng perimesh
-1 lugë gjelle salcë peshku
-12 karkaleca
-1/2 e tufës koriandër-e prerë hollë

Udhëzimet

-Ngrohni vajin e kokosit në një tigan në një nxehtësi mesatare. Shtoni qepën, hudhrën dhe specin djegës e gatuajeni për 2-3 minuta. Shtoni fara mustarde dhe shafrani e gatuajeni për 2-3 minuta të tjera.

-Shtojeni në kremin e kokosit. Shtoni ujë ose lëngun e perimeve.

-Shtoni lëng salce dhe lëreni të ziejë për 5 minuta përpara se të shtoni karkalecat. Gatuajini karkalecat në nxehtësi të ulët për 5-6 minuta.

-Shtoni gjethe koriandre 30 sekonda përpara se ta hiqni nga zjarri. Shërbejeni me oriz e lulelakër nëse dëshironi.

error: Nuk lejohet kopjimi!