Plani detox dietik 3-ditor

Plani detox dietik 3-ditor

Po kërkoni një plan dietik detox 3-ditor për të përmirësuar lëkurën tuaj, për të pasur energji dhe të humbni pak peshë? Mos kërkoni më!


Janë vetëm 5 ushqime të përfshira në këtë detox.
Thjesht 5 ushqime!
Këto 5 ushqime janë:
-Boronicat për antioksidantë dhe energji
-kosi  (yndyra është në rregull, por duhet të kemi 9 g sheqer ose më pak) për probiotikët si dhe proteinat
-Spinaq për vitaminë A dhe fibra
-Qepa e kuqe për antioksidantë dhe shëndetin e lëkurës
-Bajamet për yndyrna të shëndetshme dhe proteina
Kjo është e rëndësishme. Do t’i hani këto 3 vakte të njëjta për 3 ditë të detox-it.
Duhet të hiqni dorë nga kafeja gjatë detox-it 3 ditor. Por mund ta shtoni sërish në vaktet e juaja pasi detoksi 3 ditor të mbarojë. Provoni të pini caj jeshil gjatë detoksit tuaj, nëse doni patjetër pak kafeinë.
Plani ditor detoks 3-ditor
Mëngjesi
1. Smoothie me spinaq e boronicë
-1 kupë spinaq të freskët
-1/2 e kupës kos  jo me yndyrë ( yndyra është okej, por duhet të keni të paktën 9 g sheqer për porcion)
-1 kupë boronica
-1 kupë e gjysëm ujë
Udhëzime: Shtoni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të fitojnë një masë kremoze. Mund të shtoni dhe pak akull ose ujë.
Dreka
Tasi me kos dhe fruta
-1 kupë kos  të thjeshtë (yndyra është okej, por duhet të keni 9 g sheqer për racion)
-1 kupë boronica
-1/4 e kupës bajame dhe kanellë
Udhëzimet: Hidhni kosin në një tas dhe shtoni përbërësit. Mund të shtoni dhe kanellë nëse dëshironi.
Darka
Sallatë me spinaq
-3 kupa me spinaq të freskët
-1 kupë boronicë
-1/4 e kupës bajame
Qepë të kuqe (sipas preferencës)
-1 lugë gjellë uthull balsamike, uthull vere ose uthull molle
Udhëzime: Hidhni sallatën në një tas të madh me jo më shumë se 1 lugë gjelle uthull.
Pije detox
1. Ujë me limon
-Ujë
-1/2 e limonit
-1/2 limës
-8 gjethe menteje
-1/2 e portokallit
Kjo do të ndihmojë trupin tuaj të heqë qafe toksinat nga sistemi juaj.Ndihmon në minimizimin e dhimbjeve të kokës dhe përmirëson nivelet tuaja të energjisë gjatë detoksit. Pije të tjera të aprovuara: uji me limoni, pije pa sheqer përpos cajit jeshil, cajit herbal, uje me uthull molle. Për ta përgatitur këtë të fundit përzieni 1-2 lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë.

error: Nuk lejohet kopjimi!