Plani detoks dietik  -Guida e plotë në planin detoks 3-ditore dhe 7-ditore

Plani detoks dietik  -Guida e plotë në planin detoks 3-ditore dhe 7-ditore

Mendoni se lëkura, flokët, apo shëndeti juaj në përgjithësi janë shkatërruar përgjatë kohës?

Në fakt ka mundësi që shumë toksina në sistem po ju shkaktojnë probleme, humbje flokësh, kapsllëk e shumë të tjera. Duke ngrënë ushqim me yndyrna, ushqime te servirura ne kushte jo te mira higjenike dhe ndjekja e një stili jetese të pashëndetshëm janë rrënjët e problemit. Dhe për t’u përballur me këtë problem, duhet të ndiqni një dietë detoks. Ky plan detoks dietik do të ju ndihmojë të hiqni qafe toksinat, dhe të keni një lëkurë të shkëlqyer, të përmirësoni tretjen, metabolizmin, funksionin njohës dhe të ndihmoni në humbjen e peshës. Ky plan detoks 3-ditor dhe 7-ditor do t’ju ndihmojnë të pastroni sistemin dhe të qartësoni mendjen, me pak fjalë do të ndiheni 10 vjet më të rinj.

Le të fillojmë!

1. Sigurohuni që të pini ujë të ngrohtë në mëngjes. Shtoni lëng limoni të saposhtrydhur për t’u siguruar që trupi juaj të marrë vitaminë C.

2. Krahas konsumimit të lëngjeve të freskëta, si mollë, portokall, ananas, sigurohuni që të pini të paktën 8 gota gjatë ditës.

3. Konsumoni ushqime që janë të pasura në fibra. Gjithashtu sigurohuni që të konsumoni 3 porcione frutash të freskëta dhe perimeve me gjethe jeshile.

4. Gjatë proçesit të detoksifikimit 3-ditor, është e nevojshme të pastroni veshkat dhe mëlçinë. Pini çaj kamomili ose lulerradhiqeje. Pini lëng të freskët frutash dhe perimesh gjithashtu ndihmon.

5. Ushtrimet e përditshme janë të nevojshme. Mund të jenë në formën e jogës, ecjes apo ushtrimeve aerobike.

6. Gjumi është i nevojshmëm, kështu sigurohuni që të flini 8 orë gjatë natës. Nëse është e mundur bëni dhe një gjumë 30-minutësh mbasdite.

-Ndërkohë që në dietën detox, konsumoni fruta të freskëta, perime, kos, mish të butë dhe peshk.

 

Plani dietik detox 3-ditor

Vaktet

-Mëngjesi i hershëm (7.30-8.00) – Uji detoks i mëngjesit (2 lugë çaji fara fenugreek +1 lugë gjelle lëng lime +1 kupë ujë)

-Mëngjesi (8:45 – 9:15)-Smoothie detoks (½ avokado + 1 lugë gjelle fara chia + 1 lugë gjelle mjaltë organik + 5-6 luleshtrydhe ose 1 banane + 1 lugë gjelle fara chia+ boronica + 1 lugë gjelle mjaltë organik)

-Mesi i mëngjesit (10:30 – 11:00) –Vakt detoks (1 portokall +4 bajame ose 1 vezë të zier +4 bajame)

-Dreka (12:30 – 1:00)- Oriz kaf me kërpudha, fasule jeshile, hudhra karrota dhe qepë në vaj ulliri sallatë pule me domate qershi, avokado, spec, bizele të ziera dhe selino.Sipër hidhini kos ose vaj ulliri.

-Darka (7:00 p.m)- Supë domateje+2 feta bukë / ½ e kupës fasule+1 kupë dhallë

Pse ky plan funksionon: Ky plan 3-ditor është i dizenjuar në atë mënyrë që ju mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi, pasi të gjithë përbërësit gjenden shumë lehtë, dhe kanë përmbajtje të ulët kalorish. Duhet të përqëndroheni në ushqime që janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dietikë, proteina dhe karbohidrate komplekse. Këto ushqime do të përmirësojnë tretjen dhe metabolizmin. Duhet të hiqni toksinat fillimisht nga mendja juaj.

Plani i jogës:

-Rrotullime të qafës (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të shpatullës (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të plota të krahut (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të kyceve (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të belit (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të bërrylit (orar dhe antiorar)-1 set me 10

 Si do të ndiheni pas këtij plani 3-ditor:

Në fund të këtij plani detox 3-ditor do të ndiheni më të shëndetshëm pasi problemet tuaja me zorrën do të zbehen dhe do të ndiheni mjaft energjitik. Problemet e lëkurës dhe flokëve do të fillojnë të zhduken. Do të ndjeni gjithashtu dhe një rigjenerim të flokëve.

 

Plani detox 7-ditor

Ky plan ndjek të njëjtat hapa si plani 3-ditor por shtrihet përgjatë një javë. Theksi vendoset të konsumimi i ushqimeve natyrale për të pastruar trupin nga toksinat dhe për të eliminuar radikalet e lirë. Gjithashtu duhet të konsumoni shumë ujë për të hequr qafe toksinat. Në mëngjes duhet ta nisni me një gotë ujë, përpara se të hani mëngjesin.

Dita e parë dhe dita e dytë

-Mëngjesi i hershëm(7.30-8.00)- Ujë i ngrohtë me lëngun e ½ e limës

-Mëngjesi (8:45 – 9:15)- Omëletë me qepë, domate, kërpudha dhe hudhra/ Tërshërë me perime

-Mesi i mëngjesit (10:30 – 11:00) –Lëng të freskët frutash/1 tas me fruta

-Dreka (12:30 – 1:00)- Sallatë vegane/sallatë tuna

-Pas dreke (3.00-4:00)- 1 kupë me shalqi/ një kupë me caj jeshil+1 kraker

-Darka (7:00 p.m)- Pulë me shumë perime(shmangni kripën e tepërt) Kërpudha të pjekura dhe patate(me lëkurë) me pak vaj ulliri, rozmarinë, kripë dhe piper.

Dita e tretë dhe e katërt

-Mëngjesi i hershëm(7.30-8.00)- Ujë i ngrohtë me 1 lugë gjelle mjaltë dhe lëngun e një lime

-Mëngjesi (8:45 – 9:15)- Smoothie me grejpfrut, selino e shegë+4 bajame /Quinoa+4 bajame

-Mesi i mëngjesit (10:30 – 11:00) –1 kupë caj jeshil

-Dreka (12:30 – 1:00)- Vezë e zier me avokado dhe lëng lime /Lulelakër

-Pas dreke (3.00-4:00)- Karrota të pjekura jalapeno dhe selino/Gjysëm kupe kos+ 4 luleshtrydhe

-Darka (7:00 p.m)- Peshk i pjekur me salcë mustarde, vaj ulliri, domate të prera në copa, lëng lime dhe rozmarinë të tharë/ Supë me kërpudha.

 

Dita e pestë dhe e gjashtë

-Mëngjesi i hershëm(7.30-8.00)- Ujë i ngrohtë me lëngun e një gjysëm lime

-Mëngjesi (8:45 – 9:15)- 1 gotë qumësht (soje)+1 vezë të zier+ 1 banane/Smoothie me banane,luleshtrydhe dhe tërshërë

-Mesi i mëngjesit (10:30 – 11:00) –1 kupë lëng kastraveci, 1 kupë caj jeshil

-Dreka (12:30 – 1:00)- Sallatë me spinaq, tuna dhe domate

-Pas dreke (3.00-4:00)- 1 kupë lëng portokalli me pak fare kripë të zezë/ 1 kupë caj jeshil ose oolong

-Darka (7:00 p.m)- Gjelle me brokoli, patate të ëmbla dhe bizele Salmon i pjekur dhe fasule jeshile me portokall dhe vaj ulliri.

 

Dita e shtatë

-Mëngjesi i hershëm(7.30-8.00)- Ujë i ngrohtë me ½ e lëngut të limonit jeshil lime

-Mëngjesi (8:45 – 9:15)- Quinoa dhe tërshërë

-Mesi i mëngjesit (10:30 – 11:00) –1 kupë lëng shalqiri dhe 1 mollë -Dreka (12:30 – 1:00)- Sallatë kale dhe sallatë jeshile

-Pas dreke (3.00-4:00)- Selino, karrota të vogla

-Darka (7:00 p.m)- Supë me thjerrëza dhe kungull Peshk i pjekur në zgarë me limë dhe vaj ulliri

 

Pse funksionon: Ky plan detox 7-ditor është i dizenjuar në atë mënyrë që ju lejon të hani ato ushqime që janë organike dhe me vlera ushqyese. Perimet dhe frutat janë të përfshira në të 7-ditët, për t’ju ndihmuar të hiqni qafe toksinat e akumuluara, ku më pas i gjithë ky proces ndihmon në përmirësimin e lëkurës, flokëve, zorrëve, dhe një mëlcie të shëndetshme. Në momentin që pini të paktën 8 gota ujë përgjatë ditës, ju nuk do të vuani nga kapsllëku, dehidratimi dhe lëkura e skuqur. Ky plan detox ndihmon në përmirësimin e funksionit të trurit, përqëndrimin, rregullon presionin e gjakut, redukton ankthin dhe depresionin.

Plani i jogës: -Rrotullime të qafës (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të shpatullës (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të plota të krahut (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të kyceve (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të belit (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Rrotullime të bërrylit (orar dhe antiorar)-1 set me 10

-Tadasana -Joga detox për mendjen dhe trupin

-Joga për lëkurë të shkëlqyer

-Joga për të eliminuar stresin

-Joga për tretje më të mirë

-Joga për të ndërtuar imunitetin

-Joga për një mëlci të shëndetshme

-Teknika frymëmarrjeje për humbje peshe

-Meditimi

Si do të ndiheni pasi të mbaroni planin 7-ditor:

Ju do të filloni të vini re një ndryshim sesi trupi dhe mendja juaj i përgjigjen stimujve të brendshëm dhe të jashtëm. Do të surprizoheni kur të vëreni që problemet tuaja shëndetësore do të zhduken. Më e rëndësishmja do të ndiheni të rinuar dhe të freskët. Gjithashtu duhet të shmangni edhe disa ushqime që mund të ndikojnë në popullimin e toksinave.

Ato janë:

-Mishi i kuq

-Mishi i gjelit të detit

-Salcicet, hamburgerat, proshuta

-Kremi

-Djathi

-Gjalpi dhe margarina

-Arrat me kripë

-Cokollatat -Sheqernat

-Alkooli

-Ushqimet e përpunuara dhe të procesuara

-Ushqimet e ngrira

-Kafeja

-Majoneza

-Turshitë

Sa ditë duhet të qëndroni në dietën detox?

Ju duhet të qëndroni në dietën detox për të paktën 24 ditë. Pas 24 ditësh, do t’ju bëhet zakon vetvetiu të hani ushqime të shëndetshme. Duhet të mësoni si të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Nuk do të ndiheni më si në “dietë”. A duhet të ndiqni një plan të tillë nëse merrni mjekime të tjera? Një dietë detox ka në thelb zakone të shëndetshme ushqimore për një shëndet më të mirë. Kështu që po ju mund të përdorni dietën detox edhe nëse jeni me mjekime. Por konsultohuni me doktorin fillimisht që të merrni aprovimin e tij. Duhet të keni kuptuar që dieta detox më pas bëhet pjesë e juaja. Sigurohuni që të qëndroni në rrugën e duhur edhe pas shkëputjes. Vazhdoni të qëndroni në këtë plan dietik derisa të bëhet pjesë e shëndetshme e stilit tuaj të jetesës. Filloni që sot!

error: Nuk lejohet kopjimi!