Detoksi mund të bëjë më shumë sesa thjesht t’i japë një shkëlqim lëkurës suaj:
- mund të rrisë nivelet e energjisë,
- të përmirësojë tretjen
- të ju ndihmojë të hiqni disa kile të tepërta.
Ndërkohë që nuk përmban drithëra, alkool, qumësht, sheqer. dieta detoks është një zgjidhje e shpejtë për humbje peshe. Qëllimi i një plani detoks është të suportojë dhe të përmirësojë performancën e organeve si mëlçia, veshkat dhe zorrët. Jepini trupit një pushim, ose nëse doni të provoni këtë dietë detoks për një periudhë të shkurtër, ndiqni këtë program 7-ditor.
Cfarë duhet të bëni?
Disa njerëz mund të përjetojnë një “reagim pastrimi” në ditët e para të detoksit, duke përfshirë dhimbjen e kokës dhe lëvizje të shpeshta zorrësh. Kjo ndodh në sajë të tërheqjes së ushqimeve të ndryshme, krahas stimulimit dhe detoksifikimit të organeve. Këto simptoma duhet të largohen në 24-48 orë.
-Ushqime që duhen shmangur
alkooli,
sheqeri,
mjalti,
ëlmbëlsues artificial
kafeja
-Ushqime që mund t’i shijoni
frutat: të freskëta
perimet : të freskëta
peshku: peshku i konservuar në ujë ose në vaj ulliri; i freskët
mishi i kuq, pulë pa lëkurë (limitoni deri në dy racione në javë)
vezët: preferohen organike
vaji i ullirit (ekstra i virgjër), vaji i kokosit (i papërpunuar)
arrat: bajamet pa kripë, arrat, arra shqeme
farat: fara susami, kungulli dhe luledielli
çaj jeshil, çaj i bardhë, çaj i zi
ujë: Nga 1-3 litra në ditë
Plani detoks për 7 ditët në vazhdim
1. Lëng limoni i mëngjesit: Eshtë metoda më e mirë për të përmirësuar tretjen e për të pastruar sistemin. Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni në një kupë me ujë të ngrohtë. Pijeni me stomakun bosh pa ngrënë mëngjes.
2. Ushtrimet fizike: Gjatë detoksit synoni të ushtroheni të paktën një orë cdo ditë. Dhe jo thjesht ushtrime të thjeshta-por boks, joga, ecje në plazh, të ngjisni maja të larta. Ushtrime të tilla ndihmojnë në qarkullimin për të nxjerrë toksinat.
3. Ushqimet e papërpunuara: Synoni të shmangni proçesin e gatimit dhe të hani ushqime të papërpunuara. Ushqimet e papërpunuara përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe enzima. Provoni të shtoni lakra të freskëta në sallatë çdo ditë.
4. Bëjini detoks mendjes: Ndërkohë që po i bëni detoks trupit, është ide e mirë të qartësoni mendjen. Synoni për 15 minuta meditim cdo ditë. Nëse nuk dini si të meditoni, provoni frymëmarrjen e thellë. Filloni duke vendosur duart në pjesën e belit. Merrni frymë nëpërmjet hundës, duke numëruar me ngadalë nga 3 ose 4 herë. Nxirreni frymëmarrjen me ngadalë. Bëjeni këtë cdo 15 minuta, cdo ditë.
5. Pini ujë: Synoni të pini 3 litra ujë në ditë. Kjo do të ndihmojë të suportoni detoksifikimin e veshkës. Zgjidhni ujë të freskët, lëng të freskët perimesh dhe çajëra herbal. Ose përgatisni një kombinim të rrënjës lulerradhiqe, hithra, kalendula etj. Shtoni 1 lugë caji barna të thara në një kupë ujë . Lëreni të ziejë për 5 minuta, filtrojeni dhe pijeni.
6. Përdorimi i sfungjerit gjatë larjes: Përdorimi i sfungjerit gjatë larjes suporton qarkullimin dhe rrit detoksifikimin e lëkurës. Përdorni një sfungjer trupi me fibra, me lëvizje të buta rrethore përpara se të futeni në dush.Filloni nga këmbët dhe duart, lëvizni këmbët dhe duart, duke shmanguar zona delikate të fytit dhe fytyrës ose ndonjë puçërr.
7. Përtypni: Përtypeni ushqimin 10-12 herë përpara se ta gëlltisni. Kjo përmirëson tretjen, duke ju lejuar të keni ndjesi ngopëse pa qenë nevoja të hani më shumë seç duhet. Mos ndiqni dieta detoks nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji, moshë e vjetër, keni presion të lartë gjakë, jeni mbipeshë pa rekomandimin e mjekut. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj, lini një takim me mjekun tuaj në mënyrë që të përshtasni planin sipas nevojave tuaja.