Sipas një studimi të ri kinez, tê pish çaj shume të nxehtë rrit rrezikun e zhvillimit të neoplazise nga dy deri në pesë here.
Je pirës duhani dhe nuk heq dore nga nje gote vere apo birre çdo dite ?
Ne kate rast lereni cajin te ftohet para se ta pini sepse rrit rrezikun te semureni nga kanceri i ezofagut.
Siç është raportuar nga Shoqata Italiane për Kërkimet e Kancerit (AIRC), kanceri esophageal është i gjashti më i zakonshëm në vendet jo-industrializuara, ndërsa është në vendin e tetëmbëdhjete në vendet e industrializuara, dhe kryesisht prek meshkujt.
Gjatë studimit, 500.000 të rritur kinezë u ndoqën për rreth nëntë vjet e gjysmë. Të gjithë pjesëmarrësit pinë çaj çdo javë dhe duhej t’u siguronin studiuesve informacion rreth temperaturës së tij.
Ata duhej të thonin nëse ishte “pak I nxehte”, “shume i nxehtë” ose “tmerresisht i nxehtë”. Sipas studiuesve, ata që pinin cajin te vaket nuk kishin rrezik te shtuar per kancer te ezofagut pavaresisht se edhe ata pinin duhan apo merrnin pije alkoolike.”
Pirja e çajit shumë të nxehtë rrit rrezikun per kancer vetëm kur ajo ishte e lidhur me pirjen e duhanit dhe alkoolit ne nivele shumë të larta.
Konsumimi i tepërt i alkoolit quhet kur merret me shume se 15 gram ose më shumë alkool në ditë, pra pak më shumë se një gotë birrë ose një gotë verë. Sa i përket pirjes së duhanit, megjithatë, te dhenat i referohen një ose më shumë cigare në ditë.