Piperi i zi – Ja si ndikon në humbjen e peshês

Piperi i zi – Ja si ndikon në humbjen e peshês

Kur flasim për piperin, mos të harrojmë dhe piperin e zi. Piperi i zi është i pasur në piperine. Piperina i jep piperit të zi shijen karakteristike. Një nga karakteristikat është të parandalojë krijimin e qelizave yndyrore, që ndihmojnë në reduktimin e peshës. Ju mund të kombinoni piperin e zi dhe të kuq për të përshpejtuar proçesin e djegies së yndyrës.

Si mund ta konsumoni:
-Mund të përtypni 5 kokrra në ditë, ose ta shtoni në lëngje ose receta ushqimore.

Recetë:
-1/4 e lugës së çajit piper të zi
-1/2 e lugës së çaji mjaltë
-1 kupë ujë të ngrohtë

Si ta përgatisni:
Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe ¼ e lugë së çajit piper të zi në një kupë me ujë të ngrohtë.
-Përziejeni mirë përpara se ta pini.

Benefitet:
Piperi i zi ndihmon në humbjen e peshës duke parandaluar shumimin e qelizave yndyrore dhe mjalti ndihmon në fuqizimin e imunitetit duke mbajtur zorrët të shëndetshme. Kjo pije ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ju jep një lëkurë të pastër nëse konsumohet rregullisht.

Kujdes: Mbikonsumimi i piperit të zi mund të çojë në edemë, shqetësime të stomakut dhe problem me frymëmarrjen.

error: Nuk lejohet kopjimi!