Pije të lehta/pije të gazuara
Përgjatë dy dekadave të fundit, numri i të rriturve që konsumojnë pije të gazuara me sheqer si pijet e lehta, pijet me fruta është rritur në mënyrë drastike, sipas një studimi nga “John Hopkins Bloomberg School of Public Health.
“Shumë të rritur po pinë pije të gazuara me sheqer dhe ndërmjet tyre, konsumi është rritur” tha Sara N. Bleich, autorja udhëheqëse e një studimi si dhe asistent profesore me “Bloomberg School’s Departament of Health Policy and Management”. “Nga 1988 deri në 2004, përqindja e personave që konsumonin pije të gazuara u rrit me 5%. Për frymë, konsumimi i energjisë nga pijet me sheqer rriti 46 kilokalori (kcal) në ditë.
Fëmijët fillojnë të pijnë pije të lehta në një moshë shumë të re, dhe konsumimi i tyre vazhdon përgjatë gjithë procesit të rritjes. 1 në 15 fëmijë të moshës një-dy vjeç konsumon pije të lehta. Këta fëmijë mund të pinë rreth një kupë në ditë. Pothuajse gjysma e fëmijëve të moshës 6-11 vjeç pinë pije të lehta.
Konsumuesit më të mëdhenj janë meshkujt të moshës 12-29 vjeç. Djemtë e moshës 12 deri në 19 vjeç konsumojnë një mesatare prej 8.4 litrash pijesh të gazuara çdo ditë. Vajzat adoleshente gjithashtu konsumojnë rreth 1.7 shishe në ditë. Femrat në të njëzetat e tyre konsumojnë akoma dhe më shumë, rreth 0.7 litra në ditë.
Konsumimi i sheqerit
Pijet e gazuara janë burimi më i madhë i sheqernave të rafinuara në dietat amerikane. Sipas anketave dietike, pijet e gazuara sigurojnë 7 lugë çaji sheqer në ditë, nga totali i 20 lugëve të çajit. Djemtë adoleshentë marrin 44% nga 34 lugët e çajit të sheqerit në ditë nga pijet e lehta. Vajzat adoleshente marrin 40% nga 24 lugët e çajit të sheqerit nga pijet e lehta. Meqë disa nga njerëzit në popullsinë totale konsumojnë pak pije të gazuara, përqindja e sheqerit që sigurohet nga pijet e gazuara është më e lartë.
USDA-ja rekomandon që njerëzit që konsumojnë 1600 kalori në ditë, të mos konsumojnë më shumë se 6 lugë çaji sheqer të rafinuar në ditë; 12 lugë çaji për ata që konsumojnë 2200 kalori; dhe 18 lugë çaji për ata që konsumojnë 2800 kalori.
Marrja e kalorive
Të konsumoni shumë pije të lehta është e barabartë me konsum të lartë të sheqerit, dhe konsumi i lartë i sheqerit është i barabartë me shumë kalori. Pijet e lehta janë burimi i pestë më i madh i kalorive për të rriturit. Ato sigurojnë 5.6% të të gjitha kalorive që amerikanët konsumojnë. Te moshat 12-19 vjeç, pijet e lehta sigurojnë 9% të kalorive te djemte dhe 8% te kaloritë te vajzat. Këto përqindje janë trefishuar (te djemtë) ose dyfishuar (te vajzat), krahasuar me ato që ishin në vitet 1977 dhe 1978. Këto hamendësime përfshijnë dhe adoleshentët që konsumojnë pak ose aspak pije të gazuara.
Industria e pijeve të lehta i ka marketuar produktet e tyre si të shëndetshme, duke deklaruar që ato përmbajnë 90% ujë dhe sheqerna të gjendura në natyrë. Një poster të cilin “National Soft Drink Association” tregon sesi burime freskuese dhe energjie, pijet e lehta përfaqësojnë një shtesë pozitive në një dietë të balancuar… Këto tre sheqerna të njëjta prodhohen natyralisht përshembull, në fruta… Në trupin tuaj nuk ka ndryshim nëse sheqeri vjen nga një pije e lehtë ose nga një pjeshkë.”
M.Douglas Ivester, CEO dhe kryetar i rrjetit të Coca-Colës, duke mbrojtur marketingun në Afrikë, tha “Në fakt, produkti ynë është mjaft i shëndetshëm. Rifurnizimi me lëngje është çelësi drejt shëndetit… Coca-Cola bën një punë të mrekullueshme duke inkurajuar njerëzit që të konsumojnë më shumë lëngje.”
E vërteta është që shumë pije të lehta posedojnë rreziqe shëndetësore sepse nga ajo që përmbajnë (shumë sheqerna dhe shtues të ndryshëm) si dhe ajo që zevëndësojnë në dietë (ujë, pije, ushqime që sigurojnë vitamina, minerale dhe nutrientë të tjerë).
Gjendje shëndetësore që lidhen me konsumimin e pijeve të lehta
1- Obeziteti
Ritmet e obezitetit janë rritur drastikisht me rritjen e konsumimit të pijeve të lehta, si dhe konsumuesit më të mëdhenj kanë si tendencë të marrin më shumë kalori. Ndërkohë që statistika të tilla nuk do të thonë që pijet e lehta me sheqer janë kontribuesit nr.1 në obezitet , por që padyshim këto të fundit luajnë një rol të madh në shtimin në peshë.
Përpos faktit nëse kontribuojnë apo jo në obezitet, nutricionistët dhe dietologët këshillojnë që individët mbipeshë të shmangin konsumimin e ushqimeve me kalori boshe si pijet e lehta. “The National Institutes of Health” rekomandon që njerëzit që po përpiqen të humbin apo të kontrollojnë peshën e tyre duhet të konsumojnë më shumë ujë në vend të pijeve të lehta me sheqer.
*Fakte interesante: Të ushtroheni fizikisht për të paktën 45 minuta, 4 herë në javë mund të rrisë nivelin e kolesterolit HDL me rreth 5 miligramë për 100 mililitra.
2 – Prishja e dhëmbëve
Sheqernat e rafinuara janë një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve. Konsumimi i rregullt i pijeve të lehta çon në prishjen e dhëmbëve për shkak se ato “lajnë” dhëmbët me ujin me sheqer për një periudhë të gjatë, përgjatë gjithë ditës.
3 – Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e zemrës zënë vendin e parë. Disa nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuojnë janë dietat me yndyrna të larta trans dhe të ngopura si dhe kolesteroli; duhanpirja, stili i jetesës sedentar; si dhe një dietë e pasur me sheqerna.
Dietat e pasura me sheqer mund të jenë të dëmshme për njerëz që janë rezistentë ndaj insulinës-që është përllogaritur rreth ¼ e popullsisë. Këta njerëz shpesh kanë nivele të larta të triglicerideve dhe nivele të ulëta të HDL-së (kolesteroli i mirë në gjak). Kur ata konsumojnë një dietë të pasur me karbohidrate (sidomos sheqerin), nivelet e tyre të triglicerideve dhe insulinës, rriten shumë shpejt. Nivelet e larta të triglicerideve lidhen me një rrezik më të lartë për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Në fakt bën sens, në veçanti njerëzit që janë rezistentë ndaj insulinës, të konsumojnë nivele të ulëta të pijeve të lehta si dhe ushqime të tjera me sheqer, ose akoma më mirë t’i shmangin plotësisht.
4 – Gurët në veshka
Gurët në veshka janë një nga çrregullimet më të dhimbshme që prekin njerëzit si dhe një nga çrregullimet më të zakonshme të traktit urinar. Rreth 10% e amerikanëve do të kenë gurë në veshka gjatë jetës së tyre. Djemtë e rinj janë gjithashtu konsumatorët më të mëdhenj të pijeve të lehta, si dhe meshkujt e moshës 20-40 vjeç mund të vuajnë nga gurët në veshka shumë herë më shpesh sesa femrat.
Pas një studimi që sugjeronte një lidhje ndërmjet pijeve të lehta dhe gurëve në veshka, studiuesit kryen një provë ndërhyrjeje. Ky studim përfshiu rreth 1009 meshkuj të cilët kishin vuajtur nga gurët në veshka dhe që pinin një sasi të konsiderueshme pijesh të gazuara në ditë . Gjysmës së meshkujve iu kërkua të ndalonin konsumimin e pijeve të gazuara, ndërkohë që grupi tjetër filloi si zakonisht. Përgjatë tre viteve në vazhdim, konsumatorët e Coca-Colës si dhe pijeve të tjera të Colës të cilët reduktuan konsumin e tyre me 50% kishin pothuajse 1/3 më pak mundësi për të përjetuar rishfaqjen e gurëve në veshka.
Shtuesit: Ilaçe psiko-aktive, alergjene e më shumë
Shtues të ndryshëm te pijet e lehta rrisin shqetësimet shëndetësore. Kafeina, ilaçe stimuluese të lehta, të pranishme në shumicën e pijeve të cola-s, pijeve “pepper”, soda dietike dhe produkte të tjera. Varësia ndaj kafeinës mund të jetë arsyeja pse 6 nga 7 pijet e lehta më të famshme përmbajnë kafeinë. Produkte që nuk përmbajnë kafeinë gjithashtu gjenden në treg, por vetëm për 5% të cola-s janë të prodhuara nga Coca-Cola dhe Pepsi.
Në bazë ditore, djemtë që konsumojnë rreth 90% të pijeve të lehta, tresin aq kafeinë sa gjendet në dy kupa kafeje. Për vajzat, mendohet rreth 1 ½ e kupës së kafesë.
Një problem me kafeinën është që rrit sekretimin e kalciumit në urinë. Të pini rreth 0.4 litra pije të lehta që përmbajnë kafeinë, shkakton humbje të rreth 20 miligramëve kalcium, ose 2% të U.S RDA. Kjo humbje, e kombinuar me marrjen e ulët të kalciumit te vajzat të cilat konsumojnë shumë pije të gazuara, mund të rrisë rrezikun për shfaqjen e osteoporozës.
Kafeina mund të shkaktojë gjithashtu nervozizëm, pagjumësi, irritim dhe rrahje të shpejta zemre. Kafeina mund t’i bëjë fëmijët që të ndihen të këputur, duke kontribuar në dhimbje koke dhe vështirësi për të rënë në gjumë. Varësia ndaj kafeinës mund t’i bëjë njerëzit të jenë të dhënë ndaj pijeve të lehta dhe pijeve të tjera që përmbajnë kafeinë, si kafeja. Një reflektim mbi efektet anësore të kësaj varësie është që kur fëmijët e moshës 6-12 vjeç ndalojnë së konsumuari kafeinë, ata vuajnë nga simptoma tërheqjeje që kanë si tendencë të dëmtojë vëmendjen dhe performancën e tyre.
Shtues të ndryshëm që gjenden në pijet e lehta mund të shkaktojnë reaksione alergjike te njerëzit. Boja e verdhë nr.5 mendohet se ka lidhje me astmën, shpërthime në lëkurë si dhe probleme me sinusin. Një ngjyrues natyral i verdhë “cochineal” mund të shkaktojë reaksione vdekjeprurëse te disa. Ngjyruesit mund të shkaktojnë hiperaktivitet te fëmijët e ndjeshëm.
Te sodat dietike, ëmbëlsuesit artificialë mund të shkaktojnë shqetësime serioze. Sakarina, e cila është zvëndësuar nga aspartame në disa brand-e, në studimet njerëzore ka shfaqur një lidhje me kancerin e fshikëzës urinare dhe në studimet te kafshëve ka treguar kancer fshikëze dhe organeve të tjera. Kongresi ka kërkuar që produktet që përmbajnë sakarinë të kenë një etiketë dalluese. Siguria e “ acesulfame-K” e cila është aprovuar në 1998, në përdorimin e pijeve të lehta, është vënë gjithmonë në pikëpyetje nga shumë ekspertë të kancerit. Aspartame, që gjendet në shumë pije dietike, është diskutuar më sipër.
Marketingu agresiv i pijeve të lehta
Kompanitë e pijeve të lehta kanë marketingun më agresiv në botë. Ata kanë përdorur reklama dhe shumë teknika të tjera për të rritur shitjet. Në 2008, coca-cola shiti rreth 23.7 bilion produkte me një fitim rreth 5,807 milionë $.
Kompania e Coca – Colës derdhi rreth 3 bilionë dollarë për reklama në 2008, nga 2.8 bilionë $ që derdhi në 2007.
Në një raport për Kongresin, “The Federal Trade Commision (FTC)” nënvizoi se si industritë e ushqimit dhe pijeve tërheqin disa nga konsumatorët e tyre më të mëdhenj-fëmijët.
Në mjedisin e sotëm të medias, fëmijët dhe adoleshentët janë më të ekspozuar ndaj marketingut jo vetëm në TV, radio apo në revistat e tyre të preferuara. Reklamat gjithashtu janë të shumta dhe në internet që FTC-ja i quan “media elektronike”-gjëra si tekst-mesazhet, podkastet (përmbajtja dixhitale që dërgohet te kompjuterat) si dhe episode ëeb (video episode online).
Siç edhe raporti thekson, kompanitë tashmë po përdorin një teknikë të quajtur “marketing viral”, i cili inkurajon konsumatorët e rinj që të dërgojnë mesazhet e marketingut te miqtë e tyre nëpërmjet taktikave të thjeshta si “e-kartat”.
Në web, ushqimet dhe pijet shpesh duken interesante për fëmijët të të gjitha moshave duke iu ofruar atyre aktivitete të ndryshme si dhe doënload falas. Të tjera mund të përmendim: zile, foto, libra për të ngjyrosur, stickers, lojëra etj.
*Fakte interesante: Reklama e parë e mikrovalës u shfaq në treg në 1947. Në vitin 1950, 50-100 unit u shitën në muaj, me një çmim rreth 4000 $ secila.
Kur vjen puna te TV-ja, reklamat që synojnë fëmijët nuk shfaqen vetëm gjatë shfaqjeve me fëmijë. Ato mund të shfaqen gjatë programeve që kanë si tendencë të ndiqen nga e gjithë familja (si prsh American Idol i cili ka rreth 3 milionë ndjekës fëmijë), pra nuk synohet drejtpërdrejt te fëmijët por mesazhet e marketingut arrijnë deri te ndjekësit më të vegjël.
Shkollat janë një tjetër vend i madh reklamues. Në fakt, më shumë se 10% ( 186 milionë $) e gjithë marketingut për ushqimet dhe pijet të cilat synohen për fëmijët dhe adoleshentët zë vend në shkolla. Pothuajse një çerek (116 milion $) e asaj që kompanitë e pijeve të lehta shpenzojnë në marketingun e fëmijëve bazohet në shkolla, ku institucionet edukuese marrin komisione për vendosjen e makinerive me monedha në shkolla (Kids Health).
Pepsi, Dr.Pepper and 7UP inkurajojnë ushqyerjene e bebeve me pije të lehta, duke liçensuar logon e tyre te shumë shishe për bebe, “Munchkin Bottling, Inc. Të porsalindurit dhe bebet kanë katër herë më shumë gjasa të ushqehen me pije të gazuara nga këto shishe sesa nga shishet e zakonshme.
Gjithashtu një tjetër mënyrë për të rritur shitjet është kostoja e ulët e shtuesve sheqer-ujë në produkte. Markat e supermarketeve në përgjithësi janë të lira, mund t’i gjeni prsh me 28 cent ndërkohë që edhe marka si Coca-Cola ose Pepsi mund t’i gjeni me çmime të lira për festa. Industria e pijeve të lehta po synon një zgjerim të vazhdueshëm në vitet pasardhëse. Presidenti i Coca-Colës theksoi faktin që kompania e tij shet rreth 1 bilion kanaçe nga 47 bilion që konsumohen çdo ditë në botë. Qëllimi i kompanisë është “që ta bëjë Coca-Colën pijen më të preferuar për çdo rast, edhe nqs është një darkë e thjeshtë familjare ose një super event… Për të ruajtur vazhdimësinë e produkteve tona, ne po i vendosim ato kudo: në supermarket, në dyqane videosh, në fushën e futbollit, në stacione karburantesh-kudo.”