Peshkaqeni përmbanë një substancë e cila “vret” viruset njerëzor!

Peshkaqeni përmbanë një substancë e cila “vret” viruset njerëzor!

 

Jane te forte e te frikshem nga jashtë, por peshkaqenët, sipas një studimi të kryer, kanë “aftësi” kurative në brendësi të tyre, falë një substance e cila është në gjendje të ndalojë që në lindje një virus.

Në fakt, studimet e fundit kanë treguar se një përzierje e ngjashme me kolesterolin, e zbuluar në indet e peshkaqenëve, është në gjendje të luftojë viruse të ndryshme që janë shumë të vështirë për t’u luftuar në organizmin e njeriut, si për shembull ethet tropikale apo hepatiti.

Përzierja, e quajtur ndryshe “squalamina”, është provuar në disa teste klinike për kancerin dhe patologjitë vizuale. Nga këto prova nuk janë shfaqur efekte anësore te personat që i janë nënshtruar testeve.

Studimi i ri ka treguar se “squalamina”, qe peshkaqenet e zoterojne ne trupin e tyre prej 700 milione vjetesh, është në gjendje të ndërpresë ciklin jetësor të viruseve, duke parandaluar riprodhimin e tyre si në inde, ashtu edhe te kafshët e gjalla.

Për sa i përket ekzistencës së barnave të shumta që janë në gjendje të kurojnë infeksionet bakteriale, shumë pak ilaçe janë efikase kundër viruseve. Barnat aktuale antivirale janë shumë specifike, veprojnë vetëm në një cep viral, por cepat mund të pësojnë shumë lehtë mutacione, duke zhvilluar një rezistencë ndaj ilaçit.

“Kjo është një rrugë krejtësisht e panjohur në trajtimin e sëmundjeve virale, – shpjegon përgjegjësi i studimit, Michael Zasloff, drejtori i repartit të imunologjisë kirurgjike në institutin e transplanteve, të “Georgetown University Hospital”. – Ka gjasa që të kurojmë shumë sëmundje që aktualisht trajtohen si infeksione kronike”.

Zasloff e zbuloi “squalamina”-n në vitin 1993, ndërsa kërkonte agjentë antibakterialë tek peshkaqenët, të cilët janë imunë ndaj disa sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe të gjitha viruset.

Ai zbuloi se “squalamina”, që nuk ngjasonte me asnjë përzierje të përshkruar apo zbuluar më parë, pengonte zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që do të thotë se molekula e asaj përzierjeje ka fuqi për të ndalur shumimin e qelizave kancerogjene.

Studimet e ndryshme që janë bërë tek njerëzit kanë çuar me kalimin e kohës te “momenti i eurekës” së Zasloff, pra në momentin që është vërtetuar se “squalamina” është gjithashtu në gjendje të ndalojë viruset. Ajo largon çdo lloj proteine të ngarkuar pozitivisht e cila është ngjitur në membranën e qelizës, një veprim ky, bën të ditur studiuesi, që nuk ka asnjë efekt negativ mbi qelizën.

Kur një virus pushton një qelizë, “pret” që ato proteina të jenë të pranishme në membranën qelizore. Pa proteinat virusi nuk është në gjendje të riprodhohet. “Asnjë përzierje tjetër e njohur për shkencën nuk është në gjendje të bëjë këtë gjë, – thotë Zasloff. – Kjo është një veti vërtetë e rëndësishme”.

“Squalamina” ishte në gjendje të luftonte infeksionin e virusit të etheve tropikale në qelizat e enëve të gjakut të njeriut, si edhe hepatitin B e D në qelizat e mëlçisë së njeriut. Tashmë struktura e peshkaqenëve nuk është më e nevojshme për të prodhuar “squalamina”-n, e cila është sintetizuar në laborator që prej vitit 1995.

Zasloff dhe kolegët e tij kanë zbuluar gjithashtu se “squalamina” frenon ethet e verdha, virusin e etheve të kuajve lindorë dhe “cytomegalovirus” te kafshët e laboratorit. Përzierësit e zakonshëm me bazë “squalamina”-n janë në gjendje të veprojnë vetëm mbi qelizat që kanë “porta kimike” të cilat e lejojnë hyrjen e tyre, ashtu si janë enët e gjakut, të kapilarëve dhe mëlçisë.

“Por një ilaç me bazë “squalaminan” mund të merret potencialisht vetëm për të luftuar një shumëllojshmëri virusesh edhe në tipe të tjera qelizash”, perfundon studiuesi. GJithsesi, vetëm testet klinike qe do te nisin pas nje viti e gjysme, do të tregojnë sesa i sigurt është ilaçi për njerëzit.

error: Nuk lejohet kopjimi!