PESHA IDEALE TEORIKE

PESHA IDEALE TEORIKE

Shkeputur nga libri “Dieta?!Jo vetem.. “ Anila Kalleshi
Për të përcaktuar metabolizmin bazë është e nevojshme të njohim peshën formë, e cila zakonisht llogaritet në bazë të moshës, gjatësisë dhe gjinisë.
Ekzistojnë shumë tabela, të cilat bazuar në studime të ndryshme, të cilat llogarisin peshën ideale në bazë të parametrave të ndryshëm.
Një metodë e thjeshtë për të pasur një ide, edhe pse jo 100% e sigurt, të llojit tonë të strukturës, është raporti në cm gjatësi dhe në perimetër të kyçit të dorës së majtë.
Burrë Grua
Më e madhe se 10.4 = linjë e gjatë Më e madhe se 10.9= linjë e gjatë
10.4-9.6= linjë normale 10.9-9.9= linjë normale
Më pak se 9.6= linjë e shkurtër Më pak se 9.9= linjë e shkurtër
Tab 10.1 struktura trupore në bazë të raportit gjatësi dhe perimetër të pulsit dominues.
Është e qartë se, është e pamundur të përcaktosh një peshë formë pa njohur më përpara strukuturën skeletike, dhe mbi të gjitha masën muskulare.
Kështu që, është e rëndësishme të njohim situatën personale të subjektit nëpërmjet një studimi të kujdeshsëm antropometrik.
Për të llogaritur peshën ideale, ekzistojnë edhe raportet e mëposhtme:
1. Formula Broko
Mashkull= gjatësia në cm-100
Femër= gjatësia në cm-105
2. Van De Vael
Burrë= 50+( gjatësi në cm -150)x 0.75
Grua = 50 + (gjatësi në cm -150 ) x 0.65
3. Berthaem mosha
P. I= 0.8 x (gjatësi në cm-100)+ 2
4. Lorenz
(gjatësi në cm -150)
P.I burrë = gjatësi në cm -100 – 4 (gjatësi në cm -150) -3.5
P.I grua = gjatësi në cm -100 – 2
5. Medikomp
masa jo dhjamore( muskuj+ kocka+ organe të brendshme)
1-(% dhjami ideal) 100
6. Kref dhe Hersschber
P.I burrë= gjatësi -100+ moshë/10
P.I grua= gjatësi -100+ x 0.85 moshë/10
7. Life Insurance Company
P.I. = 50+0.75 x (gjatësi -150)
8. Bornhardt
Gjatësi x perimetri kraharor i mesëm
9. Perrault
Mosha-20 P.I. gjatësia -100 – 4
P.I = pesha ideale
Në rastin e grave vlera do të shumëfishohet për 0.9
Paraqitja e këtyre formulave shërben, përveç njohjes së tyre , edhe për të theksuar se nuk mund të arrijmë në konkluzione pa marrë parasysh edhe parametra të tjerë të rëndësishme.
Në fakt mjafton që I njëjti person të aplikojë këtë formulë dhe do të vërë re se nuk do të ketë si rezultat të njejtën peshë ideale.
Për të kuptuar përse ndodh një gjeë e tillë, duke filluar nga formula nr. 5 nuk merr parasysh llojin e strukurës së individit ( me të njejtën gjatësi një strukturë kockore e mbushur sigurisht do të peshojë më shumë) si edhe ndërtimin trupor ndërmjet dhjamit dhe muskulit. Për të njejtën peshë trupore, në fakt inidividi i cili ka më shumë muskuj do të ketë një konsumim energjitik më të lartë sesa ai që ka më shumë dhjamë ( indet muskulare janë biologjikisht më aktivë se ai dhjamor) . pra është logjike që në momentin e përcaktimit të peshës ideale duhet të kërkojmë një peshë që ka parasysh komponentin muskular dhe karakteristikat e kockave.
Nuk është e vështirë të gjendesh në situaten ku në kërkimin e mundshëm të humbjes së peshës, të arrihet një dobësim i performancës/aktivitetit me një gjendje sëmundjeje ( të vjella, ftohtë, demotivim, etj) shpesh humbja e peshës arrihet me dieta shumë ipokalorike, të cilat kanë një efekt të :
· Pakësojnë metabolizmin bazal; pra në një farë mënyre janë të vetlimituara në lidhje me aftësinë e konsumimit të kalorive;
· Shkaktojnë humbjen e një mase muskulare, shoqëruar me uljen e rendimentit fizik;
10.2 Përbërja trupore
Para se të analizojmë parametrin e përbërjes trupore, është e nevojshme të përmendim edhe parametra që nevojiten për të përcaktuar tipologjinë fizike dhe gjendjen e formës së subjektit. Mund të përmendim B.M.I (Body Mass Index). Ky parametër vendos në lidhje raportin peshë dhe gjatësi shprehur në metra kuadratë dhe prezantohet nga formula në vazhdim:
Pasha në kg
B.M.I = Gjatësi në metra kuadratë
Në bazë të kësaj formule, tabela e referimit paraqet të dhënat e mëposhtme
BMI
Më pak se 16.00 Shumë nënpeshë
Nga 16.00 deri 16.99 Nënpeshë i moderuar
Nga 17.00 deri në 18.49 Lehtësisht nënpeshë
Nga 18.50deri në 24.99 Peshënormale
Nga 25,00 deri në 29.99 Mbipeshë
Nga 30,00 deri në 34.99 Lehtësisht obez
Nga 35,00 deri në 39.99 Obezitet i mesëm
40,00 e sipër Obezitet i rëndë
Megjithëse ky parametër është vendosur dhe njohur në nivele ndërkombëtare, është tashmë e njohur se edhe një herë pesha e përgjithshme nuk mund të jetë tregues definitive e gjendjes së formës, nëse nuk i referohemi edhe analizës cilësore ( dhjam dhe muskuj).
Megjithatë duhet të theksojmë se ka një lidhje statistikore ndërmjet rritjes së BMI dhe patoligjive të varura nga rritja e peshës (kryesisht vdekjet e shkaktuara nga probleme kardiovaskulare).
Pasi të kemi përcaktuar mbipeshën, një parametër tjetër, të cilin duhet ta kemi në konsideratë është raporti ndërmjet perimetrit të belit dhe të vitheve.
PERIMETËR BELI/ PERIMETËR VITHEVE
Në bazë të këtij raporti është e mundur të përcaktojmë shpërndarjen e dhjamit duke vlerësuar nëse lloji i akumulimit është i tipit android ose ginoid.
BURRA
GINOID >0- 0.34
NORMA 0.95-0.99
ANDROID <1
GRA
GINOID Deri 0.78
NORMA 0.79-0.84
ANDROID <0.85
Nëse perimetri i belit është më i madh se ai i vitheve (android) ndodhemi para situatës së akumulimit të dhjamit tipike mashkullore ( edhe pse shfaqet në disa gra) me gjymtyrë të thata. Është një lloj mbipeshe me rrisk shumë të lartë kardiovaskular, shpesh e lidhur edhe me problem diabeti.Kur perimetri i vitheve është më i madh se ai i belit (ginoid) subjekti ka një mbipeshë tipike femërore, e lidhur me probleme qarkulluese periferike venale;
Shpesh hasen edhe probleme hormonale për shkak të estrogjenit dhe progesteronit; situata është tipike për të favorizuar celulitin.
Duhet të nënvizohet raporti ndërmjet perimetrit të belit dhe problemeve kardiovaskulare. Limiti mimimum standart referimi është 102 cm për meshkujt dhe 92 cm për gratë.
Rreziku I sëmundjeve* në lidhje me subjektet me peshë trupore dhe perimetër abdominale ( bark) **
Klasa obeziteti
BMI (kg/m2)
Burrë < 102 cm
Grua < 90 cm
>102 cm
>90 cm
Perimetri abdominal dhe rreziku i lidhur me sëmundjet. *Rrezik për semundje diabeti i tipit 2, hipertension dhe kardiopati ishemike. ** Një perimetër abdominal i rritur mund të diktojë një risk më të lartë edhe për subjektet me një peshë normale. Është logjike se një nutricionist modern, në kërkimin e një saktësie makssimale, duhet të kërkojë përcaktimin e përqindjes së dhjamit ( pra edhe masës së dobët si kocka, muskuj) nëpërmjet metodave të ndryshme, si më poshtë:
· Plikometri;
· Impedensiometria;
· Infraroza;
· Rezonanca magnetike nukleare dhe tomografike kompjuterike;
Këto metoda, shfrytëzojnë teknika të ndryshme, dhe arrijnë të përcaktojnë sasinë e dhjamit trupor të pranishëm në trupin njerëzor.
error: Nuk lejohet kopjimi!