Pesë ushqime që nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj

Pesë ushqime që nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj

Të kujdesemi për shëndetin është ajo që ne duam më së shumti, por që për shak të angazhimeve të ndyshme kjo gjë sikur anashkalohet deri diku.

Ja cilat janë pesë ushqimet të cilat nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj.

Kosi me pak yndyrë

Kosi me pak yndyrë është një produkt i mirë probiotik, i cili është i pajisur me proteina dhe kalcium.  Ky kos mund të zevëndësojë majonezën në sallatë si dhe  mund të konsumohet me fruta me oriz me bukë dhe me perime të freskëta.

Veza

 Përmban elementë ushqyes si: vitaminë D, A, hekur dhe zink. Nëse ju nuk konsumoni vezë humbisni pikërisht këto elemente. Nëse vuani nga zemra mund të konsumoni 2 deri 4 kokra vezë në javë, ndërsa nëse keni një shendet normal, një kokër në ditë është e rekomandueshme

Perimet

Perimet si qepa spinaqi, brokoli, speci, mashurka domatja, bamjet e të tjera nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj. Ato janë tepër ushqyese dhe përmbajnë vitaminën C, E, K, A, B2, B6, si dhe minerale si calcium, bakër, fibra, zink, kalium.  Përzierja e tyre me oriz është kombinimi i duhur.

Pula dhe peshku

Këto dy lloje mishi janë të lehta dhe të pasura me proteina dhe omega 3. Yndyra që përmbajnë ata është yndyrë e lehtë dhe nuk është e dëmshme për shënedtin. Konsumojini 2-3 herë në javë sepse janë ushqime të shëndetshme për trurin dhe zemrën

Frutat e pyllit

Janë fruta me sasi të pakët sheqeri dhe kanë përmbajte të lëndëve aktive.

Përmbajnë vitamin, minerale dhe antioksidantë.

error: Nuk lejohet kopjimi!