Përse ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme në fëmijëri?

Përse ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme në fëmijëri?

Obeziteti te fëmijët
Ushqyerja e dobët mund të çojë në një sërë problemesh te fëmijët, duke përfshirë shtimin në peshë dhe obezitetin. Obeziteti i fëmijërisë mund të jetë një shkak për shumë probleme shëndetësore përfshirë tipin 2 të diabetit deri në sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD). Eshtë esenciale t’i siguroni fëmijëve ushqyerjen e duhur dhe të ndihmoni ata të stabilizojë zakone të mira ushqimore që do të zgjasin përjetë.

Përse ne hamë?
Ashtu si makinat kanë nevojë për benzinë, njerëzit kanë nevojë për energji gjithashtu, por ne e marrim energjinë nga ushqimi.

Përse ushqyerja është e rëndësishme në fëmijëri?
Fëmijët po rriten dhe kanë nevojë për një ushqyerje të mirë për të formuar trupa të fortë por nuk kanë nevojë për kalori boshe që gjenden në ushqime fast-foodi, soda apo ushqime yndyrore. Të lexoni etiketat do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje më të mira për ushqimin të cilat do konsumoni.

Fakte të shpejta:
-Nëse jeni mbipeshë që fëmijë me shumë gjasa do të jeni mbipeshë edhe si i rritur
-Obeziteti mund të reduktojë jetëgjatësinë me 22%-që është rreth 15 vite.
-Të jesh mbipeshë mund të rrisë problemet me frymëmarrjen si apnea e gjumit.
-Të jesh mbipeshë do të thotë një rrezik më i lartë për sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike(NAFLD) ku mëlçia dëmtohet nga përpunimi i yndyrës së tepërt.
-Të jesh mbi-peshë mund ta bëjë aktivitetin fizik më të vështirë, kështu që është më e vështirë të humbësh peshë përgjatë ditëve.

Balancimi i kalorive:
Një pjesë e balancimit të kalorive është që të konsumoni ushqime që sigurojnë ushqyerje të mjaftueshme dhe një numër të konsiderueshëm kalorish. Ju mund të ndihmoni fëmijët të mësojnë se si të jenë të kujdesshëm me zakonet ushqimore dhe të shohin për mënyra të ndryshme për të konsumuar receta të shëndetshme dhe për të reduktuar tundimet e pasura me kalori.

Nuk ka një sekret për një ushqyerje të shëndetshme. Për të ndihmuar fëmijët dhe familjen tuaj për të zhvilluar një mënyrë të shëndetshme ushqyerjeje:
-Konsumoni shumë perime, fruta dhe produkte me drithëra të plota.
-Përfshini në dietën tuaj produkte bulmeti ose qumësht me yndyrë të ulët ose pa yndyrë.
-Zgjidhni mishra të butë, peshk, thjerrëa ose fasule për proteina.
-Shërbeni porcione me masë të arsyeshme.
-Inkurajoni familjen tuaj të pijë shumë ujë.
-Limitoni pije të ëmbëlsuara me sheqer.
-Limitoni konsumin e sheqerit dhe yndyrnat e ngopura.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!