Përse një laborator gjerman po rrit domate në urinë?

Përse një laborator gjerman po rrit domate në urinë?

Një rezervuar peshku plot me urinë është gjëja e parë që sheh kur hyn në zyrën e Jens Hauslage, në agjensinë hapësinore gjermane,DLR afër Cologne. I ulur në tavolinën e tij, i rrethuar nga libra, statistika dhe kërkime shkencore. Të ngritura nga qendra e rezervuarit janë dy kolona cilindrike plastike transparente-rreth 1 metër gjatësi. Të përhapura në majën e cdo tubi, janë bimët e shëndetshme me plot gjethe të domateve, madje dhe disa domate të kuqe të shndritshme.


-Djersë e ricikluar
Eshtë e vështirë të besohet që domatet në zyrën e Hauslage nuk janë më të shijshmet. Bimët janë të bëra posacërisht për t’u rritur në hapësirë. Ky tank eksperimental i urinës, gypave dhe bimëve është prototipi origjinal i një sateliti të disenjuar për të provuar që domatet mund të kultivohen në mënyrë të suksseshme në Mars dhe Hënë. Tani, pothuajse të gjitha ushqimet në “International Space Station (ISS)”janë të ngarkuara nga anije nga Toka. Përjashtimi i vetëm janë sallata jeshile dhe gjethet e lakrës që astronautët e kanë menaxhuar t’i rrisin në solucione hidroponike. Shumica e ujit në bordin e ISS, vjen nga urina e astronautëve. Mbetjet e lëngshme nga larja, djersa dhe tualeti janë pothuajse të riciklueshme duke përdorur një sistemi procesimi kompleks. Urina e sotshme, kafeja e së nesërmes. Por nqs përdorim kripërat e urinës së astronautëve për të rritur ushqim? Nëse njerëzit do të jetojnë periudha të gjata në Hënë apo Mars, ju duhet një burim i qëndrueshëm furnizimi ushqimor. Në laboratorin e tij, ka shumë urinë përrerth-në mjete, gypa etj. Shumica e urinës është artificiale- e përzier kështu që shkencëtarët të kuptojnë përbërje e saktë kimike për eksperimentët e tyre-por një pjesë vjen dhe nga njerëz vullnetarë. Muret janë të veshura me gypa plastike gri, të ngjitura me kuti plastike të mbushura me urinë artificiale. Në qendër të dhomës, gypat më të mëdhenj të ngjyrosur terrakotë ngrihen fucitë plastike të urinës. “Kolonat më të vogla mund të mbajnë urinën e një personi për një ditë”-shpjegon Hauslage. “Kolonat e mëdha mbajnë urinën e 4-6 njerëzve. Secila prej këtyre kolonave është e paketuar me gurë pumikë-llavë e ngurtësuar e mbushur me gropa-shtëpia e shumë bakterieve.

Këto mikrobe ushqehen në urinën e derdhur nëpërmjet tubave, disa bakterie konvertojnë amoniakun në nitrite dhe të tjerë e konvertojnë në kripëra nitrati-pleh. Ky është një version i kontrolluar laboratorik i ciklit të azotit që ndodh natyrshëm në tokë dhe ciklin e ujit. Si urina, ky sistem biologjik mund të përdoret për të përpunuar mbetjet ushqimore apo gjethet e një bime. Konsiderojeni veten sikur gjendeni në një dhomë të mbushur me galone urine, pa erë. “Degradimi i urinës në dioksid karboni dhe amoniak është me të vërtetë i shpejtë”-thotë Hauslage”-dhe bakteret në filterat tanë janë gjithashtu”. Duke zhvilluar teknologjinë në laborator, skuadra e shkencës së DLR-së tani po e con në orbitë. Më vonë këtë vit, kjo agjensi hapësinore do të lancojë misionin Eu:cropis (akronimi qëndron diku për Euglena dhe kombinimin e rigjenerimit të prodhimit organik të ushqimit në hapësirë), një satelit cilindrik me një metër të gjerë që përmban dy serra miniaturë. E lancuar në një raketë “Space XFalcon 9”, sateliti do të orbitojë tokën duke mbajtur fara domateje, një rezervuar urinë sintetike dhe koloni bakteriesh. Anija do të rrotullohet për të stimuluar aktivitetin e Hënës për të parën serë. Pas 6 muajsh, shkalla e rrotullimit do të rritet për të stimuluar gravitetin marsian kur të sillet sera e dytë. Fillimisht oksigjeni do të prodhohet nga një koloni algash jeshile-Euglena nga akronimi-megjithëse bimët e domates do të prodhojnë më shumë oksigjen se dioksidi i karbonit.”Pas lancimit, do të rrotullojmë satelitin dhe të ujisim sistemin”-thotë Hauslage. “Domatet do të mbijnë dhe ne do të ushqejmë sistemin e urinë për të prodhuar domatet”. Bimët do të monitorohen me kujdes me 16 kamera, me të dhëna që do të dërgohen në Tokë 4 herë në ditë. Megjithëse kjo nuk është hera e parë që domatet kanë udhëtuar në hapësirë, ky është sateliti i parë i dedikuar ndaj rritjes së bimëve në një sistem të mbyllur. Nëse provat e misionit janë të suksesshme, kjo mund të sigurojë një mënyrë për të rritur bimët në një botë tjetër.

Por nqs përdorim produktin tjetër të mbetjeve: fece-t? Në “The Martian”, shohim Matt Damon duke jetuar me patate në Mars, të kultivuar në një tokë të mbetjeve. Aktualisht mbetjet solide në ISS janë të paketuara në anijet e furnizimit për t’u djegur në atmosferën e Tokës.
“Për mua si shkencëtar, fecet nuk janë aq të arta sa urina” thotë Hauslage, “por përmbajnë shumë kalium i cili na duhet për një pleh të mirë”. Mëgjithatë, patogjenet e rrezikshëm që gjenden në këto mbetje solide kërkojnë trajtim dhe përpunim të kujdesshëm. Megjithatë, me shumë gjasa në një koloni të ardhshme në Hënë apo Mars, asgjë nuk do të hidhet tutje-gjithcka do të ketë nevojë të riciklohet. Dhe ushqyerja e dhjetëra kolonistëve në një botë të largët do të jetë një sfidë.
“Do ju duhen shumë kalori, kështu që duhet të prodhoni shumë patate, kastraveca, domate dhe do ju duhet proteina dhe yndyrna”-thotë Hauslage. Grupi i fundit i ushqimit është një sfidë e vecantë, por kjo skuadër është tashmë në cështje: “Ne kemi gjithashtu një eksperiment që prodhon yndyrë me solucione algash duke përdorur ujin e urinës.”

error: Nuk lejohet kopjimi!