Përmbledhje e punës dhe arritjeve të bëra në vitin 2018

Përmbledhje e punës dhe arritjeve të bëra në vitin 2018

 

Përmbledhje e vitit 2018

Gëzuar festat nga Anila Kalleshi dhe ALMA Albanian Lifestyle Medicine Association .

Viti 2018 ka qenë një vit mjaft pozitiv. intensiv dhe i pasur me evente dhe iniciativa mjaft tē rëndësishme për karrierën time profesionale .

▶️ Një sërë projektesh mbi kequshqyerjen në disa nga shkollat e njohura në kryeqytet si: Gjimnazi Petro Nini Luarasi, Edith Durham, Asim Vokshi, Gustav Mayer, Turgut Ozal, Ylber, Shkolla e Kuqe, Universiteti Europian i Tiranës, etj.

➡️ Gjatë këtij viti kam qenë e ftuar në 172 emisione televizive dhe 48 emisione radiofonike.

➡️ 154 artikuj në revista e gazeta dhe 187 artikuj në portale të ndryshme.

▶️Studime

– 2017- 2018 në Universitetin Aldo Moro në Bari Departamenti Nazionale Scienze dello Stile di Vita ka filluar studimet në “Corso di Perfezionamento in Esperto in Stile di Vita over 60 “

-Qershor 2018 në Harvard Medical School –
“Lifestyle Medicine Tools for promoting Healthy Changes
-Universiteti i Arizones – Kolegji i Mjekesise ne Tucson – Lifestyle Medicine 2018

-Dhjetor 2018 titulli “Doctor of Public Health “

➡️ Pjesêmarrje në Konferenca e Kongrese:

-Qershor 2018 Në J.W. Marriot në Boston Lifestyle Medicine 2018

-Tetor 2018 kam qene pjesëmarrese ne Konferencen e Lifestyle Medicine ne Indianapolis ne U.S.A ku kam qene perkrah emrave me tê shquar tê nutricionit boteror si: Dean Ornish, Michael Greger, Caldwell Esseltyn, T. Colin Campbell, Hans Diehl, Edward M Phillips, Jon Paul Crimi,etj.

➡️ Gjatë 2018 kam qenë pjesë e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare:

8 Mars 2018 redaksia e Gazetes “Presheva Jone” e shpall Anila Kalleshin “Personaliteti i Vitit”.

2-3 Maj 2018 në hotelin Carlo IV në Pragë u nderua me trofenë “Pinnancles: dhe “Inspirational Company”.

7 Dhjetor 2018 ne hotel Mac Albania ne Tirane u nderua me titullin “Zonjat qe bene Shqipërinë nga Albanian Exellence.

22 Dhjetor 2018 United Nations University for Global Peace Anila Kalleshi nderohet me Golden Award of Human Exellence Award,

24 Dhjetor 2018 Live Style Albania e nderoi me trofenë Çmimi i Ekselencës Awards Business Trend Albania & Kosova 2018 në Tiranë.

25 Dhjetor 2018 Gazeta Telegraf e shpall “ Femra e vitit 2018”

Është anëtare jurie e çmimeve ndërkombëtare Steeve Awards me qendër në New York në vitet 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018.

➡️ Doli në shtyp libri libri me 2 autorë bashkëpunim me Proff. Dott Luigi Maselli- “Stili i jetesës dhe ushqyerja korrekte” si dhe “Receta të shëndetshme me smoothie”

▶️ 24 Dhjetor doli revista e pare dhe e vetme online mbi lifestyle medicine “Lifestyle Medicine.al”

➡️ ALMA Albanian Lifestyle Medicine Association ku unë jam Presidente e saj ka organizuar mjaft aktivitete dhe evente të rëndësishme si:

▶️ Arritje e jashtezakonshme e Albanian Lifestyle Medicine Association Në Konferencen e Lifestyle Medicine e zhvilluar ne Indianapolis . Zyrtarisht ALMA eshte anetare e Global Alliance of Lifestyle Medicine. Po kështu zgjidhem Senior Director of Communications e Mediterranean Society of Lifestyle Medicine.

Ceremonia e çertifikimit të mjekëve shqiptarë si anëtarë të shoqatës, ceremoni kjo që u zhvillua në shtator të 2018 Në ambientet e hotel Mondial.

Me bashkëpunimin e Bashkisë të Tiranës, stafit të mjekëve italianë të Italian Lifestyle Medicine ILMA dhe mjekëve shqiptarë të Albanian Lifestyle Medicine ALMA pranë Kodrave të Liqenit Artificial zhvilluam depistime falas lidhur me stilin e jetesës dhe sëmundjet kronike.

Bashkepunim i shkëlqyer me studentët e Gjimnazit Petro Nini Luarasi dhe nxënësit e shkolles Edith Durham lidhur me ushqyerjen korrekte dhe ndryshimin e stilit te jeteses.

➡️ Një punē shumë e mirë është bërë me faqen time në Facebook:

-Anila Kalleshi Official ku faqja ka arritur njē numër shumë të mirë ndjekësish prej 376.000 ndjekësish të deklaruar dhe po kaq ndjekës që e ndjekin vazhdimisht me rigorozitet faqen time, por akoma nuk kanë vendosur t’i japin like të deklaruar.
-Anila Kalleshi Center me 43.291 followers
– Albanian Lifestyle Medicine Association me 1100 followers.

Faqet në Instagram me:

-Anila Kalleshi Official 376.000 followers
-Anila Kalleshi Center. 46.000 followers
-Albanian Lifestyle Medicine me 21.000 followers

Faleminderit miqtë e mi që më keni qëndruar shumë pranë.
Faleminderit bashkëpunëtorët e mi!
Falenderim special të gjitha mediave pêr mbështetjen.
Falenderim pafund Stafit të Anila Kalleshi’s Center. Jeni rë mrekullueshme !
Faleminderit stafit të ALMA Albanian Lifestyle Medicine Association.
Faleminderit klienteve te Anila Kalleshi’s Center që arritet te realizonit qëllimet e juaja në humbjen e peshês duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mija.
Faleminderit për cdo koment, pëlqim dhe fjalët e mrekullueshme që mê keni dhënë gjatê gjithë këtij viti.
Faleminderit familjes time të mrekullueshme – bashkëshortit tim që ka qenë gjithmonë përkrahes i iniciativave tê mija.
Faleminderit Frankli – djalit tim i cili më ka suportuar për mungesen e prezencës time afêr.
Faleminderit prinderit e mi të mrekullueshem.
Faleminderit tē gjitheve!

Ju uroj nga zemra të gjithëve që 2019 -ta të jetē një vit sa më i mbarë i mbushur me gjëra të mrekullueshme, sa mē larg njerëzve negativë e qëllime dashakeqëse,. Le të rrethohemi me pozitivitet e vlera.

Gëzuar Krishtëlindjet e Vitin e Ri 2019!
– Anila –

error: Nuk lejohet kopjimi!