Përkujdesja e gjendrës tiroide.

Përkujdesja e gjendrës tiroide.

 

Sëmundjet e gjendrës tiroide janë shumë të vështira për t’u trajtuar dhe sidomos kur ato shfaqen në periudhën e fëmijërisë apo dhe gjatë shtatzanisë.

Sëmundjet e tiroides nëse nuk diagnostikohen në kohë dhe nëse nuk mjekohen në momentin e duhur, përbëjnë një kërcënim serioz të jetës së këtyre të sëmurëve.

Kjo pasi agravimi i sëmundjes kalon në forma të rënduara, duke lënë pasoja serioze në shëndet, prandaj është shumë e rëndësishme të kryhen kontrollet dhe ekzaminimet herë pas herë.

Për të sëmurët këshillë e vlefshme është të shkojnë në kohë tek mjeku mos të neglizhojnë analizat që i kërkohen, të marrin rregullisht mjekimet dhe mbi të gjitha të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun e lartë që mbartin këto sëmundje

Cilat janë ekzaminimet që mund të ndihmojnë pacientin që të zbulojë në kohë sëmundje që prekin tiroidet?

Për të diagnostikuar sëmundjen e tiroides kërkohen disa ekzaminime të thjeshta si ekografi, analiza hormonale, shintigrafi, etj.

Në varësi të problemit të shfaqur rekomandohet edhe analiza apo ekzaminimi përkatës. Kështu në rastet kur analizat vënë në dukje se tiroidi ka aktivitet të ulët, rekomandohen analiza për të gjetur antitrupat që sulmojnë gjendrën.

Ndërkohë që në rastet kur rezulton se tiroidi ka aktivitet të lartë, zakonisht bëhet një shintigrafi (ekzaminim ku përdoret jodi radioaktiv) me kusht që pacienti të mos jetë grua shtatzënë apo që ushqen me gji fëmijën.

Kur zbulohen nyjëza, në tiroid mund të nevojitet biopsia për t’u siguruar që nuk bëhet fjalë për masa malinje.

Trajtimi mjekësor që pacienti duhet të ndjekë rekomandohet të merret vetëm pasi të ketë kryer vizitën tek mjeku specialist, i cili është përgjegjës për ndjekjen e trajtimeve efikase tek pacienti në varësi të komplikacionit të shfaqur.

error: Nuk lejohet kopjimi!