Përfitimet që sjell në shëndet minerali i zinkut…ushqimet ku gjendet

Përfitimet që sjell në shëndet minerali i zinkut…ushqimet ku gjendet

Zinku është një nga nutrientët e rëndësishëm për qindra procese në trup. Eshtë përllogaritur që rreth 25% e popullsisë në botë ka mungesë të zinkut. Nëse doni hormone të shëndetshme, një sistem imunitar të fortë, dhe inde të shëndetshme, absolutisht duhet të siguroheni që nivelet e zinkut janë  optimale.
Benefitet e optimizimit të niveleve tuaja të zinkut janë të mëdha. Zinku është i përfshirë në shumë procese qe nga modulimi i i sistemit imunitar për të mbështetur prodhimin e shëndetshëm të hormoneve. Janë shumë procese  thelbësore që duhen mbështetur nëse doni që të keni një shëndet optimal.

Rrit imunitetin
Zinku modulon sistemin imunitar duke balancuar TH-1 dhe TH-2, degë të sistemit imunitar. Kjo është e rëndësishme për koordinimin e sistemit imunitar në raste të balancimit jo-të duhur si auto-imuniteti dhe kanceri. Zinku gjithashtu ndihmon një proteinë të quajtur interferon alfa të citokinës njerëzore që është përgjegjëse për frenimin e replikimit të viruseve brenda trupit.

Redukton inflamacionin

Një përgjigje imunitare e pabalancuar është një nga shkaqet kryesore të inflamacionit kronik. Duke ndihmuar në balancimin dhe koordinimin e sistemit imunitar, zinku gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacionit në shumë njerëz.  Zinku luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e një prej antioksidantëve më të rëndësishëm në trup, superoksid dismutazës (SOD). SOD mbron gjenet nga dëmtimi, ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe ndihmon më tej sistemin imunitar duke mbrojtur kundër infeksionit viral.

Anti-kancerogjen

Eshtë një pasojë natyrale që duke reduktuar inflamacionin dhe duke përmirësuar kordinimin imun, zinku gjithashtu përmirëson aftësinë e trupit për të luftuar qelizat kancerogjene. Përvec kësaj, zinku luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e shprehjes së gjenit P53. Ky i fundit luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e ciklit të ndarjes së qelizave dhe parandalimin e rritjes kanceroze.
Stresi kronik oksidativ mund të shkaktojë dëmtim në gjenin P53 që e bën atë të padobishëm dhe çon në një paaftësi për të mbrojtur stabilitetin gjenomik. Në mënyrë që të jetë aktiv, p53 ka nevojë të lidhë zinkun ndërsa metale të tjera të tilla si bakri mund të zhvendosin zinkun që çon në shpalosjen e p53. Nivelet e ulëta të zinkut ose bakri i tepërt dhe metalet e tjera të rënda si plumbi, alumini, kadmiumi dhe merkuri mund të dëmtojnë proteinën p53. Kjo është arsyeja pse është i rëndësishëm testimi i niveleve të zinkut rregullisht.

Arsye të mungesës së zinkut
Përpara se të na shkojë në mendje për të përdorur suplemente të zinkut ose të konsumojmë ushqime të pasura me zink, duhet të kuptojmë cfarë e shkakton mungesën e zinkut. Adresimi i këtyre faktorëve, do të bëjë që të përfitoni benefite nga zinku.

1. Zorrët poroze dhe tretja e dobët

Një nga shkaqet e niveleve të dobëta të zinkut në trupin tuaj, është sepse nuk po e tresni ushqimin aq mirë sa duhet. Nëse keni zorrë poroze ose prodhim të dobët të acidit të stomakut, me shumë gjasa keni mangësi të disa nutrientëve.  Zinku është i rëndësishëm për shërimin e zorrëve. Kështu që nqs keni mungesë të tij, vazhdon një cikël i ngushtë inflamacioni dhe rreshtimi i zorrëve nuk shërohet kurrë.

2.Mjekimet

Mjekimet që dëmtojnë zorrën ose ndalojnë prodhimin e acidit të stomakut janë një tjetër pikë për t’u përmendur. Shumë prej mjekëve që i përshkruajnë nuk janë të familjarizuar me efektet afatgjatë  të këtyre mjekimeve dhe se si cojnë në mungesë të nutrientëve kryesore  që shkaktojnë probleme shëndetësore.

3. Dieta e dobët dhe balanca jo e duhur e sheqerit në gjak

Nëse nuk po konsumoni sa duhet ushqime të pasura me nutrientë dhe në vend të këtyre po mbështeteni në ushqimet e përpunuara, me shumë gjasa keni mungesë të nutrientëve të ndryshëm. Të konsumoni ushqime të pasura me zink dhe balancimi i sheqerit në gjak, janë strategji të mira për t’u siguruar që të mbani nivele adeakuate të nutrientëve si zinku.  Së fundmi, konsumimi i shumë drithërave, arrive dhe ushqimeve që përmbajnë acide fitoike mund të zhduke shumë shpejt rezervat e zinkut në trup. Limitimi i këtyre ushqimeve është tepër i rëndësishëm.

4. Stresi kronik

Zinku është i rëndësishëm për një sërë procesesh biologjike dhe stresi përshpejton funksionin biologjik. Gjatë kohëve kur niveli i stresit ngrihet, zinku përdoret në ritëm më të shpejtë, duke rritur nevojën tuaj dietike për zink.  Nëse po përjetoni sasi të larta të emocioneve si ankthi, kjo mund të vijë si pasojë e niveleve të ulëta të zinkut. Sigurisht që nutrientë të tjerë janë të përfshirë  si magnezi dhe vitaminat B-komplekse.

5. Ekspozimi ndaj toksinave

Ekspozimi ndaj toksinave si pesticidet dhe metalet e rënda në mjedis mund të ndërhyjnë me absorbimin e zinkut dhe rritjen e stresit brenda trupit. Kjo pakëson nivelet e zinkut duke rritur në të njëjtën kohë nevojën tuaj për zink, jo një kombinim i mirë. Gjithashtu konsumimi i niveleve të larta të bakrit mund të cojë në cekuilibër të raportit bakër: zink. Kjo nuk është e pazakontë pasi bakri është një nënprodukt prodhues industrial dhe shpesh gjendet në sasi të larta në ujin e qytetit. Përvec kësaj, sasia e lartë e bakrit mund të vijë nga uji i pijshëm nga tubat e bakrit dhe femrat që kanë bakër IUD. Ushqime si drithërat, arrat dhe farat kanë përmbajtje të lartë të bakrit dhe përmbajnë acide fitoike që reduktojnë absorbimin e zinkut. Bakri dhe zinku punojnë kundër njëri-tjetrit për të rregulluar funksione të caktuara në trup. Duke pasur nivele të larta bakri në lidhje me zinkun mund të krijojë shumë probleme. Konsumoni një dietë të pastër, shëruese, të merrni një filtrim të mirë ujit dhe ulja e marrjes së ushqimeve të pasura me baker dhe rritja e marrjes së zinkut, të gjitha këto ndihmojnë në ribalancimin e kësaj shkalle.

Shenja të mungesës së zinkut
Pasi keni reflektuar në jetën tuaj të përditshme dhe duke parë nëse ndonjë nga shkaqet lidhet me ju, është e rëndësishme të vëzhgoni shëndetin tuaj për simptoma të zakonshme të mungesës së zinkut. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, rekomandohet të bëni një test për nivelet e zinkut.
-Imunitet i ulët
-Kanceri i gjoksit dhe i prostatës
-Memorie e dobët
-Infertilitet
-Grip i vazhdueshëm
-Humbje e pazakontë flokësh
-Procesi i ngadaltë i mendimit
-Njolla në thonj
-Humbja e shijes apo nuhatjes
-Probleme me sinuset dhe alergjitë
-Ekzema
-Humbje të oreksit
-Energji të ulët

Ushqime të pasura me zink
-Pula
-Arrat shqeme
-Fara shalqiri
-Bajame
-Spinaq
-Ashparag
-Mishi i kuq
-Farat e kungullit
-Salmoni
-Kakaoja

error: Nuk lejohet kopjimi!