Përfitimet e konsumimit tê çajit

Përfitimet e konsumimit tê çajit

33 benefitet e çajit
Çaji është një pije e rëndësishme mijëra-vjeçare dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme kulturore në shumë shtete të botës, si pjesë e ceremonive madhështore por edhe për të filluar revolucione. Por çaji nuk është vlerësuar vetëm për shijen e mirë dhe për paraqitjen botërore por edhe për shkak të një sërë benefiteve të tjera. Ja ku janë disa arsye pse duhet të shtoni një filxhan çaj në rutinën tuaj ditore.

Benefite në tërësi

Çaji mund të jetë beneficial për të gjithë trupin siç mund të shihni nga efektet e mrekullueshme.
Çaji përmban antioksidantë. Antioksidantët mund të ndihmojnë të parandaloni plakjen e parakohshme dhe të ndihmoni qelizat tuaja të rigjenerohen dhe të riparohen. Çajëra të të gjitha varieteteve përmbajnë nivele të polifenolëve të antioksidantëve që mund të ndihmojnë trupin tuaj të jetë më i shëndetshëm dhe disa studime tregojnë që mbajnë larg disa lloje kanceresh.

Çaji përmban më pak kafeinë se kafeja. Ndërkohë që janë disa benefite potenciale shëndetsore duke konsumuar sasi të moderuara të kafeinës, të pini në sasi të larta është keq për zemrën dhe organe të tjera. Çaji ju mban të hidratuar. Dituria konvecionale tregoi që pijet me kafeinë më shumë ju dehidratojnë sesa ju hidratojnë. Studimet kanë treguar që kafeina nuk bën dallim nëse ju konsumoni 5-6 gota në një kohë. Çaji në fakt ka treguar që mund të jetë më i shëndetshëm se uji në disa raste sepse ju mban të hidratuar duke ju siguruar antioksidantë.


Shëndeti mendor
Fuqizoni trurin dhe gjendjen mendore me këto benefite të cajit.

Çaji mund të krijojë një gjendje të qetë mendore. Studimet kanë treguar që që aminoacidet L-teaninë që gjenden në bimë alternojnë lidhjen e vëmendjes në tru dhe mund të demostrojnë efektë në valët e trurit. Më qartë e thjeshtë, caji mund të ndihmojë të relaksoheni dhe të përqëndroheni më shumë në përfundimin e detyrave.

Çaji ul shancet e të prekurit nga dëmtimet njohëse. Studimet në të rriturit japonezë të cilët kanë konsumuar të paktën 2 gota caj jeshil cdo ditë, tregoi që këto individë kanë përgjysmuar shanset e të prekurit nga dëmtimet njohëse.

Çaji ul nivelet e hormoneve të stresit. Caji i zi ka treguar që redukton efektet e një ngjarjeje stresuese. Pjesëmarrësit në një studim përjetuan të paktën 20% ulje të kortisolit, një hormone stresi, pasi pinë 4 gota caj cdo ditë për një muaj.

Çaji lehtëson irritimet, dhimbjet e kokës, tensionin dhe insominë. Çaji i kuq, gjithashtu i njohur si rooibos, origjinën e ka nga Afrika. Ka treguar që ka efekte qetësuese që ndihmojnë në reduktimin e irritimeve dhe inflamacioneve në trup.

Çaji shkakton një rritje të përkohshme në kujtesën e shkurtër. Nuk po ndiheni në formë sot? Provoni të pini pak caj. Kafeina që përmban mund të përmirësojë memorien tuaj, për të paktën disa orë.


Zemra dhe organe të tjera
Ndihmoni në mbrojtjen e zemrës dhe organeve me këto benefite që caji sjell.

Çaji mund të ndihmojë në reduktimin e një sulmi në zemër apo goditjeje. Caji ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut që shpesh shkaktojnë goditje në zemër apo sulme. Disa studime kanë treguar që njerëzit që pinë caj të zi ulnin në 70% rriskun e të pësuarit në sulm fatal në zemër.

Çaji mbron kockat tuaja. Ju nuk keni nevojë të vendosni qumësht në cajin tuaj për të ndihmuar kockat tuaja. Studimet kanë treguar që konsumues të rregullt të cajit kanë forcuar kockat e tyre më shumë se ata që nuk e pinë cajin. Shkencëtarët kanë teorizuar që mund të jetë një benefit i “phytochemicals” në caj.

Çaji mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve në zemër. Ndërkohë që shumë studime duhen për prova përfundimtar, është sugjeruar që konsumimi rregullisht i cajit jeshil dhe të zi con në një reduktim të konsiderueshëm të sëmundjeve të zemrës të lidhura me sulmet në zemër.

Çaji mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit. Një studim në Kinë tregoi që kombinimi i një diete të ulët në yndyrna dhe cajëra prodhonte një mesatare të 16% të rënies së kolesterolit të keq përgjatë 12 javëve në krahasim me një grup tjetër që thjesht përdorte një dietë të ulët në yndyrna. Nëse po mundoheni të merrni kolesterolin nën kontroll, provoni të shtoni pak caj në dietën tuaj për të parë nëse ndihmon.

Çaji ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Të pini vetëm një filxhan caj jeshil ose oolong në ditë, mund të reduktojë riskun e presionit të lartë të gjakut në 50% dhe ata që pinë më shumë mund ta reduktojnë akoma dhe më shumë, edhe nëse kanë faktorë rrisku.

Çaji ndihmon në tretje. Çaji është përdorur në Kinë për mijëra vite si një tretës pas-vaktit që mund t’ju ndihmojë në sajë të niveleve të lartë të tanineve që përmban.
Çaji ndihmon në pengimin e inflamacionit të zorrëve. Polifenolet në çajin e gjelbër kanë treguar se kanë një efekt në inflamimin e zorrëve të shkaktuara nga kushtet si Sindroma e Zorrëve të Irritueshme, duke u lejuar personave që vuajnë më shumë rehati nga një ilaç natyral.

Çaji mund të reduktojë ngërcet e stomakut. Vetitë e cajit të kuq shkaktojnë që të sillet si një agjent anti-spasmodik dhe duke lejuar që të ndihmojë në lehtësimin e ngërceve të stomakut apo dhe dhimbjeve të barkut te foshnjat.
Fitnesi dhe paraqitja

Çaji jo vetëm që mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë por dhe të dukeni mirë.
Çaji ndihmon në mbrojtjen e buzëqeshjes suaj. Ai përmban fluoride dhe tanina, të dyja që ndihmojnë në reduktimin pllakëzave që formohen dhe prishjes së dhëmbëve. Kombinur me një regjim të higjenës së mirë dentare, kjo mund të ndihmojë të mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm për një kohë të gjatë.


Çaji nuk përmban kalori. Në vetvete nuk përmban kalori, vetëm nëse vendosni të shtoni ëmbëlsues ose qumësht në të, duke e bërë më të ëmbël, por mënyra me pak kalori mund të bëjë që të zgjoheni madje të humbni disa kile.

Çaji rrit metabolizmin tuaj. Një metabolizëm i ngadalshëm po ju mban larg e të humburit peshën që doni? Disa studime kanë sugjeruar që caji jeshil mund të jetë i aftë të rrisë punën e metabolizmit, duke ju lejuar të digjni të paktën 70-80 kalori në ditë. Ndoshta kjo shifër nuk ju duket e mjaftueshme, por me kalimin e kohës mund të rritet.

Çaji mund të ndihmojë lëkurën tuaj t’u thotë më në fund lamtumirë akneve. Antioksidantët në cajin jeshil mund të kenë një efekt te aknet, dhe në disa raste kanë treguar që janpin një zgjidhje me efektive dhe punojnë po aq mirë sa 4% e zgjidhjes së peroksidit benzoil.

Çaji mund të ndihmojë të mbani larg frymën e keqe. Një studim në “University of Chicago” ka sugjeruar që polifenolet në çaj mund të ndihmojnë në mbajtjen larg të bakterieve që shkaktojnë frymën e keqe.

Sëmundje
Hidhini një sy benefiteve të çajit të cilat mund të ndihmojnë në paradalimin e të sëmururit.
Çaji forcon mbrotjen e sistemit tuaj imunitar. Ju mund të pini një filxhan caj herës tjetër që i ftohti do të mbulojë zyrën tuaj. Një studim që krahasoi aktivitetin imunitar në konsumuesit e kafesë dhe ato të cajit, u pa që ishte më i lartë (deri në 5 herë) në ato që zgjidhnin cajin. Ndonëse nuk është garanci kundër të ftohtit, është e sigurt që nuk dëmton.

Çaji ju mbron kundër kancerit. Ndërkohë që debatohet për llojet e cajit që ndihmojnë, studimet e fundit kanë sugjeruar që mushkëritë, prostate dhe kanceri i gjirit kanë ulje të madhe kur konsumohet caj jeshil rregullisht. Përsëri, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të ndihmuar në parandalimin e kancerit, por të pini një filxhan caj në ditë mund të ketë patjetër benefite parandaluese.


Çaji ndihmon në parandalimin e artritit. Kërkimet kanë sugjeruar që femrat në moshë të plakur që pinë caj kanë rreth 60% më pak gjasa për të zhvilluar artrit reumatoid se ato që nuk pinë caj. Efekti i njëjtë nuk është matur në meshkujt në moshë, gjithsesi studimet shtesë mund të provojnë ndryshe.

Çaji mund të luftojë gripin. Çaji i zi mund të ndihmojë përpjekjet tuaja për të luftuar gripin si pjesëmarrësit në një studim të cilët morën ekstraktin e cajit të zi si gargarë dy herë në ditë dhe ishin më imunë nga virusi i gripi krahasuar me ato që nuk e bënë.

Çaji ndihmon në luftimin e infeksionit. Çaji përmban përbërje kimike të quajtura antigjene alkylamine të cilët sillen njësoj me disa qeliza tumoriale dhe bakterie, duke fuqizuar përgjigjen imunitare të trupit tuaj. Gjithashtu ka treguar që ka efekt në disa infeksione të rënda si sepsis.

Çaji mund të reduktojë rrezikun e sëmundjes Parkinson. Studime të reja kanë sugjeruar që konsumimi i rregullt i cajit mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit për të mos zhvilluar një crregullim neurologjik.


Çaji mund të parandalojë helmimin nga ushqimi. Catechin, një nga përbërësit e gjendur te caji jeshil ka treguar që në mënyrë efektive vret bakteriet që shkaktojnë helmimin nga ushqimi dhe minimizojnë efektet e toksinave që janë prodhuar nga këto bakterie.
Çaji mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit. Janë disa prova që sugjerojnë që caji jeshil mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për marrjen e tipit 2 të diabetit, megjithëse duhen akoma shumë studime për ta vërtetuar tërësisht.

Çaji mund të ulë sheqerin në gjak. Çaji përmban catechin dhe polisakaride që kanë demostruar të kenë një efekt të dukshëm në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Çaji mund të parandalojë dëmtimin nga hekuri. Ata që vuajnë nga crregullime të hekurit si haemokromatosis mund të marrin ndihmë duke pirë caj, i cili përmban tanine që limitojnë sasinë e hekurit që trupi mund të absorbojë.
Nëse keni pak ftohtë, të pini caj të zi me limoni mund të ndihmojë të pastroheni nga dyndja e shumtë që po ju bezdis. Thjesht sigurohuni që trupi juaj të mos bëhet i varur nga trajtimi.

error: Nuk lejohet kopjimi!