PËRCAKTIMI I USHQYERJES TË SHËNDETSHME

PËRCAKTIMI I USHQYERJES TË SHËNDETSHME

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Mëngjes për mëngjes, ne qëndrojmë pëpara pakove të kornflekseve, duke lexuar……“RDA”, një mëngjes i cili përfshin thiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe të gjitha së bashku me reklamat e zgjuara, na sigurojnë neve një dietë të mirëbalancuar që na jep neve çdo gjë për të cilën kemi nevojë. Kjo, gjithsesi është gënjeshtra më e madhe për kujdesin shëndetësor, një besim i bazuar në një informacion të gabuar dhe një keqkuptim i plotë i natyrës së trupit njerëzor.
Njerëzimi si një makinë
Shumë vite më parë, paraardhësit tanë kanë shpenzuar shumë energji duke qënë gjuetarë . Koncepti i trupit si makinë është një produkt i filozofëve Newton dhe Dekarti, të cilët kanë parashikuar një univers orë pune dhe një njeri si makinë e të menduarit.
Dieta me të cilën punonjësit industrialist janë ushqyer, konsistonte në yndyrna, sheqerna, dhe miell i rafinuar. Biskota ose keku ishtë ushqimi i përditshëm. Mielli ishte i rafinuar , sheqernat e rafinuar dhe yndyrnat e ngopura, nuk do të prisheshin. Këto ushqime të lira, që siguronin energji, ishin konsideruar si “energji” në të njëjtën mënyrë sikundër makinat kanë nevojë për gaz. Dhe jo çuditërisht, shëndeti në atë periudhë u përkeqësua. Rreth viteve 1900, njerëzit filluan që të ishin më të vegjël sesa në gjeneratën e re. Kjo solli zbulimin e proteinave – faktori që ndodhet tek ushqimi dhe që ndihmon për rritjen, sheqerin për energji dhe proteinat për muskujt. Me këtë koncept lindi “Dieta Perëndimore” që përfshinte sasira të larta të sheqernave, yndyrnave dhe proteinave.
Njerëzit në ato kohë vuanin nga sëmundja klasike e mungesës së vitaminave siç është ekzema dhe rakitizmi të cilat u shëruan ne zbulimin e vitaminave të reja. Rëndësia e vitaminave filloi të bëhej e njohur, por të gjithë këto ushqyes jetësor ishin akoma duke u marrë në mënyrë mekanike. Ajo çka çdo njeri kishte nevojë ishte një lejim ditor i rekomandueshëm të çdo ushqyesi, një nivel që konsiderohet që të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur trupin ndaj sëmundjeve. Sipas Dr. Jeffrey Bland, një biokimist ushqimor, sasitë e rekomanduara ditore nuk kanë absolutisht asnjë rëndësi për vlerësimin individual ushqyes. Ato janë standarte të identitetit për të përmbushur nevojat e prakticitetit të të gjithë njerëzve të shëndetshëm, për të parandaluar çrregullimet ushqimore.
Ushqimet, genet, mjedisi dhe sëmundja
Trupi juaj është i kompozuar plotësisht nga molekulat që vijnë nga ushqimet. Gjatë gjithë jetës ju do të hani 100.000 ton ushqime, që janë thyer nëpërmjet sekrecioneve të pasura me enzima në traktin e tretjes në një normë në rreth 10/4 në ditë. Makro-ushqyesit (yndyrnat, proteinat, karbohidratet) dhe mikro ushqyesit (vitaminat, mineralet) janë absorbuar nëpërmjet traktit të tretjes, shëndeti dhe integriteti i të cilave varen nga ajo që ju hani. Statusi juaj ushqimor përcakton kapacitetin tuaj për t’u përshtatur dhe ruajtur shëndetin. Zhbalancimet biokimike qërezultojnë nga të ushqyerit sub-optimal, të përjetuara në gjenerata janë regjistruar dhe janë shprehuar gjenetikisht si fortësi dhe dobësi të proçeseve specifike të trupit. Genet tuaja shfaqin vetveten në mjedisin tuaj (ushqim, ajër, ujë dhe kështu me rradhë). Nëse mjedisi juaj është shumë armiqësor për to, ju nuk mund të përshtateni dhe sëmundjet fillojnë e shfaqen. Nëse mjedisi juaj është ushqyes, ju keni një rezistencë më të madhe ndaj sëmundjeve dhe keni më shumë mundësi që të përjetoni shëndet dhe mirëqënie.
Çfarë nënkupton të ushqyerit optimal?
Të ushqyerit shëndetshëm është shumë i thjeshtë, duke ju dhënë juve vlera ushqimore më të mira të mundshme dhe duke lejuar trupin tuaj për të qënë i shëndetshëm dhe për ta lejuar për të punuar sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo nuk është një listë rregullash. Përshembull, ju nuk keni pse të bëheni vegjetarian ose të merrni suplemente që të ndaloni konsumimin e ushqimeve të caktuara, gjithashtu, për disa njerëz një këshillë e tillë mund të jetë e përshtatshme. Nevojat tuaja janë plotësisht unike dhe varet nga një sërë faktorësh, që nga fortësitë dhe dobësitë me të cilat ju keni lindur deri tek efektet që mjedisi aktual ka mbi ju. Ju duhet vetëm që të shihni variacionet e shumta në mënyrën sesi ne i shohim dhe në talentet dhe personalitetet tona, për të kuptuar që nevojat tona ushqyese nuk janë gjithashtu identike. Dieta e asnjërit nuk është përfekt për këdo, gjithashtu ekzistojnë udhëzime të përgjithshme që aplikohen për të gjithë ju.
Të ushqyerit tuaj optimal është në sasinë e ushqimeve që:
· Promovojnë performancën mendore optimale dhe balancën emocionale
· Promovojnë performancën fizike optimale
· Janë të lidhura me aksidentin më të vogël të sëmundjes së shëndetit
· Janë të lidhura me hapësirën më të gjatë të shëndetshme të jetës
Deri më tani, 50 ushqime janë identifikuar si esenciale për shëndetin. Shëndeti juaj mund të promovohet dhe të mirëmbahet në nivelet më të larta nëse ju jeni në gjëndje që të arrini marrjen tuaj optimale ushqimore çdo ditë. Gradualisht, trupi juaj, duke përfshirë edhe skeletin, është rindërtuar dhe rivendosur. Nëpërmjet ushqyesve optimal ju mund të:
· Përmirësoni qartësinë mendore, humorin dhe përqëndrimin
· Rrisni performancën fizike
· Përmirësoni cilësinë e gjumit
· Përmirësoni rezistencën e infeksioneve
· Mbroni veten nga sëmundjet
· Të zgjasni hapësirën tuaj të shëndetshme të jetës
Këto mund të tingëllojnë si pretendime të guximshme, dhe akoma asnjëra prej tyre nuk është vërtetuar nga kërkimet shkencore.
error: Nuk lejohet kopjimi!