Për çfarë janë të mira kërpudhat shiitake?

Për çfarë janë të mira kërpudhat shiitake?

E përkthyer nga japonishtja, “shii” i referohet pemës në të cilën kërpudhat rriten, ndërkohë që “take” thjesht do të thotë kërpudha. Këto bukuri të vogla nuk njihen vetëm prej origjinës së tyre, por dhe për shkak të vetive për fuqizimin e shëndetit që përmbajnë, të zbuluara ndër shekuj. Duke mos pasur rrënjë, gjethe, lule apo fara, kërpudhat shiitake bien në një kategori special: Kërpudhave. Për shkak të teksturës së pasur dhe shijes “smoky”, ato zënë vendin e dytë për kërpudhat më të kultivuara të ngrënshme, të cilat gjenden në raftet e marketeve në mbarë botë. Krahasuar me kërpudhat e bardha, shiitake-t kanë 10 herë më shuë shije. Ato mund të intensifikohen kur janë të thata ose të zhytura në ujë. Kina mban rreth 80% të prodhimit në tregun botëror, megjithëse këtë vend fillimisht e mbajti Japonia.

Sot, më shumë se 200 kultivues në SHBA përdorin metodën e punës “intensive”, por superiore “bujqësia pyjore” për të prodhuar kërpudha shiitake në shkrimet e drurit. “Rritini në shtëpi” janë disa mjete pune të përgatitura nga kompanitë që merren me kërpudhat, që gjithashtu e mbajnë biznesin gjallë. Jashtë, ku mbikqyrja është e kufizuar, kërpudhat shiitake ndonjëherë kultivohen në blloqe të mëdha, duke përdorur pesticide që bien në kundërshtim me cilësinë dhe sigurinë e produktit të mbaruar. Midis shiitake-ve të kultivuara në pyje dhe varietetit “tallës”, dallimi mund të jetë midis 4 $ dhe 40 $ për kile, në varësi të tregut. Kështu që kur të porosisni kërkoni për një produkt organik të certifikuar për t’u siguruar që po bëni një blerje të sigurtë. Kur porosisni shiitake-t duhet të jenë të qëndrueshme, jo të lagura apo të rrudhura. Mbajini ato në frigorifer me qese letre për rreth 1 javë. Përpara përdorimit, pastrojini me një copë të pastër. Të thara, ato mbahen në frigorifer për rreth 1 vit. Gatimi butësisht i kërpudhave shiitake është mënyra më e mirë për të mbajtur gjërat e mira, si me shije ashtu dhe me nutrientë.

Përfitimet shëndetësore të kërpudhave shiitake
Krahasuar me vitaminat, minerale, antioksidantët dhe fitonutrientët ndëmjet ushqimeve, kërpudhat shiitake janë plotësisht unike. Shifrat e bakrit duken më së shumti premtuese, me 65% të vlerës ditore për porcion, të rëndësishme për shkak se bakri është një nga elementët e paktë metalikë të shoqëruar nga amino dhe acide yndyrore, thelbësore për shëndetin e njeriut. Acidi linoleik është një prej tyre. Meqë trupi nuk mund të sintetizojë bakrin, dieta jonë duhet të jetë rregullisht e pasur me të. Por studiesit thonë që vetëm disa njerëz konsumojnë ushqime të pasura në të, por mungesa e bakrit mund të jetë gjithashtu një faktor në zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Krahas tij gjendet acidi pantotenik dhe seleni, që sigurojnë rreth 52% dhe 51% të vlerave ditore në mënyrë respektive.

Riboflavina, niacin, zinku dhe mangani luajnë një rol mbështetës, së bashku me ergotionienen, një antioksidant që parandalon stresin oksidativ. Kërpudhat shiitake gjithashtu përmbajnë përbërje të forta që kanë aftësinë natyrale të dekurajojnë inflamacionin, tumorin, bakteriet e këqija, viruset e dëmshme dhe për ironi, kërpudhat. Vitamina si B2,B5 dhe B6 janë pjesë e paketës, duke siguruar energjinë e nevojshme duke thyer yndyrnat, karbohidratet dhe proteinat.

Tabela e nutrientëve
Sasia: 100 gr
=Sasi për porcion:
-Kaloritë =296
-Kaloritë që vijnë nga yndyrnat=8gr
-Yndyrnat totale=1 gr
-Yndyrnat e ngopura=0gr
-Yndyrnat trans= –
-Kolesteroli=0 mg
-Kripa=13 mg
-Karbohidratet totale=75 gr
-Fibrat dietikë=11 gr
-Sheqeri=2 gr
-Proteina=10 gr
-Vitamina A=47%
-Kalcium= 16%
-Vitamina C=25%
-Hekur=8%
=Përqindjet ditore:
-Yndyrnat totale=2%
-Yndyrnat e ngopura=0%
-Kolesteroli=0 %
-Kripa=1%
-Karbohidratet totale=25 %
-Fibrat dietikë=46%
*Përqindjet ditore bazohen në një dietë me 2000 kalori. Vlerat ditore të juaja mund të jenë më të ulëta ose më të larta në varësi të nevojave kalorike.

 

Studimet mbi kërpudhat shiitake
Lentinan, një proteinë anti-kërpudhore e fuqishme që gjendet në kërpudhat shiitake, është zbuluar që ka veti parandaluese të kancerit. Një studim rezultoi në zhvillim më të pakët të tumoreve të vegjël pas trajtimit oral me lentinan. Gjithashtu ka treguar një reduktim të efekteve negative në zhvillimin e HIV dhe aftësinë e qelizave të leukemisë për t’u shumuar. Një tjetër studim zbuloi që sporet (mycelia) të kërpudhave shiitake mund të kenë aftësi mbrojtëse në mëlci, të shtypin inflamacionin dhe madje të kenë veti parandaluese të kancerit me pacientë që janë diagnostikuar me hepatit kronik.

Recetë:
Pulë me kërpudha shiitake
=Përbërësit:
–8 pjesë pule ose gjoks pule pa lëkurë dhe kocka (organik)
-Piper dhe kripë për shije
-6 lugë caji marjoram
-2 lugë gjelle vaj kokosi
-2 lugë gjelle vaj ulliri
-12 ounce crimini dhe kërpudha shiitake, të prera trashë
-1 kupë me qepë të prera hollë
-3/4 e kupës lëng pule
-1/2 e kremit të rrahur organik
-3 lugë gjelle sheri ose marsala (opsionale)

Përgatitja:
-Spërkasni pulën me kripën dhe piper e shtoni 2 lugë caji marjoram. Shkrini 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan të madh dhe vendoseni nxehtësinë nga e moderuar në të lartë.
-Shtoni pulën në tigan dhe përziejeni derisa të gatuhet mirë, rreth 7 minuta për cdo anë. Vendoseni pulën në pjatë dhe mbulojeni me një kapak që të qëndrojë e ngrohtë.
-Shkrini një lugë gjelle vaj kokosi me 1 lugë gjelle vaj ulliri në të njëjtin tigan. Shtoni kërpudha, qepë dhe 2 lugë caji marjoram. Përziejeni derisa kërpudhat të jenë bërë të buta dhe kafe, për rreth 6 minuta. Hidhini pak kripë e piper e më pas transferojini te një tas.
-Kombinoni lëngun e pulës, kremin dhe sherin nqs e përdoret dhe 2 lugët e cajit që mbetën nga marjoram-i në të nëjtin tigan, dhe ziejeni derisa të trashet dhe të reduktohet në ½ e kupës, për rreth 5 minuta. Hidhini pak kripë e piper. Ndani kërpudhat me 4 pjata. Hidhini sipër tyre pulën. Më pas hidhni salcën dhe shërbejeni.
*Kjo recetë është për 4 persona.

Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

error: Nuk lejohet kopjimi!