Për cfarë është i mirë borziloku?

Për cfarë është i mirë borziloku?

Nëse në kuzhinë ju duhen disa erëza, padyshim që borziloku është një prej tyre. Esenca e tij aromatike kombinohet më së miri me rozmarinën dhe trumzën në gatime si mishi, peshku, djathi, supërat, vezët si dhe është një nga përbërësit kryesorë në pesto, krahas arrave dhe djathit parmixhan.

Megjithëse janë identifikuar më shumë se 60 lloje borziloku, të gjitha kategorizohen në tre lloje kryesore: e ëmbël, vjollcë dhe shkurre. Secili lloj ofron një delikatesë në shije, varietete si limoni, kanella dhe borziloku ju japin mundësinë të eksperimentoni me mënyrat se si mund të bëni një pjatë magjepsëse.

Mjaftojnë vetëm disa gjethe për të ndryshuar krejtësisht shijen-madje dhe në një sanduic.
Bimët e borzilokut mund të mbahen lehtësisht si brenda si jashtë. Këpusni kokrrizat sa herë të dalin, sa herë që shfaqen në bazën e një gjetheje, për ta mbajtur bimën e plotë dhe që degë të reja të dalin sërish. Për të tharë gjethet e borzilokut, ngrohni sobën në 140 gradë, duke i vendosur në një fletë pjekjeje. Fikni sobën dhe hidhini në një tigan për 20 minuta. Hiqni tiganin, lëreni të qetësohen, dhe mënjeherë ruajini në shishe ose qese përkatese, larg dritës.


Përfitimet shëndetësore të borzilokut
Borziloku gjithashtu konsiderohet si një nga barnat më të shëndetshme. Eshtë më mirë kur është i freskët pasi përpos aromës së mrekullueshme siguron dhe një listë të gjatë nutrientësh. Vitamina K, e domosdoshme për mpiksjen e gjakut, është një prej tyre. Vetëm dy lugë borzilok siguron 29 %të vlerës së përditshme të rekomanduar.

Borziloku gjithashtu siguron vitaminë A, e cila përmban beta-karoten, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat që mbështesin një numër të strukturave të shumta të trupit, duke përfshirë enët e gjakut, nga dëmtimi që sjellin radikalet e lira. Kjo ndihmon në parandalimin e oksidimit të kolesterolit në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e aterosklerozës, sulmeve të zemrës dhe goditjeve.

Vitamina dhe minerale të tjera në borzilok përfshijnë hekur, kalcium, mangan, magnez, vitaminë C dhe kalium. Nuk është çudi që borziloku gjithashtu ka veti antibakteriale dhe përmban flavonoide mbrojtëse të ADN-së. Flavonoidet dhe vajërat e paqëndrueshëm që gjenden në borzilok i japin benefitet shëndetsore më së shumti, mbrojtja e mëparshme në nivel qelizor, me vetitë antibakteriale që lidhen me vajërat e tij të paqëndrueshëm. Midis tyre janë estragole, linalool, cineole, eugenol, sabinene, myrcene dhe limonene, të gjitha të afta për të kufizuar rritjen e shumtë të baktereve të dëmshme, duke përfshirë të tilla si: listeria, stafilokoku, E. coli, yersinia enterocolitica dhe pseudomonas aeruginosa.

Disa barna anti-biotike që janë rezistente ndaj tyre, janë frenuar nga ekstraktet e borzilokut. Një nga ato vajëra – eugenol – mund të bllokojë aktivitetin e enzimës së dëmshme cyclooxygenase (COX). Ky efekt e vendos borzilokun në kategorinë e “anti-inflamatorëve”, sepse siguron lehtësim nga problemet e lidhura, siç është artriti reumatoid.

Faktet për nutrientët e borzilokut:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-23
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-5
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-1 gr
-Kolesterol-0 mg
-Natrium- 4 mg
-Totali i karbohidrateve-3 g
-Fibrat dietike-2 g
-Sheqer-0 g
-Proteina-3 g
-Vitamina A- 106%
-Kalcium- 18%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-1%
-Kolesterol-0%
-Natrium-0%
-Karbohidrate totale-1%
-Fibrat dietikë-1%
-Vitamina C-30%
-Hekur -18%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.

Studimet e bëra në borzilok
Kur shkencëtarët testuan vajin e borzilokut me përqëndrime të pakësuara (të holluara) kundër disa baktereve të zakonshme por në shumë raste serioze, që ishin rezistente ndaj shumë mjekimeve, duke përfshirë disa nga ato të listuara më sipër, vaji i borzilokut reduktoi fuqishëm efektin negativ të baktereve. Të dhënat e studimit sollën rezultate inkurajuese të testeve, veçanërisht në dritën e nivelit të lartë të rezistencës së baktereve.

Një tjetër studim debatonte mbi përdorimin tradicional të borzilokut për të trajtuar disa sëmundje të frymëmarrjes dhe simptomat e tuberkulozit, duke eksploruar përdorimin e mundshëm të borzilokut kundër simptomave aktuale të tuberkulozit.
Meqë borziloku reduktonte sheqernat dhe radikalet e lira në trup, testet u kryen në lidhje me efektin e tij në indeksin glicemik, duke cuar studiesit të dalin në përfundimin se ekstraktet e borzilokut mund të kenë potencial për të parandaluar diabetin.

Një studim impresionues tregoi që një produkt ose solucion që përmbante vajin esencial të borzilokut ose trumzës në thjesht 1% përqëndrim, ulte numrin e baktereve infektive “Shigella”, e cila mund të cojë në dëmtimin e zorrëve e si pasojë të sjellë diarre. Ky rezultat provon që marrja e borzilokut ose trumzës në sa më shumë mënyra që të jetë e mundur, sidomos të freskëta në sallata, ndihmojnë të siguroheni për freskinë e produkteve që keni në tavolinë.

Recetë: Supë minestrone me borzilok e spinaq
Përbërësit:
-2 lugë vaj kokosi
-114 gr proshutë të freskët pa nitrat, të copëtuar
-1 qepë mesatare të verdhë, të prerë në copa
-2 shkopa selino me gjethe, të copëtuara
-2 thelb hudhra
-1 kungull mesatar, të grirë
-1 gjethe dafine
-453 gr fasule të bardha
-453 gr thjerrëza
-Kripë dhe piper
-8 kupa lëng pule
-1 kupë me makarona
-1/2 e kiles fasule të gjelbërta
-283 gr spinaq, të pastruar e të copëtuar
-1/2 e kupës me parmixhan të grirë
-1/4 e kupës me borzilok të freskët ose majdanoz

Përgatitja:
-Ngrohni një tenxhere të madhe në nxehtësi mesatare. Shtoni vaj dhe proshutë. Lëreni për 2 minuta dhe më pas shtoni qepë, selino, hudhër, kungull të njomë dhe gjethe dafine. Hidhni pak kripë e piper dhe lëreni për 5 minuta. Shtoni fasule të bardha, fasule garbanzo dhe lëng pule. Mbulojeni dhe lëreni të zieje. Shtoni makaronat dhe fasulet jeshile dhe ziejeni për 8 minuta. Hidhjani spinaqin. Hidhni dhe djathin, e më pas shërbejeni në tasa. Cdo tas spërkateni me pak borzilok ose majdanoz. Ju bëftë mirë!

Fakte interesante:
Fjala e lashtë greke “basilikohn”, që do të thotë mbretërore, është derivat i asaj që tani e quajmë borzilok. Ajo pasqyron një qëndrim fisnik dhe një dëshirë për të zgjeruar mikëpritjen, miqësinë dhe nderin.

error: Nuk lejohet kopjimi!