Pastroni helmet dhe toksinat te mëlçia me këtë kurë natyrale

Pastroni helmet dhe toksinat te mëlçia me këtë kurë natyrale

Mëlçia është organi i dytë më i madh i trupit të njeriut ashtu si është një organ vital që kryen shumë funksione esenciale që lidhen me tretjen, imunitetin, metabolizmin dhe ruajtjen e ushqyesve brenda trupit.

Poashtu ky organ filtron dhe përpunon gjakun që qarkullon brenda trupit prandaj edhe ndryshe quhet edhe “fabrika e gja kut”, sepse puna e saj është të eliminojë toksinat dhe papastërtitë nga gja ku.

Ushqimi i shpejtë është shumë i dëmshëm për organizmin pasi pengon efektivitetin e mëlçisë në pastrimin e helmeve dhe toksinave dhe zvogëlon aftësinë e absorbimit të lëndëve ushqyese.

Sipas ekspertëve shëndetësor, detoksifikimi i mëlçisë është diçka që të gjithë duhet të praktikojmë kohë pas kohe. Duke bërë një detoksifikim të mëlçisë, ju jo vetëm që do të largoni helmet e dëmshme që janë grumbulluar në mëlçi, por gjithashtu përmirësoni absorbimin e proteinave.

Me fjalë të tjera, një detoksifikim i mëlçisë do të rrisë funksionimin e përgjithshëm të mëlçisë. Receta natyrale e mëposhtme është jashtëzakonisht e dobishme për pastrimin e mëlçisë dhe ka vetëm disa përbërës.

Receta: Përbërësit: Një grusht gjethe nenexhiku, Lëng limoni, lëvore limoni e grirë në rende, Lëng portokalli, 1 l ujë të filtruar, Mjaltë.
Si ta përgatisni? Lëreni ujin të vlojë dhe shtoni gjethet e nenexhikut. Lëreni të ziejë edhe për pesë minuta.

Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet, shtoni lëngun e limonit dhe atë të portokallit bashkë me lëvoren e limonit. Në fund, shtojeni edhe mjaltën. Konsumojeni të nxehtë ose të ftohtë në baza ditore.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!