Padyshim që të gjithë keni dëgjuar për pastrimin me anë të lëngjeve, pastrimin e sheqernave dhe dietat detoks. Dhe me siguri nëse ndonjëherë e keni tepruar me ushqimet, dikush ju ka sugjeruar pastrimin ose dietat detoks.
Të dyja mund t’i përdorni në çdo aspekt të jetës. Mund të ndikojnë në shëndetin dhe në ushqyerjen tuaj. Ka shumë ndryshim midis tyre, çka i bën njerëzit akoma dhe më shumë konfuzë në përdorimin e tyre.
Por cili është ndryshimi në të vërtetë?
– Çfarë janë toksinat?
Kur njerëzit flasin për pastrimin e trupit apo dietat detoks, ata flasin për rreziqet që sjellin toksinat, por zakonisht në një mënyrë jo-specifike: Toksinat gjenden kudo përreth nesh! Trupi juaj është i mbushur me toksina që duhen patjetër që të nxirren jashtë!
–Por çfarë janë ekzaktësisht këto toksina?
Toksinat janë substanca të dëmshme me të cilat jemi në kontakt çdo ditë-pesticidet në prodhimet tuaja, ndotësit në ajër, përbërësit që gjenden në ushqimet e përpunuara, ose metalet e rënda si mërkuri apo arseniku në dhe.
Me siguri keni dëgjuar që ushqimet si gluteni, bulmeti dhe sheqernat e rafinuara janë toksike-por vetëm nëse keni alergji ose intolerancë ndaj tyre. Ndërkohë që cdo gjë mund të jetë toksike, nëse konsumoni shumë prej saj.
–Trupi juaj mund të detoksifikohet vetë
Trupi juaj është i ndërtuar në mënyrë të atillë që të përballet me çdo toksinë. Kur ju thithni, tresni apo absorboni toksina, mëlçia dhe veshkat tuaja punojnë që të nxjerrin sa më shumë prej tyre jashtë sistemit. Por në momentin që nuk ushqeheni si duhet apo nuk hidratoheni si duhet, sistemi natyral detoksifikues i trupit mund të humbasë fuqinë e tij detoksikuese.
–Çfarë është një pastrim i trupit?
Dietat e pastrimit të trupit nuk eliminojnë vetëm toksinat nga dieta juaj-gjithashtu ato fokusohen në pasurimin e trupit me lëndë ushqyese të cilat mbështesin proçeset natyrale detoksifikuese.
Lëngjet, fibrat dhe fitonutrientët nga frutat dhe perimet mund të mbështesin mirëqenien tuaj dhe sistemet natyrale të trupit. Duke shtuar në dietën tuaj këto hapa esenciale, ju po i jepni një mundësi mëlçisë dhe veshkave tuaja që të kryejnë punën e tyre në mënyrë më efiçente.
– Çfarë është një dietë detoks?
Dietat detoks eliminojnë toksinat nga sistemi juaj, por shpesh kërkojnë një kufizim tepër strikt dhe konsistojnë vetëm në pak ushqime që mendohet se kanë “veti detoksifikuese”. Në fakt këto ushqime nuk do ta pastrojnë sistemin tuaj. Me pak fjalë, është mëlçia dhe veshkat tuaja që e kryejnë pastrimin e trupit dhe jo ushqimi në vetvete. Dhe nëse një dietë ka shumë kufizime, trupi juaj mund të mos marrë të gjitha lëndët ushqyese që ka nevojë për të kryer proçeset natyrale.
Zakonisht dietat detoks fokusohen “te e vjetra”. Por dietat e pastrimit janë pjesë e një metode më bashkohore. Gjithashtu mbështesin trupin tuaj duke ndihmuar që të qëndroni të shëndetshëm për një periudhë më afatgjatë.
Këshillë: Eshtë gjithmonë një ide e mirë të flisni me doktorin tuaja përpara se të bëni ndonjë ndryshim dietik, sidomos nëse po përdorni mjekime apo jeni diagnostikuar me një gjendje shëndetësore.