Të qënit pasiv ju bën më të predispozuar për t’u prekur nga një sërë gjendjesh mjekësore përfshirë sëmundjet koronare të arterieve, hipertensionin, diabet mellitus që nuk varet nga insulina dhe osteoporozën. Siç e dimë, sëmundjet koronare të zemrës janë shkaku kryesor që çon në vdekjen e parakohshme.
Studimet kanë treguar që meshkujt të cilët janë fizikisht aktivë rregullisht kanë rrezik më të ulët për vdekje të parakohshme sesa ata që janë pasivë në aktivitet fizik. Ushtrimet shfaqen të jenë mjaft efektive në përmirësimin e statusit shëndetësor në : sëmundjet e zemrës, hipertension, obezitet, diabet, osteoporozë si dhe mirëqenie psikologjike.
Personat pasivë kanë dyfish më shumë shanse të kenë sëmundje zemre sesa personat që angazhohen në aktivite të rregullta fizike. Provat nga studimet kohore kanë treguar një lidhje konsistente ndërmjet aktivitetit fizik dhe reduktimit të incidencës për sëmundje zemre. Benefite të ngjashme nga ushtrimet janë raportuar dhe nga meshkujt më të mëdhenj në moshë. Studimet kanë treguar që ushtrimet mund të kenë efekte beneficiale ose koncentrime të plazmës së lipo-proteinës.
Ushtrimet e rregullta janë një mënyrë për përmirësimin e balancës kalorike dhe parandalimin e obezitetit. Prova të mëdha epidemiologjike suportojnë një lidhje ndërmjet ushtrimeve fizike dhe kontrollit të peshës edhe pas kontrollimit të faktorëve dietikë. Kontribimi i aktiviteti fiik ndaj harxhimit kalorik ditor është shpesh relativisht i ulët. Për shembull, një shëtitje ditore (1 milje) është shpesh 4% kontribues ndaj harxhimeve totale ditore. Shtimi në peshë shpesh ndodh si një rezultat i diferencave të vogla ndërmjet marrjes së kalorive dhe harxhimeve, është e mundur përmes ushtrimeve të rregullta fizike të arrihet një balancë kalorike që parandalon rritjen progresive në peshë. Megjithatë ushtrimet mund të rrisin marrjen kalorike, që shpesh shoqërohet me harxhimin e madh të kalorive kështu mbahet një balancë kalorike negative.
Ushtrimet mund të reduktojnë rrezikun për zhvillimin e hipertensionit dhe diabetit. Studimet kohore sugjerojnë që personat pasivë mund të kenë 35-52% më shumë rrezik për zhvillimin e hipertensionit sesa ato që ushtrohen; ky efekt shfaqet të jetë i pavarur nga faktorë të tjerë rreziku për hipertensionin. Reduktimi mesatar në presionin e gjakut arrihet përmes ushtrimeve fizike. Aktiviteti fizik gjithashtu lidhet me rritjen e ndjeshmërisë së insulinës dhe gluozës, dhe studimet sugjerojnë që diferencat në aktivitetin fizik mund të kontribuojnë në rritjen e prevalancës së diabetit në këtë popullsi. Provat më tej sugjerojnë që ushtrimet përmirësojnë tolerancën e glukozës ose që reduktojnë rrezikun për zhvillimin e diabetit.
**Fakte interesante: Në moshën 65 vjeç, njerëzit të cilët nuk janë marrë me aktivitet fizik do të fillojnë të kenë një reduktim të forcës së tyre muskulare me 80%.