Të konsumosh një vakt kur jeni të tensionuar ju bën të hani më shumë se zakonisht. Për ta evituar ne kemi disa këshilla për ju. Për t’u liruar nga toksinat emotive që shtojnë oreksin.
Sa shpesh jeni ulur në tryezë me të vërtetë të relaksuar ,humor të mirë dhe të fokusuar në atë që po bëni ? Në të vërtetë para se të gatuani është një maratonë e tërë që ju pret për të gatuar në kohë rekord ose nëse hani jashtë duhet të prisni një rradhë të gjatë në bar ose mensë…Ashtu si i lani duart përpara çdo vakti për të evituar kontaminimin e ushqimit me bakteret, para se të shkoni në tavolinë sigurohuni që të “lani” edhe mendimet, shqetësimet ,ankthet e këqija. Përndryshe rrezikoni që vaktet më shumë se një moment shpërblyes për ju kthehet në një moment që ju bën të zbuten shpirtrat e tensionuar për të cilat ju nuk jeni as në dijeni që i keni. Përpara se të hani ,provoni t’i dedikoni pak minuta ushtrimeve për të pastruar mendjen dhe do të arrish në tavolinë më pak e uritur dhe më e kujdesshme në atë që po konsumon.
UJI I NGROHTË PARANDALON FRYRJET
Një pjesë e mirë e oreksit të tepruar vjen nga tensionet që nuk shkarkohen. Nëse keni kohë 30 minuta përpara se të hani bëni një dush me ujë të ngrohtë dhe imagjinoni sikur po largoni nga trupi të gjitha ato që ju kanë ngelur të ngulitura në mendje :ndjesi të këqija, kujtime, mendime …Nëse nuk keni kohë më e pakta që mund të bëni është të lani duart në ujë të ngrohtë dhe gjatë kohës që i pastroni mendoni që po fshini acarimet ,stresin,hidhësia që ju ka ngelur nga ndonjë event i pa pëlqyer për ju, etj. Përqëndrohuni në zhurmën e ujit , ‘shijoni’ aromën e sapunit që po pastroni duart ,më pas thahuni dhe jeni gati për në tavolinë. Është e sigurtë që do të ndjeheni më të qetë dhe më pak të uritur.
TË DËGJOSH MUZIKË ,TË PASTRON NGA STRESET!
Të gjithë e presin darkën të uritur ndërkohë ti je nervoze për salcën që del nga tenxherja, uji i makaronave që akoma nuk po zien, pjata e dytë që akoma duhet gjetur cfarë të përgatisim dhe gjatë kësaj kohe pa e vënë re merr një copë të vogël buke, pak djath, ndonjë fetë proshute ,etj… Nëse përgatitja e ushqimit ju vendos nën stres krijoni më shumë lehtësi në kuzhinë: Eliminoni objektet që nuk ju duhen më, mos përgatisni pjata shumë të kompleksuara dhe të rënda,dhe gjatë kohës që gatuani vendosni pak muzikë relaksuese. Ngadalë-ngadalë do ta kuptoni që do t’ju boshatisë mendjen nga mendimet e zeza të ditës dhe nga ankthi nga ajo që ju pret akoma.Kur ushqimi po përgatitet ,bëni një mini kërcim nën ritmin e muzikës, për të evituar humorin e keq.