Osteoporoza, sëmundja e kockave që godet gratë

Osteoporoza, sëmundja e kockave që godet gratë

 

Çfarë është osteoporoza?
Me osteoporozë nënkuptojmë se eshtrat bëhen më pak të dendura (ose më pak të ngurta). Kur densiteti i eshtrave është i ulët, eshtrat bëhen më të dobët dhe më të lehtë për tu thyer. Densiteti i eshtrave që është i ulët, mjaftueshëm për eshtra që të thyhen lehtë, është quajtur osteoporozë.

Kë godet osteoporoza?
Gjysma e të gjitha grave 50 vjeç e me lart, do të kenë një asht të thyer nga osteoporoza, në një kohë, gjatë jetës së tyre.

Osteoporoza ka më shumë gjasa për: Gratë pas menopauzës, më së shumti sepse trupi ka më pak estrogjen; Gratë më të vogla dhe më të dobëta; Gratë e bardha apo aziatike; gratë të cilat kanë pasur familjarë me osteoporozë; Gratë të cilat konsumojnë duhan apo alkool; Gratë të cilat përdorin ilaçe të caktuara, si Steroide apo Tiroide. Edhe burrat edhe gratë mund të kenë osteoporozë, por shumica e hulumtimeve janë rreth gruas.

Çfarë e shkakton osteoporozën?
Eshtrat janë çështje jete. Eshtrat e vjetër dhe të dëmtuar gjithmonë thyhen dhe zëvendësohen me të reja. Me kalimin e viteve, trupi juaj humbet mineralet, siç është kalciumi. Kalciumi është i nevojshëm për të ndërtuar ato të rejat. Nëse keni osteoporozë, nënkupton që eshtrat tuaja të vjetra nuk mund të zëvendësohen shpejtë me ato të rejat.

Hormonet në trupin tuaj, siç është estrogjeni, ndihmojnë në parandalimin e eshtrave nga thyerja e shpejtë. Gjatë menopauzës, trupi juaj prodhon më pak estrogjen. Humbja e hormoneve, është arsyeja pse gratë kanë më shumë të ngjarë që të kenë osteoporozë pas menopauzës.

Si mund ta di nëse kam osteoporozë?
Për të kuptuar nëse keni osteoporozë, mjeku juaj duhet të kryejë testin e densitetit të eshtrave. Kjo shpesh është test i veçantë i rrezeve X, që quhet DXA (dex-ah), i cili mat dendësinë e eshtrave tuaja. Testi mund të konfirmojë nëse eshtrat tuaja janë të dobëta, por jo edhe me siguri të plotë nëse ato mund të thyhen. Mjeku juaj mund të ju tregojë nëse densiteti është mjaft i ulët, që të keni osteoporozë.

KALCIUMI DHE VITAMINA D

Shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D. Kalciumi është tullë ndërtuese për eshtra. Vitamina D i ndihmon eshtrat për të përdorë kalciumin. Ato punojnë së bashku, për të ndërtuar eshtrat.

KALCIUMI

Gratë kanë nevojë për më shumë kalcium pas menopauzës. Gjatë ditës duhet të marrin së paku: 1,200 mg kalcium. Tabletat e kalciumit mund të ju ndihmojnë për të arritur këtë qëllim. Dozat e vogla prej 500 mg apo më pak të marra gjatë ushqyerjes janë më të mirat.

VITAMINA D

Vitamina D është e nevojshme pavarësisht prej moshës. Çdo ditë ju keni nevojë për së paku: 400 IU vitaminë D nëse jeni 51 gjer në 70 vjeç; 600 IU vitaminë D nëse jeni 71 vjeç e më shumë. Shumë tableta kalciumi dhe multivitamina përmbajnë vitaminë D. Kontrolloni etiketën për t`u siguruar.

USHTRIME

Ushtrimet janë shumë të mira për shëndetin e eshtrave, fortësinë e muskujve dhe baraspeshën. Ushtrimet mund të ndihmojnë në uljen e mundësisë për t`u rrëzuar. Për shumë njerëz që vuajnë nga osteoporoza, rrëzimi shpie në thyerjen e eshtrave.

error: Nuk lejohet kopjimi!