Osteoporoza
Osteoporoza është thyerja e vazhdueshme e kockës. Mund të shkaktojë fraktura, deformim dhe vdekje. Osteoporoza prek 28 milionë njerëz çdo vit, ku 80% të tyre janë femra. Dëmi nga osteoporoza fillon herët në jetë. Meqë densiteti i plotë i kockave arrihet pothuajse në moshën 25 vjeçare, është e rëndësishme të ndërtoni kocka të forta në atë moshë, që kockat të qëndrojnë më të forta më vonë në jetë.
Shenjat dhe simptomat
Në fazat e hershme të sëmundjes, osteoporoza mund të mos shkaktojë asnjë simptomë.
-Sëmundje periodontal
-Dëmtim i shtyllës kurrizore
-Humbje të gjatësisë
-Dhimbje shpine
-Dhimbje të papritura therëse
Shkaqe të mundshme
Osteoporoza ndodh kur kockat thyhen më shpejt sesa formohen. Mungesa e estrogjenit në trupit shkakton 95% të të gjitha rasteve me osteoporozë. Raste të tjera përfshijnë përdorimin e glukokortikoideve dhe heparinës, hipertiroidizmin, përdorimin e tepruar të kosteroideve, plogështia e muskujve, kanceri i kockës dhe mangësi kalciumi. Osteoporoza mund të jetë e trashëgueshme. Femrat që priten të kalojnë në menopauzë janë më të rrezikuara. Menopauza shpesh shoqërohet me nivele të ulëta të estrogjenit dhe rrit rrezikun e një femre për t’u prekur nga osteoporoza. Faktorë të tjerë që mund të kontribuojnë në humbjen e kockave në këtë grup-moshë përfshijnë: sasi jo-adekuate të kalciumit dhe vitaminës D, mungesë të ushtrimeve fizike si dhe ndryshime të tjera që lidhen me moshën në funksionet endokrine (për shkak të mungesës së estrogjenit).
Testi i densitetit të kockave zakonisht performohet për të përcaktuar humbjen e masës kockore. Densiteti i mineralit të kockave mund të masë densitetin e kockave në zona të ndryshme të trupit dhe mund të detektojë osteoporozën përpara se një frakturë të ndodhë dhe mund të parashikojë fraktura të ardhshme. Shpesh testet e gjakut përdoren për të matur kalciumin, fosforin, vitaminën D, testosteronin, dhe funksionin e veshkës dhe tiroides. Doktori mund t’ju pyesë nëse keni pasur të tjerë në pemën familjare me këtë sëmundje ose të kockave të thyera si dhe një sërë pyetjesh të tjera përsa i përket stilit të jetesës dhe gjendjeve të tjera.
Opsione trajtimi
Terapia e zvëndësimit të hormoneve (HRT) përdoret më së shumti për osteoporozën. Ndihmon në ngadalësimin e humbjes së kockave. Nje dietë e shëndetshme, suplementët dhe ushtrimet fizike janë esenciale për planin e trajtimit dhe për të ngadalësuar humbjen e kockave.
Terapitë e ilaçeve:
Përshkrimi:
-Estrogjeni: Ngadalëson humbjen e kockave dhe redukton numrin e frakturave; nuk mund të rrisë rritjen e kockave; duhet të merret në dozën më të ulët të mundshme, pasi një dozë e lartë mund të rrisë rrezikun për kancerin e gjoksit, mpiksje anormale gjaku dhe sëmundje të fshikëzës së tëmthit.
-Pilula estrogjeni të konjuguara: Përshkruhen zakonisht nga mjekët, nuk rekomandohen për njerëz që janë obezë, pinë duhan, kanë presion të lartë gjaku, kolesterol të lartë dhe vena varikoze.
-Estradiol: Një lloj estrogjeni që shkon në mënyrë direkte në rrjedhën e gjakut, e disponueshme si xhel
-Progesteroni: Ngadalëson humbjen e kockës, ndalon estrogjenin të shkaktojë gjakderdhje te femrat në menopauzë; parandalon kancerin e mitrës që mund të vijë si pasojë e terapisë së estrogjenit.
-Bifosfonate: Alternative ndaj estrogjenit, rrit densitetin e kockave dhe redukton frakturat; efekte anësore që përfshijnë inflamacion në ekzofag, sidomos me mbidozë, dhimbje abdominale, urth dhe përzierje.
-Modulatorë përzgjedhës të receptorëve të estrogjenit (SERMS): Efekte si të estrogjenit me rrezik të reduktuar të kancerit të gjoksit; efektet anësore përfshijnë afshe të nxehta dhe mpiksje gjaku.
-Alendronate (Fosamax): Mjekimi përdoret për të trajtuar osteoporozën dhe për të parandaluar humbjen e kockës te femrat.
Të tjera:
-Kalciumi: 1000 mg çdo ditë për femrat post-menopauzale në estrogjen dhe 1500 mg çdo ditë për ato pa estrogjen; nëse merren në faza të hershme ndihmon në parandalim; absorbohet më mirë nëse merret me vakte; nuk njihen efekte anësore deri në 2500 mg çdo ditë.
-Vitamina D: 800 IU çdo ditë, rrit absorbimin intestinal të kalciumit; duhet të merret me kalciumin
Terapitë plotësuese dhe alternative
Terapitë nutricionale dhe herbale ndihmojnë në absorbimin e vitaminave dhe mineraleve esenciale. Ushtrimet fizike dhe menaxhimi i stresit gjithashtu duhet të ndërthuren te programi i trajtimit. Si dhe të merrni mjaftueshëm vitaminë D nga dielli. Ekspozimi ideal ndaj diellit për të marrë sasi adekuate të vitaminës D për absorbim të duhur të kalciumit është 20% e lëkurës së trupit që ekspozohet rreth 30 minuta në nivelin e detit.
Ushqyerja
Femrat në moshë të vjetër duhet të limitojnë konsumin e një varieteti mishrash, meqë ato përmbajnë sasi të tepërta të acidit aracidonik, që çon në prostaglandinën PGE2 inflamatore, e cila mund të shqetësojë sistemin hormonal të femrës në përgjithësi.
-Ushqimet e rafinuara, alkooli, kafeina, duhani, sheqeri, fosfori (pijet e gazuara dhe produktet e bulmetit), antacide që përmbajnë alumin dhe sasi të larta të kloridit të natriumit (kripës së tavolinës) dhe proteinat shtazore duhet të eliminohen. Kripa e detit, salca e sojës, tamari, ose granulat janë më të preferueshme ndaj kripës së tavolinës.
-Rritja e sasisë së konsumimit të karbohidrateve komplekse, acidet yndyrore esenciale (peshqit e ujërave të ftohta, arrat dhe farat), agrumet dhe soja, janë mëse të rekomandueshme. Isoflavonet e gjendura në sojë mund të ngadalësojnë humbjen e kockave dhe të rrisin aktivitetin ndërtues të tyre. Studimet sugjerojnë 30-50 mg sojë në ditë për të mbajtur të qëndruehsme masën kockore.
-Ushqimet e pasura në minerale, sidomos burimet jo-bulmetore të kalciumit, nuk duhet të rritet konsumi i tyre. Megjithëse kanë një përmbajtje të ulët kalciumi, ato sigurojnë kalcium që është më e lehtë për trupin ta përdorë. Veçanërisht beneficiale janë bajamet, perimet me gjethe të errëta, sardelet, perimet e detit, sojë, tahini, kumbullat dhe kajsitë.
-Citrat kalciumi ose aspartate: 1000-1500 mg çdo ditë, janë forma e preferuar e kalciumit.
-Magnezi: 200 mg dy-tre herë çdo ditë; rigjallëron marrjen e kalciumit, është e nevojshme për prodhimin e hormoneve dhe mbron zemrën. Magnezi mund të rrisë densitetin e kockave dhe mund të jetë një mineral më i rëndësishëm sesa kalciumi për të parandaluar osteoporozën.
-Vitamina K: 100-500 mcg çdo ditë; ndihmon në rritjen e marrjes së kalciumit. Ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës K përfshijnë perimet me gjethe jeshile të errëta.
-Boron: 0.5-3 mg çdo ditë; ndihmon në absorbimin e kalciumit. Femrat që kanë rrezik të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit duhet të përdorin Boron për parandalim.
-Mangani: 5-20 gr çdo ditë; ndihmon në prodhimin e kolagjenit që është thelbësor për kalciumin.
-Zink: 10-30 mg çdo ditë; ndihmon në rritjen normale të kockave.
-Bakri: 1-2 mg në ditë janë të nevojshme për suplementim afatgjatë të zinkut.
-Kromi: 200-600 mcg çdo ditë; duhet të përdoret nga pacientë me nivelet të paqëndrueshme të sheqerit në gjak.
-Acide yndyrore esenciale: 1000 mcg dy herë në ditë; ndihmon në prodhimin hormonal.
-kompleksi-B : 50-100 mg çdo ditë; redukton efektet e stresit. Nivelet e rritura të kortizolit nga stresi rrisin humbjen e kockës.
-Acidi folik: 1-5 mg/ditë
-Vitamina B6: 100mg/ditë
-Vitamina B12: 1000 mcg/ditë
Barnat herbale
Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (kapsula, në trajtë pluhuri, çajëra), glicerite (ekstrakte glicerine) ose tretësira (ekstrakte alkoolike). Çajërat duhet të përgatiten me 1 lugë çaji dhe me një kupë ujë të ngrohtë. Gjethet dhe lulet ziejeni për rreth 5-10 minuta; 10-20 minuta për rrënjët. Konsumoni rreth 2-4 filxhanë në ditë.
-“Dang gui”: 500-700 mg mund të merren 3-4 herë në javë si parandalimin për humbjen e vazhdueshme të kalciumit të shkaktuar nga problemet hormonale.
-“Suma”: rrit estrogjenin natyral në trup pa stimuluar me tepri
-Një formulë e pasur me minerale: Një formulë herbale për kockë më të fortë dhe për të forcuar metabolizmin e kalciumit në trup.
-1 pjesë bisht kali
-1 pjesë lloj tërshërë (oatstraë)
-1 pjesë Kombu ose pluhur leshteriku
-1/3 e pjesës Lobelia
Përzieni çdo 28 gr të formulës nëë pak ujë për 25 minuta dhe pijeni ½ e kupës 2-3 herë në ditë. Në fund të çdo tre javëve, ndaloni së përdoruri formulën për një javë.
Disa barna herbale kanë fito-estrogjenë ose veti progesterone dhe femrat mund të zgjedhin ato si opsion në vend të terapisë zvëndësuese hormonale. Progesteroni natyral mund të jetë më efektiv në rritjen e densitetit të kockës sesa ato sintetikët. Eshtë e rëndësishme të theksojmë që progesteroni natyral mund të mos jetë aq i fortë sa të parandalojë rrezikun për shfaqjen e kancerit të mitrës siç vjen nga terapia e zvëndësimit të hormoneve.
Më poshtë do të gjeni disa nga barnat herbale që mund të ndihmojnë në trajtimin e osteoporozës:
-Kohoshi i zi, jamballi etj ndihmojnë në balancimin e niveleve të estrogjenit. Jamballi nuk duhet të merret nga njerëzit me presion të lartë gjaku.
-Pema Chaste, reçel i egër dhe “mantel i gruas” ndihmojnë në balancimin e niveleve të progesteronit.
-Leshteriku, një lloj alge deti (bladderwrack), lloj tërshërë (oatstraw), hithra dhe bishtkali mund të ndihmojnë gjithashtu një tiroide të ngadaltë.
-Thumba e qumështit, rrënjë lulerradhiqe, vervaina (ngjyrë blu) dhe “flamuri blu” ndihmojnë në mbështetjen e mëlçisë dhe mund të ndihmojnë në rregullimin e gjendjes së hormoneve. Të kombinuara së bashku në një çaj përpara vakteve, mund të përmirësojë tretjen.
-Aplikime lokale të progesteronit natyral
Homeopatia
Zakonisht, doza është 12X deri në 30C, çdo një deri në katër orë derisa simptomat të zhduken. Një kombinim i kripërave të indeve homeopatike si “Calcarea flouricum” dhe “Silica” është mjaft beneficial.
Akupunktura
Akupunktura mund të ndihmojë të përmirësoni imbalancat dhe të kontrolloni sheqerin e dobët në gjak.
Masazhimi
Masazhimi mund të ndihmojë në qarkullim.
Konsiderata speciale
Osteoporoza mund të zërë rrënjë përgjatë viteve të adoleshencës. Sasia adekuate e kalciumit dhe magnezit, ushqyerja e duhur dhe ushtrimet fizike janë masat e para parandaluese që duhet të merren për osteoporozën.