OSTEOARTRITI – SI DUHET TE USHQEHENI

OSTEOARTRITI – SI DUHET TE USHQEHENI

Osteoartriti
Osteoartriti është i karakterizuar nga ndryshimet degjenerative në nyje që shkaktojnë dhimbje, butësi dhe lëvizje të kufizuar. Eshtë forma më e zakonshme e artritit, dhe më së shumti prek duart, këmbët, gjunjët, shpatullat, ijet dhe shtylla kurrizore. Osteoartriti ndikon te meshkujt dhe femrat pothuajse në mënyrë të barabartë. Ndikon te 1 në 6 amerikanë, duke përfshirë 80% të atyre njerëzve mbi 70 vjeç.

Shenjat dhe simptomat

-Ngurtësi nyjesh në mëngjes ose ngurtësi nga mungesa e aktivitetit fizik për më pak se 15 minuta
-Dhimbje nyjesh, e përkeqësuar nga lëvizja dhe përmirësohet me pushim
-Enjtje nga indet e buta
-Zhurmë copëtuese kur lëvizni
-Deformime kockash (për shembull të gishtave)
-Lëvizje të kufizuar
-Lëvizja e nyjeve nga vendi fillestar pjesërisht ose plotësisht

Shkaqe të mundshme
Osteoartriti primar mendohet se shkaktohet nga një lodhje e tepërt e nyjeve(për shembull, sportistët e basketbollit, balerina etj), e cila mund të çojë në shkatërrim të kartilazhit. Frakturat dhe anomalitë e tjera mund të çojnë gjithashtu në osteoartrit. Mund të jetë një një predispozicion gjenetik në osteoartrit. Osteoartriti sekondar lidhet gjithashtu me një sërë gjendjesh të fshehura mjekësore.

Doktorët do të kryejnë një ekzaminim fizik për të përcaktuar kohëzgjatjen e kësaj gjendjeje në sajë për të ndihmuar në menaxhimin e dhimbjes dhe për të shmangur deformimin e kyçeve dhe kufizimin e lëvizjes.

Opsione trajtimi
Mjekësia nuk ka një kurë për osteoartritin, por mund të ndihmojnë me reduktimin e simptomave. Qëllimi i trajtimeve është të reduktojë dhimbjen, të minimizojë paaftësinë dhe të mbajë nën kontroll vargun e lëvizjeve.

Terapitë e mjekimeve

Përshkrimi
-Mjekime jo-steroidale anti-inflamatore (NSAIDs): Ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes; një sërë efektesh anësore që përfshijnë problemet gastrike (ulçera peptike)
-Trammadol: Një opiat i dobët për dhimbjen
-Glukokortikoide: Për lehtësim të simptomave, injektohet në nyje dhe nuk merret dot në mënyrë orale
-Krem me kapsaicinë: Redukton dhimbjen duke desintizuar në mënyrë të përkohshme mbarimet nervor

-Aspirina: Ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes
-Acetaminofeni (Fylenol): Ndihmon në reduktimin e dhimbjes
-Ibuprofeni: Ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes

Terapitë plotësuese dhe alternative

Terapitë alternative ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të nyjeve dhe reduktojnë inflamacionin. Ushtrimet që kombinojnë forcimin e muskujve dhe gjendjen aerobike mund të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit të nyjeve dhe funksionin e tyre.

Ushqyerja
Bimët në familjen Solanaceae si domatet, patëllxhanët, specat, patatet dhe duhani duhen shmangur. Perimet me aciditet të lartë si “rhubarb” duhen shmangur. Manaferrat me aciditet të lartë si kulumbritë, rrushi i kuq pa fara, rrushi i zi pa fara duhen shmangur.
-Reduktimi  i ushqimeve pro-inflamatore si ushqimet e rafinuara, sheqernat, yndyrnat e ngopura (mishi dhe produktet e bulmetit) dhe kafeja.
-Acidet yndyrore omega-6 si vaji i farave të lirit.
-Acidet yndyrore omega-3 reduktojnë inflamacionin. Rritja e konsumimit të peshkut të ujërave të ftohtë, arrave dhe farave ose një suplement me acide yndyrore esenciale (si vaji i peshkut 1000-1500 mg dy herë në ditë) është provuar të jetë beneficiale.
-Rritja e konsumit të grurit të plotë, perimeve dhe agrumeve
-Vitamina C: 1000 mg tre-katër herë në ditë (për të mbështetur kartilazhin)
-Vitamina E: 400-800 IU në ditë (për të ndaluar thyerjen e kartilazhit)
-Vitamina A (5000 IU në ditë) ose beta karoten (50000 IU në ditë) , zinku (20-30 mg në ditë) dhe seleni (200 mcg në ditë) janë antioksidantët që mbrojnë kartilazhin dhe reduktojnë dëmin sekondar nga inflamacioni.
-Boron-i: 3 mg në ditë (ndihmon në ngadalësimin e degjenerimin e nyjeve)
-Glucosamine sulfate: 500 mg tre herë në ditë (në disa raste studimore ka treguar që është më efektiv se ibuprofeni për të çliruar dhimbjen pasi tolerohet më mirë sesa ibuprofeni ose NSAID-e të tjera).
-Chondroitin Sulfate: 800 mg në ditë
-MSM (Methylsulfonylmethane): 750 mg tre herë në ditë (e disponueshme në formën e një pilule, lëngu ose për aplikim në zonën e prekur,  merreni krahas ushqimit për të minimizuar shqetësimet me tretjen. Nëse po e përdorni me glukosaminë, shihni për ndonjë kombinim MSM/glukosaminë (produkt që përmban rreth 500 gr secila).
-S-adenosylmethionine ose SAM-e: 1200 mg çdo ditë për 21 ditë, duke e reduktuar me 200 mg nga fundi (SAM-e stimulon prodhimin e kartilazhit dhe është një analgjezik i butë dhe një agjent anti-inflamator; mos e merrni nqs ndodheni në një gjendje depresive).
-Niacinamide: 500-1000 mg tre herë në ditë (rrit lëvizshmërinë e nyjeve dhe redukton dhimbjen)
-Magnezi: 600 mg çdo ditë( mund të reduktojë tepricat e indeve të buta të kalciumit dhe të krijojë një rrjedhë më të mirë për të pastruar mbetjet).
-B12: Ndërton imunitetin dhe mund të përdoret për të trajtuar sëmundje degjenerative .

Barnat herbale
Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (kapsule, në trajtë pluhuri, çajëra), glicerite (ekstrakte glicerine) ose tretësira (ekstrakte alkooli). Vetëm nëse udhëzohet ndryshe, çajërat duhet të përgatiten me 1 lugë çaji barnë herbale dhe me një kupë uji të ngrohtë. Mbulojeni 5-10 minuta për gjethet dhe lulet, dhe 10-20 minuta për rrënjët. Pini 2-4 filxhanë në ditë.
-Murrizi dhe boronica kanë përmbajtje të lartë flavonoidesh, sidomos antocianidesh dhe proantocianidesh, të cilat rrisin integritetin e indeve lidhëse. Merrni 100-200 mg ekstrakt të tharë 2-3 herë në ditë.
-“Devil’s claë”, “Yuça”, shafran, kohosh i zi, rrënjë xhinxheri dhe një bimë e quajtur “meadoësëeet” mund të kombinohen në pjesë të barabarta si një çaj (1 kupë tre herë në ditë) ose tretësirë (30-60 pika tre herë në ditë) për të reduktuar inflamacionin dhe për të çliruar dhimbjen.

Trajtime të tjera

Trajtime të tjera mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjen dhe për të reduktuar inflamacionin, dhe në të njëjtën kohë ndihmon në eliminimin e toksinaveduke stimuluar zonën e infektuar. Një vijëzim mund të bëhet duke përzierë pjesë të barabarta të glicerinës dhe një tretësirë të specit të kuq. Aplikojeni në zonën e prekur (në nyjet dhe muskujt). “Nxehtësia” do të lehtësojë dhimbjen.

Homeopatia
Disa nga trajtimet më të zakonshme që përdoren për osteoartritin janë të listuara më poshtë. Zakonisht doza është 12X deri në 30C çdo një-katër orë derisa simptomat të zhduken.
-Arnica Montana: Për artritin që shoqërohen me plagë, nyje të ngurtësuara
-Bryonia alba: Për dhimbjen artritike që përkeqësohet me lëvizjen dhe të ftohtin.
-Pulsatilla: Për artritin që përkeqësohet me nxehtësinë dhe me lëvizjen fillestare por përmirësohet më pas me lëvizjen e vazhdueshme.
-Rhus Toxicodendron: Për atritin që përkeqësohet me ecjen në mëngjes  si dhe me motin e ftohtë.

Ushtrimet fizike
Janë të rëndësishme për përmirësimin e humorit, redukton dhimbjen, rrit fleksibilitetin dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Për të përcaktuar kohëzgjatjen e duhur të ushtrimeve, varët në mënyrën se si nyjet janë të përfshira, sa të qëndrueshme janë ato dhe nëse klienti ka kryer një terapi zvëndësuese të tyre. Ushtrimet e forcës, ushtrimet aerobike, ushtrime të lëvizjes duhet të merren të gjitha në konsideratë.

Akupunktura
Akupunktura mund të lehtësojë dhimbjen dhe të reduktojë inflamacionin.

Konsiderata speciale
Njerëzit në gjendje depresive nuk duhet të marrin SAM-e për shkak se aktiviteti anti-depresiv mund të çojë në disa episode të pakëndshme.
-Dozat e larta të nikotinamidës mund të lidhen me dëmtimin e mëlçisë dhe me intolerancën ndaj glukozës.
-Meqë osteoartriti mund të përkeqësohet nga obeziteti, pacientët duhet të mbajnë një peshë të qëndrueshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!