Ushqyerja e dobët mund të çojë në një sërë problemesh te fëmijët, duke përfshirë shtimin në peshë dhe obezitetin. Obeziteti i fëmijërisë mund të jetë një shkak për shumë probleme shëndetësore përfshirë tipin 2 të diabetit deri në sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD). Eshtë esenciale t’i siguroni fëmijëve ushqyerjen e duhur dhe të ndihmoni ata të stabilizojë zakone të mira ushqimore që do të zgjasin përjetë.
Përse ne hamë?
Ashtu si makinat kanë nevojë për benzinë, njerëzit kanë nevojë për energji gjithashtu, por ne e marrim energjinë nga ushqimi.
Përse ushqyerja është e rëndësishme në fëmijëri?
Fëmijët po rriten dhe kanë nevojë për një ushqyerje të mirë për të formuar trupa të fortë por nuk kanë nevojë për kalori boshe që gjenden në ushqime fast-foodi, soda apo ushqime yndyrore. Të lexoni etiketat do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje më të mira për ushqimin të cilat do konsumoni.
Fakte të shpejta:
-Nëse jeni mbipeshë që fëmijë me shumë gjasa do të jeni mbipeshë edhe si i rritur.
-Obeziteti mund të reduktojë jetëgjatësinë me 22%-që është rreth 15 vite.
-Të jesh mbipeshë mund të rrisë problemet me frymëmarrjen si apnea e gjumit.
-Të jesh mbipeshë do të thotë një rrezik më i lartë për sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike(NAFLD) ku mëlçia dëmtohet nga përpunimi i yndyrës së tepërt.
-Të jesh mbipeshë mund ta bëjë aktivitetin fizik më të vështirë, kështu që është më e vështirë të humbësh peshë përgjatë ditëve.