Obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët
Obeziteti nënkupton sasi të tepërt të yndyrës në trup. Nuk ekziston asnjë marrëveshje e përgjithshme për përcaktimin më të ulët te fëmijët dhe adoleshentët, ndryshe nga standartet për të rriturit. Shumica e profesionistëve pranojnë udhëzimet e publikuara bazuar në indeksin e masës trupore-e modifikuar për moshën, moshën e pubertetit dhe gjinia-për të matur obezitetin te fëmijët dhe adoleshentët. Të tjerë e definojnë obezitetin pediatrik si pesha trupore të paktën 20% më e lartë se niveli i shëndetshëm i peshës për një fëmijë ose adoleshent të asaj lartësie, ose si përqindje e dhjamit të trupit mbi 25% tek djemtë ose mbi 32% tek vajzat.
Megjithëse e rrallë në të kaluarën, sot obeziteti është një nga problemet mjekësore më të përhapura kudo në botë që prek fëmijë dhe adoleshentë që jetojnë në SHBA dhe shtete të tjera të zhvilluara. Rreth 17% e adoleshentëve (12-19 vjeç) dhe fëmijë (6-11 vjeç) janë obezë në SHBA sipas “Centers for Disease Control and Prevention”. Këto shifra kanë vazhduar të rriten akoma dhe më shumë. Obeziteti pediatrik përfaqëson një nga sfidat më të mëdha lidhur me shëndetin. Obeziteti ka një efekt të thellë në jetën e pacientëve. Obeziteti rrit rrezikun e pacientëve për shfaqjen e një sërë problemeve shëndetësore si dhe mund të krijojë probleme emocionale dhe sociale. Fëmijët obezë kanë gjithashtu më shumë gjasa të jenë obezë edhe si të rritur, duke rritur akoma dhe më shumë rreziqet për shfaqjen e problemeve serioze shëndetësore si sëmundjet e zemrës dhe goditjet.
Nëse fëmija juaj është mbipeshë, shtimi i peshës mund të parandalohet. Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre për të mbajtur peshën të shëndetshme:
-Pas lindjes, ushqyerja me gji dhe vonesa për t’i “prezantuar” fëmijës ushqime solide mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit.
-Në fëmijërinë e hershme, fëmijët duhet të ushqehen shëndetshëm dhe të marrin pjesë në aktivitete fizike çdo ditë. Ata duhet të shohin TV në mënyrë të limituar dhe jo më shumë se 7 orë në javë.
-Fëmijët pak më të mëdhenj mund të mësohen të zgjedhin ushqime të shëndetshme dhe plot vlera nutricionale për të pasur një regjim të shëndetshëm. Koha në TV apo videolojëra duhet të limitohet. Të shmangin konsumin e ushqimit teksa shohin TV, filma apo video. Të shmangin konsumin e ushqimeve me sheqer sidomos ato me përmbajtje të lartë të nënprodukteve të fruktozës, si soda, kola etj. Gjithashtu shmangni lëngjet me sheqer.
Cfarë e shkakton obezitetin te fëmijët?
Cdo person që konsumon më shumë kalori nga sa ka nevojë do të shtojë peshë. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, pacienti do të bëhet obez me kalimin e kohës. Shumë faktorë të ndryshëm kontribuojnë në këtë balancë jo të rregullt ndërmjet kalorive dhe konsumit.
Faktorët gjenetikë
-Obeziteti në familje
Një fëmijë me një prind obez, motër, vëlla ka shumë gjasa të bëhet obez. Gjenetika nuk është shkaku vetëm. Obeziteti do të shfaqet kur një fëmijë konsumon më shumë kalori sesa ai ose ajo ka nevojë/harxhon.
Regjimi ushqimor
Regjimi ushqimor i fëmijëve dhe adoleshentëve ka kaluar nga konsumi i ushqimeve të shëndetshme (si frutat, perimet dhe drithërat e plota) te ushqimet fast-food, të përpunuara ose pijet me sheqer. Këto ushqime kanë si tendencë të jenë të pasura në yndyrna/ose kalori dhe në përmbajtje të ulët në shumë nutrientë të tjerë. Disa zakone të tjera të pashëndetshme përfshijnë: të hani kur nuk jeni të uritur, të hani kur shihni TV , ose të pini pije të gazuara gjatë aktiviteteve sedentare.
Statusi social-ekonomik
Familjet me të ardhura të ulëta ose me prindër që nuk janë të punësuar kanë më shumë gjasa të konsumojnë më shumë kalori të tepërta sesa niveli i tyre i aktivitetit.
Aktiviteti fizik
Popullariteti i televizionit, kompjuterave dhe videolojëra ka rritur nivelet e stilit të jetesës sedentar në shumë fëmijë dhe adoleshentë. Fëmijët dhe adoleshentët shpenzojnë mesatarisht, 3 orë gjatë ditës duke parë televizor. Kjo formë jo vetëm që përdor pak energji, por gjithashtu inkurajon konsumin e vakteve të ndërmjetme të pashëndetshme. Më pak se gjysma e fëmijëve kanë një prind që merret me aktivitet fizik. Vetëm 1/3 e fëmijëve kanë aktivitet fizik të përditshëm në shkollë.
Ka dhe disa gjendje mjekësore të cilat mund të shkaktojnë obezitetin pediatrik, por janë të rralla. Ato përfshijnë balancat jo të duhura të hormoneve ose çrregullimet gjenetike. Disa ilaçe mund të shkaktojnë shtim në peshë duke ndryshuar mënyrën se si trupi përpunon ushqimin ose ruan yndyrën.
Kur mund të konsultohemi me një doktor?
-Nëse personeli i shkollës mendon se fëmija juaj është mbipeshë
-Nëse fëmija juaj ka shprehur shqetësime për peshën e tij/saj
-Nëse fëmija juaj shpreh shqetësime lidhur me mbarëvajtjen në sportet fizike për shkak të peshës
Si diagnostikohet obeziteti në fëmijëri?
Tabela Peshë-Gjatësi
Këto tabela japin raport të përgjithshëm të peshës së shëndetshme dhe përcaktojnë mbipeshën bazuar në lartësinë e fëmijës ose adoleshentit. Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor e përcaktojnë obezitetin tek një fëmijë nëse peshon 20% ose më shumë sesa pesha normale trupore që duhej të kishte. Sidoqoftë, tabelat nuk marrin parasysh karakteristikat e tjera individuale të secilit fëmijë ose adoleshent. Profesionisti i kujdesit shëndetësor duhet të marrë parasysh moshën, gjininë, fazën e pubertetit dhe raportin peshë-gjatësi. Prsh disa fëmijë fitojnë peshë gjatë procesit të rritjes por kjo nuk do të thotë se do të bëhen obezë.
Përqindja e yndyrës trupore
Përqindja e peshës trupore që ka në përmbajtje yndyrë të lartë, është tregues i obezitetit. Djemtë me mbi 25% yndyrë dhe vajzat me mbi 32% yndyrë konsiderohen obezë. Përqindja e yndyrës në trup është e vështirë të matet me saktësi. Metodat më të sakta përdorin pajisje speciale që nuk gjenden në shumicën e zyrave mjekësore. Metoda që mat trashësinë e lëkurës nuk është e besueshme nëse nuk kryhet nga një ekspert i fushës.
Indeksi i masës trupore
Kjo metodë vlerëson peshën në lidhje me lartësinë. Eshtë e njëjtë me indeksin e masës trupore që përdoret për të identifikuar obezitetin e të rriturve. Indeksi i masës trupore lidhet ngushtë me përqindjen e yndyrës në trup, por është një metodë më e thjeshtuar.
Indeksi i masës trupore është standart te të rriturit obezë por të fëmijët nuk është universal. “The Centers for Disease Control and Prevention (CDC)” konsideron dy nivele shqetësuese për fëmijët bazuar në indeksin e masës trupore:
-85% e lart fëmijët janë në rrezik për mbipeshë
-95% e lart janë mbipeshë
“The American Obesity Association” klasifikon si “obezë” fëmijët me 95% e lart. Për të llogaritur Indeksin e masës trupore te fëmijët mund të përdorni formulën e IMT (BMI) ose të përdorni një llogaritës (kalkulator) online. Por gjithmonë konsultohuni me mjekun. Mjeku vlerëson dhe faktorë të tjerë të cilët i kemi përmendur dhe më lart.
Matja e perimetrit të belit
Kjo masë te fëmijët ose adoleshentët lidhet ngushtë me rriskun e të prekurit nga tipi 2 i diabetit dhe komplikacioneve që lidhen me sindromën metabolike (presioni i lartë i gjakut, kolesteroli anormal, nivele të tjera yndyrore, sulm zemre, goditje, dëmtim në sy, zemër dhe veshka). Matja mund të bëhet me një matës shirit përgjatë pjesës së barkut (në kërthizë). Cdo vlerë mbi 90% për moshën dhe gjininë mbart rrezik të madh.