Obeziteti dhe kanceri

Obeziteti dhe kanceri

Obeziteti dhe kanceri
Obeziteti është një gjendje ku personi ka sasi të pashëndetshme të yndyrës në trup. Për të matur obezitetin, shkencëtarët shpesh përdorin indeksin e masës trupore (BMI). BMI-ja siguron një matje më të saktë të obezitetit sesa pesha vetëm  dhe për shume njerëz është indikatori më i mirë për matjen e yndyrës së trupit. Masa të tjera që reflektrojnë shpërndarjen e yndyrës në trup-ku pjesa më e madhe e yndyrës lokalizohet te ijet dhe abdomeni- po përdoren gjithnjë e më shumë së bashku me BMI si tregues të mbipeshes dhe rreziqeve të sëmundjes. Këto matje përfshijnë perimetrin e belit dhe raportin mes belit-ije (perimetri i belit i ndarë me perimetrin e ijes).

Kategoritë standarde të peshës bazuar në BMI për të rriturit e moshës 20 vjeç ose më të vjetër janë:

 

Nën 18.5 Nënpeshë
18.5-24.9 Normalë
25.0-29.9 Mbipeshë
30-39.9 Obezë
40.0 ose më të lartë Obezitet serioz/i rëndë

 

Krahasuar me njerëzit me peshë normale, ata që janë mbipeshë ose obezë janë në rrezik më të lartë për shumë sëmundje, përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, goditjet dhe shumë lloje kanceri. Obeziteti i rëndë është i lidhur me rritjen e rrezikut për vdekjen e parakohshme, sëmundje të zemrës, kancerin dhe diabetin etj.

Statistikat për mbipeshën dhe obezitetin?
Rezultatet nga “National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES)” treguan që në vitet 2011-2014, rreth 70% e të rriturve në SHBA 20 vjeë ose më të rritur ishin mbipeshë ose obezë dhe 1/3 (36.5%) ishin obezë. Në 1988-1994, rreth 56% e të rriturve të moshës 20 vjeë ose më të mëdhenj ishin mbipeshë ose obezë. Përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët janë mbipeshë ose obezë është rritur. Në 2011-2014,  është përllogaritur që rreth 9% e 2-5 vjeë, 17% e 6-11 vjeë dhe 20% e 12-19 vjeë ishin mbipeshë ose obezë. Në vitin 1988-1994, këto shifra ishin vetëm 7%, 11% dhe 10% respektivisht. Në 2011-2014, rreth 17% e moshave 2-19 vjeë ishin obezë. Në 1988-1994 këto përqindje ishin jo më shumë se 10%.

Prevalanca e obezitetit në 2017 sipas moshës dhe edukimit
Niveli i edukimit redukton rrezikun për shfaqjen e obezitetit. Të rriturit pa një diplomë të shkollës së mesme ose ekuivalente kishin nivelin më të lartë të obezitetit (35.6%), të ndjekur nga të diplomuarit e shkollës së mesme (32.9%), të rriturit me një lloj diploma (31.9%) dhe të diplomuarit në kolegj (22.7%).
-Të rinjtë kishin më pak rrezik për shfaqjen e obezitetit sesa të rriturit. Mosha 18-24 vjeë raportuan shifra më të ulëta për obezitetin (16.5%) krahasuar me të rriturit mosha 45-54 vjeë të cilët kishin prevalencën më të lartë (35.8%).

 

Pothuajse të gjitha provat që lidhin mbipeshën me rrezikun e kancerit vijnë nga studime të mëdha në grup, një lloj studimi vëzhgues. Sidoqoftë, të dhënat nga studimet vëzhguese mund të jenë të vështira për tu interpretuar dhe nuk mund të vërtetojnë përfundimisht se mbipesha shkakton kancer. Kjo sepse njerëzit obezë ose mbipeshë ndryshojnë nga njerëzit e dobët nga faktorë të tjerë sesa vetëm nga yndyra trupore,-pra këto faktorë të tjerë përvec yndyrës trupore mund të kenë ndikim në rritjen e rrezikut për shfaqjen e kancerit.

Cfarë dihet për lidhjen ndërmjet kancerit dhe obezitetit?
Megjithë  studimet janë mjaft të limituara, ka prova të qëndrueshme që sasi më të larta të yndyrës në trup shoqërohen me rreziqe për shfaqjen e llojeve të kancerit :
-Kanceri endometrial: Gratë mbipeshe dhe obeze janë dy deri në katër herë më shumë të rrezikuara se sa gratë me peshë normale për t’u prekur nga kanceri endometrial dhe gratë obeze kanë rreth shtatë herë më shumë rrezik për t’u prekur nga dy llojet më të zakonshme të këtij kanceri. Rreziku i kancerit endometrial rritet me rritjen e peshës në moshën madhore, veçanërisht në mesin e grave që nuk kanë përdorur kurrë terapi me hormone menopauzale.
-Adenokarcinoma e ezofagut: Njerëzit me mbipeshë ose obezë janë rreth dy herë më të predispozuar se sa  njerëzit me peshë normale që të preken nga një lloj kanceri të ezofagut, të quajtur adenokarcinoma e ezofagut, dhe njerëzit që janë jashtëzakonisht obezë janë më shumë se katër herë  të rrezikuar nga ky lloj kanceri.

– Kanceri i stomakut: Personat që janë obezë janë gati dy herë më të rrezikuar se sa  njerëzit me peshë normale që të preken nga një lloj kanceri në pjesën e sipërme të stomakut, domethënë në pjesën që është më e afërt me ezofagun.
– Kanceri i mëlçisë: Njerëzit  mbipeshë ose obezë janë dyfish më të rrezikuar sesa njerëzit me peshë normale për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë. Më të prekur janë meshkujt sesa femrat.
-Kanceri i veshkave: Njerëzit  mbipeshë ose obezë janë gati dyfish më të rrezikuar sesa njerëzit me peshë normale për t’u prekur nga kanceri i qelizave renale, forma më e zakonshme e kancerit të veshkave .
– Mieloma e shumëfishtë: Krahasuar me individë me peshë normale, individët mbipeshë dhe obezë kanë një rritje të rrezikut (10% deri 20%) në  zhvillimin e mielomës së shumëfishtë.
– Meningjoma: Rreziku i këtij tumori në rritje të ngadaltë që lind në membranat që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore është rritur me rreth 50% tek njerëzit që janë të obezë dhe rreth 20% te njerëzit me mbipeshë .
-Kanceri i pankreasit: Njerëzit me mbipeshë ose obezë kanë rreth 1.5%  më shumë rrezik që të preken nga kanceri i pankreasit sesa njerëzit me peshë normale.
-Kanceri i zorrës së trashë: Njerëzit të cilët janë obezë kanë rreth 30% më shumë rrezik për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë sesa njerëzit me peshë normale. Gjithashtu mendohet që një BMI më e lartë ndikon në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë te femrat dhe meshkujt, por më të prekur janë meshkujt.
-Kanceri i fshikëzës: Krahasuar me njerëzit me peshë normale,  njerëzit të cilët janë mbipeshë kanë rreth 20% më shumë rrezik për shfaqjen e kancerit të fshikëzës, dhe njerëzit të cilët janë obezë kanë rreth 60% më shumë rrezik për shfaqjen e kancerit të fshikëzës. Ky rrezik është më i lartë te femrat sesa te meshkujt.
-Kanceri i gjirit: Shumë studime kanë treguar që te femrat post-menopauzale, një BMI më e lartë lidhet me një rritje modeste në rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit. Te femrat post-menopauzale, ato që janë obeze kanë rreth 20-40%, më shumë rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit sesa femrat me një peshë normale. Rreziku rritet akoma dhe më shumë për femrat të cilat nuk kanë përdorur kurrë terapi hormonale menopauzale dhe për tumore që shprehin receptorë hormonalë. Obeziteti është gjithashtu një faktor rrisku për kancerin e gjirin te meshkujt. Te femrat pre-menopauzale, si kontrast, ato që janë mbipeshë ose obeze kanë rreth 20% më pak rrezik për shfaqjen e tumoreve në gji që shprehin receptorë hormonalë.
-Kanceri i vezoreve: Një BMI më e lartë lidhet me një rritje të rrezikut për kancerin e vezoreve, veëanërisht te femrat të cilat nuk kanë përdorur kurrë terapi hormonale menopauzale. Prsh një rritje sado e vogël në BMI (5 njësi) lidhet me një rritje të rrezikut me 10% te femrat të cilat nuk kanë përdorur kurrë terapi hormonale menopauzale.
-Kanceri i tiroides: Një BMI më e lartë, do të thotë një rrezik më i lartë për shfaqjen e kancerit të tiroides.

 

Si mund të rrisë obeziteti rrezikun e kancerit?

Disa mekanizma të mundshme kanë shpjeguar se si obeziteti mund të rrisë rrezikun për lloje të ndryshme kanceri.
Njerëzit obezë shpesh kanë nivele të ulëta inflamacioni kronik, të cilat me kalimin e kohës mund të shkaktojnë dëmtim të ADN-së që ëon në kancer. Individët obezë dhe mbipeshë janë më të rrezikuar sesa individët me peshë normale që të kenë gjendje ose crregullime që lidhen me ose shkaktojnë inflamacion kronik. Pra një faktor rreziku për shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit. Për shembull, sëmundja e refluksit gastroefkzofageal mund të shkaktojë adenokarcinomë të ezofagut. Obeziteti është një faktor rrisku për më shumë gurë në fshikëz, një gjendje e karakterizuar nga inflamacioni kronik i fshikëzës, dhe kjo rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit të fshikëzës. Koliti kronik ulëerativ (një gjendje kronike inflamatore) dhe hepatiti (një sëmundje e mëlëisë që shkakton inflamacion) janë faktorë rrisku për lloje të ndryshme të kancerit të mëlëisë.
-Indet dhjamore prodhojnë sasi të larta të estrogjenit, nivelet e lartë të së cilit lidhen me rritjen e rrezikut për shfaqjen  e kancerit të gjirit, endometrial, të vezoreve dhe disa llojeve të tjera të kancerit.
Njerëzit obezë shpesh kanë rritje të sasi së insulinës në gjak dhe faktorit të rritjes së insulinës. (Kjo gjendje njihet si hiperinsulinemia ose rezistenca ndaj insulinës dhe nxit shfaqjen e tipit 2 të diabetit). Nivele të larta të insulinës dhe IGF-1 mund të ndikojnë në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, veshkave, prostatës etj.
-Qelizat yndyrore prodhojnë adipokine, hormone që mund të stimulojnë ose të parandalojnë rritjen e qeliave. Për shembull, nivelet e një adipokine të quajtur leptinë, e cila nxit shumëfishimin e qelizave, rrit nivelet  e yndyrës në gjak. Dhe një tjetër adipokinë, adiponektina- e cila është më pak në sasi te njerëzit obezë sesa ato me peshë normale-mund të ketë efekte anti-shumëfishuese.

-Qelizat yndyrore mund të kenë efekte direkte ose indirekte në rregullatorët e ritjes së qelizave.

Sa raste kanceri mund të kemi për shkak të obeziteti?
Një studim i popullatës i bazuar duke përdorur BMI dhe të dhënat e kancerit nga projekti GLOBOCAN që përllogariti në 2012, në SHBA, rreth 28000 raste të reja të kancerit te meshkujt (3.5%) dhe 72000 raste te femrat (9.5%) të cilat ishin për shkak të mbipeshës dhe obezitetit. Përqindjet e rasteve varionin por përqindjet më të larta ishin 54% kanceri i fshikëzës te femrat dhe 44% adenokarcinoma ekzofageale te meshkujt. Një studim i 2016 përllogariti që rastet e mbipeshës dhe të obezitetit, në krahasim me shtetet e tjera, në SHBA kishin shifrat më të larta që rastet e mbipeshës dhe obezitetit kishin kontribuar në kancerin e zorrës së trashë, pankreatik dhe të gjirit (te femrat post-menopauzale).

A ndikon shtimi në peshë ose humbja e peshës në rreziqet e kacerit?
Shumica e të dhënave që flasin për humbjen/shtimin në peshë që redukton rrezikun për shfaqjen e kancerit vijnë nga studime të grupit dhe rasteve të kontrollit. Ashtu si me studimet vëzhguese të mbipeshës dhe rrezikut të kancerit, këto studime mund të jenë të vështira për tu interpretuar sepse njerëzit që humbin peshë ose shmangin shtimin e peshës mund të ndryshojnë në mënyra të tjera nga njerëzit që nuk e bëjnë këtë. Shumë studime observacionale kanë prova që tregojnë që njerëzit me peshë më të ulët gjatë rritjes kanë rrezik më të ulët për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë, të veshkave-dhe për femrat post menopauzale-kancerin e gjirit, endometrial dhe kancerin e vezores.

Disa studime kanë ekzaminuar lidhjen e mundshme ndërmjet humbjes së peshës dhe rrezikut të kancerit. Disa nga këto studime kanë gjetur një rrezik të reduktuar që kanceri i gjirit, endometrial, i zorrës së trashë të shfaqet te njerëzit të cilët kanë humbur peshë. Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre studimeve nuk ishin të afta të vlerësonin nëse humbja e peshës ishte e qëllimshme ose e paqëllimshme (dhe me siguri lidhet me probleme shëndetësore). Prova të forta që tregojnë për një lidhje ndërmjet humbjes së peshës dhe rrezikut për shfaqjen e kancerit  vijnë nga studime që kanë pasur pjesëmarrës të cilët kanë kryer kirugji bariatrike (Kirurgjia që bëhet në stomak ose zorrë për të nxitur humbjen e peshës). Njerëzit obezë të cilët i janë nënshtruar një kirurgjie bariatrike mesa duket kanë rreziqe më të ulët për kancerin sesa personat obezë që nuk i janë nështruar një operacioni të tillë. Një studim i peshës dhe i kancerit të gjirit në “Ëomen’s Health Initiative”, zbuloi se femrat që janë obeze ose mbipeshë fillimisht, ndryshimi i peshës (qoftë shtim ose humbje peshe), nuk lidhet me rrezikun e kancerit të gjirit. Megjithatë femrat të cilat ishin me peshë normale fillimisht, shtimi rreth 5% më shumë te peshës trupore lidhej me rritjen e rrezikut për kancerin e gjirit.

Si ndikon obeziteti në mbijetesën ndaj kancerit?
Shumica e provave që lidhen me të mbijetuarit nga kanceri vijnë nga njerëz të cilët kanë qenë të diagnostikuar me kancer të gjirit, të zorrës së trashë ose prostatës. Studimet tregojnë që obeziteti mund të përkeqësojë shumë aspekte në lidhje me mbjetesën te të prekurit nga kanceri, duke ndikuar në cilësinë e jetës, shanset që kanceri të rikthehet, progresin e kancerit dhe prognozën (mbijetesën).

 

Për shembull, obeziteti shpesh lidhet me një rritje të rreziqeve të limfedemës në lidhje me trajtimin tek të mbijetuarit nga kanceri i gjirit dhe ndikon në të mbijetuarit e kancerit të prostatës të trajtuar me prostatektomi radikale. Në një studim me pacientë të fazës së dytë dhe të tretë me kancer rektal, ata me BMI më të lartë (veëanërisht meshkujt), kishin një rrezik më të lartë për përsëritjen e kancerit. Vdekjet nga mieloma e shumëfishtë është 50% më i lartë te njerëzit me peshë të madhe, sesa te ata njerëz me peshë normale. Disa studime klinike te të mbijetuarit e kancerit të gjirit kanë raportuar që ndërhyrjet në humbjen e peshës që rezultonin në humbje peshe dhe ndryshime beneficiale te biotreguesit, lidheshin me obezitetin dhe prognozën. Megjithatë ka pak prova nëse humbja e peshës përmirëson shanset që kanceri të mos përsëritet më ose prognozën. Studimi i sponsorizuar nga NCI “Breast Cancer ËEight Loss (BËEL)”, do të krahasojë shkallën e përsëritjes së kancerit te gratë mbipeshë dhe ato obeze që marrin pjesë në një program për humbjen e peshës pas diagnostikimit të kancerit të gjirit me atë raport te gratë që nuk marrin pjesë në programin e humbjes së peshës.

Cfarë studimesh po bëhen për obezitetin dhe kancerin?
Fusha të ndryshme studimore po observojnë mekanizmat që lidhin obezitetin me kancerin. Një fushë studimore  përfshin kuptimin e rolit të mikrobeve që jetojnë në traktin gastrointestinal si në rastin e tipit 2 të diabetit dhe obezitetit. Të dyja gjendjet shoqërohen me disbiozë, një çekuilibër në mbledhjen e këtyre mikrobeve. Për shembull, mikrobiomat e zorrëve te njerëzit obezë janë të ndryshëm  dhe më pak të larmishëm se te njerëzit me peshë normale. Balanca jo e rregullt te mikrobiota e zorrëve lidhet me inflamacionin, metabolizmin e alternuar dhe gjenotoksicitetin, kjo e fundit mund të lidhet me kancerin. Eksperimentet te minjtë tregojnë që mikrobioma mund të influencojë në efikasitetin e disa llojeve të trajtimit të kancerit, sidomos te imunoterapia. Studiuesit po fillojnë të mendojnë për menyra se si mund të ndryshojnë mikrobiotën te pacientët me kancer, që ata të kenë rezultate pozitive.
Një tjetër fushë po investigon rolin e receptorëve të insulinës në sinjalizimin e kancerit. Shumë qeliza kancerogjene shprehin nivele të larta të IR-A, një formë e receptorit të insulinës që ka një prirje të lartë për insulinën dhe lidhet me faktorët e rritjes. Studiuesit po investigojnë se si këto faktorë kontribuojnë në sëmundjet metabolike dhe kancer, si dhe cilat mund të jenë targetë të dobishëm për ndërhyrje terapuetike për të parandaluar faktorë që ndikojnë në rritjen e shanseve për shfaqjen e kancerit.
Studiuesit po mundohen të kuptojnë pse lidhja ndërmjet obezitetit dhe rrezikut për shfaqjen e kancerit varionë në grupe të ndryshme etnike. Observimet në grupet etnike mund të reflektojnë diferencat në efektet biologjike të obezitetit , si ndryshimet në efektet e obezitetin në inflamacion ose në sekretimin e insulinës.
NCI mbështet kërkimet në obezitet dhe në rrezikun për shfaqjen e kancerit përmes një sërë aktivitetesh, përfshirë inciativat e koorporatave të mëdha, të dhënat në internet, studime epidemiologjike, shkencë bazike dhe burime të implementuara.

.

error: Nuk lejohet kopjimi!