- Si është e lidhur jetëgjatësia me të ushqyerin shëndetshëm?
Të jeni një njeri i shëndetshëm do të thotë që duhet të konsumoni një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme, të jeni fizikisht aktivë dhe të njihni të gjitha lëndët ushqyese që ju duhen për të mbrojtur kockat, sistemin imunitar dhe një shëndet të mirë mendor dhe fizik.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise OBSH në Evropë Jetëgjatësia e njerezve po vazhdon të rritet, por rritja e numrit të personave që vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti rrezikon përmbysjen e këtij trendi,
Sipas kesaj organizate mirëqenia ka shënuar kulmin në botë, por ka dallime të theksuara brenda rajoneve.
Mesatarja e jetëgjatësisë është rritur nga 76.7 vjet më 2010 në 77.8 më 2015. Gratë vazhdojnë të jetojnë më gjatë, përkatësisht 81.1 vjet në krahasim me 74.6 vjet për burrat. Keto shifra kanë dallime shume të mëdha në mes të shteteve. Ne Islandë burrat jetojnë mesatarisht 81.4 vjeç ndersa në Kazakistan 65.7 vjeç pra nje diference me16 vite . Kjo diference nuk është e njëjtë, brenda apo në mes të shteteve, gjinive dhe gjeneratave.
Vdekjet e parakohshme nga semundjet kronike, kanceri, diabeti, sëmundjet respiratore dhe ato kardiovaskulare janë duke rënë, derisa është thënë se ky rajon pritet të arrijë objektivin e 1.5 përqind të zvogëlimit të rasteve të prekura me këto sëmundje deri më 2020. Pavarësisht shifrave në rënie të vdekjeve si pasojë e këtyre sëmundjeve, në vendet e Bashkimit Evropian është parë një rritje prej 5 % e personave që të diagnostikuar me kancer.
Një plan i shëndetshëm ushqyerjeje, sa aktivë duhet të jeni për moshën që keni dhe çfarë mund të bëni për të menaxhuar peshën tuaj, janë hapa të rëndësishëm gjithashtu. Shumë studime kanë treguar që ndryshimet dietike dhe të stilit të jetesës mund të ndikojnë në jetëgjatësi. Nuk është kurrë vonë për të bërë disa ndryshime pozitive. Ndryshimet që bëni sot, mund të përmirësojnë shëndetin tuaj nesër, si dhe të shihni shumë benefite pozitive në të ardhmen.
2. Sa ndikon obeziteti në jetëgjatësi?
Obeziteti është shkaku kryesor për shfaqjen e shumë komplikacioneve shëndetësore të cilat nëse nuk kanë trajtimin e duhur mund të jenë fatale. Përmendim këtu: diabetin, sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, probleme me presionin e gjakut dhe kolesterolin etj.
Sipas lajmit të BBC, në kërkimin e publikuar në revistën “Lancet Diabetes and Endocrinology”, në Angli u studiuan regjistrimet mjekësore ndër vite të rreth 2 milion personave.Studimet tregojnë se, duke filluar që nga mosha 40 vjeç, jetëgjatësia e atyre që janë më afër kufirit të lartë të Indeksit të Masës Trupore të shëndetshme që përfshin masën 18,2-25, është më e lartë se të tjerëve.
Studimi tregon gjithashtu se jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave në kufirin e obezitetit, në krahasim me personat e tjerë të shëndetshëm, është 4,2 dhe 3,5 vjet më pak.Kurse meshkujt dhe femrat me peshë më të ulët se sa kufiri i Indeksit të Masës Trupore jetojnë 4,3 dhe 4,5 vjet më pak. Indeksi i Masës Trupore që lidhet me vdekjet, që burojnë nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, llogaritet duke pjesëtuar gjatësinë me peshën.
Eshtë shumë e rëndësishme të menaxhojmë peshën, për të parandaluar shfaqjen e këtyre problemeve shëndetësore. Meqënëse sëmundjet kronike shkaktojnë shumë vdekje të parakohshme, është shumë e rëndësishme që të konsumoni një dietë të balancuar dhe sa më shumë aktivitet fizik për të rritur jetëgjatësinë.
3.Sa e vështirë është të ushqehesh shëndetshëm në ditët e sotme?
Shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur ushqyerjes së shëndetshme. Disa justifikohen nga kohë, të tjerë nga mundësia ekonomike, ndërsa të tjerë thjesht nuk duan. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë benefitet që ushqyerja e shëndetshme sjell. Në momentin që kuptojmë benefitet, motivimi për t’u ushqyer shëndetshëm rritet. Duhet të evitoni në maksimum ushqimet me yndyrë apo fast food.
Janë një “JO” e madhe. Një alternativë shumë e thjeshtë dhe tepër e shëndetshme është supa. Ka shumë receta të shëndetshme të cilat mund t’i gjeni online, mënyrën e përgatitjes etj. Por nëse nuk i kushtoni rëndësi ju shëndetit tuaj, a nuk e mendoni që do jeni po ju ata që do të vuajnë pasojat më vonë?
Nuk ka kompromise kur vjen puna te shëndeti! As koha, as paraja nuk janë faktorë dominues. Nëse nuk keni kohë të gatuani se jeni në punë, përgatisni një gatim në darkë, të cilin mund ta konsumoni përgjatë ditës së nesërme. Mos konsumoni lëngje të paketuara, por më mirë konsumoni një frut të freskët. Shëndeti juaj është primar!
4. Sa e përhapur është kultura e të ushqyerit shëndetshëm në Shqipëri?
Deri diku mund të them që ka goxha përmirësim në krahasim me vitet e kaluara. Njerëzit janë ndërgjegjësuar për efektet pozitive që ka një ushqyerje e shëndetshme. Kudo në mediat online ose televizive qoftë dhe shtypi shkruar, po lobohet për një kulturë të të ushqyerit shëndetshëm në Shqipëri. Ka akoma vend për përmirësim por po ecim me hapa të mbarë!