Dëgjojmë shumë kura apo ushqime shëruese por jo aq shumë për mjekime të lashta për artritin apo se si është trajtuar artriti në kohët e lashta. A kanë pasur ata kura apo trajtime për të cilat ne thjesht nuk jemi në dijeni? Më poshtë jepet ekzaminimi i një trajtimi tibetian për artritin dhe zbuloni pse hudhra ka kaq shumë benefite.
-Benefitet e mrekullueshme të hudhrës.
Hudhra është e njohur për vetitë medicionale dhe është përdorur për shekuj, por e dinit që hudhra trajton në mëyrë efektive një sërë sëmundjesh:
Lista e gjendjeve shëndetësore të cilat hudhra trajton janë:
-Alopecia areata
-Artriti
-Artriti reumatoid
-Osteoartriti i gjurit
-Arterioskleroza
-Bronshiti kronik
-Hipertensioni
-Kafshimet e insekteve
-Tifoide
-Krimba
-Infeksione virale
-Infeksione kërpudhore
-Infeksione parazitare
-Candida albicans
-Kancer
-Sëmundja e Azheimer
-Sëmundja kardiovaskulare
-Goditjet
-Hipertensioni
-Tromboza
-Aplikimet dermatologjike
-Morrat e kokës
-E shumë të tjera
Këto supozime janë mbështetur nga shumë kërkime, prandaj hudhra duhet të jetë pjesë e pandashme e dietës suaj. Shumë benefite të hudhrës vijnë nga vetitë antibiotikë dhe anti-inflamatore, dhe veprimet modeluese të sistemit imunitar. Së bashku këto veprime reduktojnë prodhimin bakterial dhe viral, përmirësojnë sistemin imunitar dhe ju lejojnë të ktheheni në gjendjen ku sistemi imunitar është i normalizuar.
-Cfarë ju duhet:
-350 gramë hudhër të freskët të qëruar
-200 ml alkool
-40% vodka/ rum ose konjak
-Një kavanoz
Procedura:
-Qëroni hudhrën
-Copëtoni hudhrën në copa të vogla
-Vendosni copat në kavanoz (sigurohuni që të jetë i pastër)
-Derdhni alkol
-Mbylleni dhe shkundeni kavanozin
-Vendoseni kavanozin në një vend të errët dhe të ftohtë
-Shkundeni kavanozin cdo ditë për 10 ditë me rradhë
-Merrni përmbajtjen nëpërmjet një qeseje, mundësisht në një shishe të errët qelqi
-Filtrojeni në shishe të vogla dhe ruajeni në një vend të errët dhe të ftohtë
Duhet përgatitur me kujdes, në mënyrë që të japë rezultatet e kërkuara. Mbani mend, kjo është një recetë kështu që ndiqeni me përpikmëri.
=Përgatitja dhe këshilla:
-Për këtë recetë mund të përdoren 10 thelba hudhër të plotë për të marrë rreth 350 g hudhër. Pesha e hudhrës së paqëruar ishte 450 g. Më pas hudhrat pastrohen dhe qërohen me kujdes. Pritini copat e hudhrës diku te 3-5 mm. Përpiquni mos ta shtrydhni shumë hudhrën pasi na duhet lëngu shërues që ajo përmban. Pjesët duhet të rregullta.
Një paralajmërim i shpejtë:
Të grini apo të copëtoni hudhrën është paksa e rrëmujshme, kështu që sigurohuni të mbuloni sipërfaqen. (kujdes me ato prej druri). Përdorni dhe doreza për të shmangur erën në duar. Ta prisni hudhrën në copa të vogla siguron clirimin e të gjithë ilacit ushqyes. Clirimi i shpejtë është goxha mirë pasi kjo përzierje do të hapet mbas 10 ditësh. Sigurohuni që cdo gjë që vini në gotë të jetë e pastër. Shtoni alkol dhe mbylleni kavanozin, por sigurohuni të jetë i mbyllur mirë. Më pas tundeni për 20 sekonda. Cdo gjë duhet të jetë e mbulur me alkol. Këshillohet një kavanoz gjysëm litri që lejon përzierjen të kombinohet më së miri. Vendoseni në një vend të thatë e të errët dhe prisni për rezultatet. Duhet ta tundni cdo ditë derisa të marrë trajtën e duhur. Sigurohuni që alkoli që përzihet me likuidin. Ky process zgjat diku te 20 sekonda. Nëse alkoli ndahet nga masa dhe shkon në fillim të kavanozit, mos u shqetësoni, gjithcka në rregull. Shkundja lejon alkolin të thyejë qelizat delikate të bimës që mbartin ekstraktin shërues. Nëse e neglizhojmë këtë pjesë, rezultati do të jetë i dobët,kështu që kushtojini vëmendje.
-Ruajtja dhe dekantimi
Në momentin që 10 ditët mbarojnë ju mund të hiqni kapakun dhe tendosni përzierjen nëpërmjet një qeseje. Trajtimi me hudhër është i thjeshtë për t’u tendosur pasi hudhra qëndron pak a shumë solide. Kjo përzierje nuk është dhe aq e trashë, kështu që pas marrjes me qese vendoseni në një enë qelqi në vend të errët. Rekomandohet përdorimi i dorezave kur shtrydhni masën e përgatitur. Ka një erë të fortë dhe pasi është zhytur në alkool.
-Si mund ta merrni këtë kurë të lashtë me hudhër:
-Vendosni 3 pika në një gotë me ujë. Bëjeni tre herë në ditë për rezultate të mira. Nuk ka mënyrë tjetër. Marrja e kësaj përzierje në gojë e transporton direkt në qendrat e gjëndrës përreth qafës dhe fytit. Duke e lejuar në këtë mënyrë ilacin të punojnë në zonat ku pacientët me artrit shpesh vuajnë nga inflamacioni.
Qafa përmban pëqëndrime të larta të qelizave immune, dhe mund të jetë vendi i parë që shohim ënjtje kur jemi ftohur apo kemi një infeksion. Ajo godet vendin dhe shkon drejt në pikën e mjegullës së trurit. Truri! Përbërjet që eliminojnë qelizat kanceroze dhe inflamacionit janë provuar që kalojnë barrierën e trurit në gjak dhe hudhra i ka me bollëk.
-Cfarë shije ka?
Nuk ka ndonjë shije të mrekullueshme por i jep gojës suaj ndjesinë që dicka po ndodh. Ngjason me shijen e një uji me hudhër/qepë. Ju nuk mund ta ndjeni shijen e alkolit në të, por të hudhrës padyshim.
-Cfarë alkoli tjetër mund të përdor për këtë përzierje?
Vodka është e lirë dhe mund të përdoret. Por nëse nuk e keni problem cmimin, konjaku, brandi janë gjithashtu alternativa të tjera. Ta mbani likuidin nën gjuhë për 20 sekonda është kohë e mjaftueshme që ilaci të punojë.
-A është e sigurt?
Eshtë e sigurt dhe një metodë e thjeshtë. Ka plot prova që kjo tretësirë funksionon dhe mund të ndjeni ndryshimin kur e provoni.
-Konkluzioni:
Tretësirat janë të sigurta, të pastra, të thjeshta për t’u përgatitur dhe pothuajse falas.
Tretësirat e cdo lloji janë metoda më e mirë për të marrë përfitimet e një bime dhe për ta bërë të thjeshtë në përdorim. Mund të blihen dhe online nëse nuk i bëni dot vetë.
P.s Nëse e merrni këtë tretësirë me ujë, redukton erën e keqe.