Nje rregjim ushqimor për humbje peshe: 1500 kalorike

Nje rregjim ushqimor për humbje peshe: 1500 kalorike

Të limitoni kaloritë është një mënyrë për të humbur peshë. Të konsumoni 1500 kalori në ditë, nuk lë hapësirë për vakte shtesë, por megjithatë nuk është shumë e vështirë për sa kohë që jeni përgatitur për të ndjekur një plan të tillë ushqimor. Meqë nuk po konsumoni shumë kalori, duhet të jeni të kujdesshëm për ushqimet që zgjidhni. Planifikoni vaktet me ushqime të pasura me lëndë ushqyese. Zgjidhni ato me kalori të ulëta, fruta me fibra të larta, perime si dhe drithëra të plota.   

Më poshtë do të gjeni dy plane ushqimore për humbje peshe me rreth 1500 kalori.

 

Plani ushqimor 1498 kalorik

 

Mëngjesi

-Një fetë buke (me grurë të plotë) dhe me një lugë gjelle gjalpë bajameje

-Një vezë të zier

-Një portokall

-Një filxhan kafe, çaj si pije

 

Dreka

-2 feta bukë (me grurë të plotë),

-60 gr mish lope i prerë në feta,

-një fetë djathë  .

-gjysëm kupe me karrota të prera në feta

-një kupë qumësht pa yndyrë si pije

 

Darka

-90 gr fileto pule me 2 lugë gjelle salcë

-1 kupë brokoli më lëng limoni

-gjysëm kupe fasule të zeza

-1 fete buke integrale me 1 lugë çaji gjalpë -1 gotë të vogël vere të bardhë si pije

 

Vakte të ndërmjetme

-1 kajsi

-3/4 e kupës kos me 1 lugë gjelle mjaltë

-gjysëm kupe boronica

-10 kokrra bajame

-1 gotë lëng grejpfruti (100% natyral)

 

Vlerat ushqyese

Totali i kalorive -1498 kcal

Yndyra totale-20.5% (35 gr)

Totali i proteinave-23% (89 gr)

Totali i karbohidrateve -51.7% (201 gr)

Kripë-1934 mg

Sheqer-87 gr

Kolesterol-295 mg

Yndyrna të ngopura-6 gr

Fibra-32 gr

 

 

Plani ushqimor 1496 kalorik

Mëngjesi

-Një kupë tërshërë me pak arra

-1 kupë qumësht pa yndyrë

-Një gjysëm grejpfruti

 

 

Dreka

Një sallatë me 1 kupë spinaq,

30 gr djathë,

gjysëm kupe me domate qershi me 2 lugë uthull balsamike.

-90 gr salmon

 

Darka

-180 gr karkaleca dhe një spec jeshil të skuqur me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe hudhër

-Një kupë me oriz kaf

-1 fete buke integrale

-Ujë me një fetë limoni si pije

 

Vakte të ndërmjetme

-2 kupa me fruta

-1 mollë

-1 racion kos me pak yndyrë  me shije frutash

-1 kupë boronica

-2/3 e kupës me karrota

-Disa gota me ujë me një fetë limoni brenda

 

Vlerat ushqyese

Totali i kalorive-1496 kcal

Totali i yndyrës-22.4% (37 gr)

Totali i proteinave-26.4% (99 gr)

Totali i karbohidrateve-51.3% (193 gr)

Kripë-1496 mg

Sheqer-49 gr

Kolesterol-428 mg

Yndyrna të ngopura-11 gr

-Fibra-25 gram

 

Shënim: Përpara se të filloni këto plane ushqimore, konsultohuni me mjekun.

error: Nuk lejohet kopjimi!