Një përzierje produktesh për një pastrim të zorrës së trashë

Një përzierje produktesh për një pastrim të zorrës së trashë

Shumë njerë vuajnë nga kapsllëku kronik, sindroma e zorrëve të irrituara, zorrët poroze dhe probleme të tjera me sistemin tretës. Për shkak se zorra e trashë ka një punë të rëndësishme në eliminimin e mbetjeve, është esenciale që të funksionojë siç duhet. Fatmirësisht janë disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar parehatinë që vjen si pasojë e toksinave dhe problemeve me tretjen, si një përzierje e përgatitur në kushte shtëpie.

Një pastrues i zorrës së trashë i përgatitur në kushte shtëpie mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe toksinat nga trupi juaj që sjellin parehati në trup. Thjesht mendoni një ditë kur nuk keni nevojë të dilni nga shtëpia, në mënyrë që të përshtateni me ndryshimet e pastruesit të zorrës së trashë në trupin tuaj dhe eliminimin e mbetjeve në momentin që filloni proçesin e detoksit dhe pastrimit të brendshëm.

Mollë, kripë deti, xhinxher dhe limon

Le të fillojmë.

Ju duhet një gotë e madhe dhe një  lugë. Për të filluar, vendosni 200 ml ujë të pijshëm në një tigan. Duhet të ngrohni ujin por jo t’a zieni, në mënyrë që mund t’a pini ujin në një temperaturë që durohet. Në momentin që është i ngrohtë, vendoseni në gotë. Më pas shtoni kripën e detit, një pjesë të saj dhe më pas përziejeni. Kripa e detit do të ndihmojë në çlirimin e toksinave, shtytjen e mbetjeve përmes trupit dhe së fundmi do të përmirësojë tretjen. Tashmë shtoni lëng molle, lëng xhinxheri dhe lëng të freskët limoni. Përziejeni. Kot nuk thonë: Një mollë në ditë mban doktorin larg. Në fakt një studim tregoi që ata që hanë një mollë në ditë, kanë më pak vizita te doktori dhe më pak përshkrime recetash. Xhinxheri është i mrekullueshëm pasi redukton fryrjen ndërkohë që stimulon zorrën e trashë, duke e mbajtur të pastër nga mbetjet dhe toksinat e dëmshme. Dhe mos të harrojmë limonin. Lëngu i limonit ndihmon në tretje, detoksifikim, dhe ka sasi të larta të vitaminës C, duke e bërë një antioksidant të shkëlqyer.

Si të veproni:

Pijeni në mëngjes me stomak bosh. Më pas sërisht përpara një dreke të lehtë ku preferohen perime në avull dhe salmon, dhe më pas në mes të pasdites. Pini 6-8 gota me ujë të temperaturës së ambientit përgjatë ditës. Mund të jetë më mirë të ngadalësoni konsumin e lëngjeve pas orës 5, që të mos qëndroni zgjuar gjithë natën për të shkuar në banjë.

Rreziqet

Konsumimi i kësaj pije nuk paraqet ndonjë problem, por duhet të konsultoheni me mjekun nëse jeni shtatzënë, keni ndonjë sëmundje, vuani nga alergjitë ose po merrni ilaçe për një gjendje tjetër shëndetësore.

Pija për pastrimin e zorrës së trashë

-Totali i kohës: 5 minuta

Përbërësit: -1/2 e kupës së një lëngu molle 100% organik

-2 lugë gjelle lëng të freskët limoni

-1 lugë çaji xhinxher

-1 lugë çaji kripë deti

-1/2 e kupe ujë të ngrohtë të pijshëm

Udhëzimet:

-Filloni me një gotë të madhe dhe një lugë.

-Vendosni 200 ml ujë të pijshëm në tenxhere.

Lëreni që uji  të ngrohet por jo të ziejë, kështu që mund ta pini ujin në temperaturën e dhomës.

Në momentin që është i ngrohtë, vendoseni në gotë.

Më pas shtoni kripë deti dhe përziejeni.

Shtoni lëng molle, lëng xhinxheri dhe lëng të freskët limoni. Përziejeni.

Pijeni në mëngjes me stomak bosht. Më pas para një dreke të lehtë dhe në mesin e pasdites.

error: Nuk lejohet kopjimi!