Edhe pse vaji i ullirit zë një vend të rëndësishëm në kuzhinë, në fakt pirja e tij do t’ju lejojë të merrni përfitimin maksimal. Njihet për efektet pozitive në zemër por mrekullitë që bën në trup shkon përtej kësaj. Sipas “Bright Side”, duhet të konsumoni çdo mëngjes një lugë me vaj ulliri për këto arsye:
Shndërron lëkurën tuaj – Vaji i ullirit është një përbërës thelbësor në shumë produkte kozmetike. Redukton shkuqjen dhe ënjtjen dhe mund të ngadalësojë shfaqjen e rrudhave. Vaji i ullirit ka veti të fuqishmë antibakteriale dhe shërben si një dezinfektues natural.
Ndihmon të humbni peshë – Shumë studime kanë treguar se ndjekja e një diete mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në peshën e trupit. Më shumë se 180 njerëz morën pjesë në një studim 3-vjeçar që provoi se konsumimi i vajit të ullirit i ndihmoi ata të humbnin peshë.
Është i mirë për trurin – Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit heq grumbullimet e pllakave brenda qelizave të trurit. Këto pllaka mund të shkaktojnë sëmundjen Alzheimer, sëmundjen më të zakonshme mendore në botë. Njerëzit që pijnë rregullisht vaj ulliri kanë një memorie më të mirë se ata që mbajnë një dietë me pak yndyrë.
Përmirëson shëndetin e kockave – Vaji i ullirit ndihmon njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid. Kjo funksionon më mirë kur kombinohet me vajin e peshkut, një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3. Përbërjet që gjenden në vajin e ullirit ekstra të virgjër përmirësojnë dhimbjen e kyçeve dhe ngurtësinë e mëngjesit që shkaktohen nga artriti.
Zvogëlon inflamacionin – Pasurimi i dietës tuaj me vaj ulliri dhe ushqime të tjera me acide yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin në trup. Nga ana tjetër, mund të ndihmojë në parandalimin ose shërimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës të shkaktuara nga inflamacioni.
Përmirëson shëndetin e zorrëve – Disa lloje bakteresh që jetojnë në stomak mund të shkaktojnë ulçerë. Vaji i ullirit është provuar se lufton bakteret dëmtuese, disa prej të cilave janë rezistente ndaj antibiotikëve. Vetëm 30 gram vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme në më pak se 14 ditë.
Kontrollon sheqerin në gjak – Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të jetë sekreti për uljen e glukozës në gjak. Ai mbron trupin nga diabeti tip 2, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e tij me mbi 40%.