Ajo cfarë hamë është një pjesë e rëndësishme e jetëve tona. Ne e dimë që për të gjithë, të menaxhoni atë që hani është një pjesë e rëndësishme për të qëndruar të shëndetshëm por për njerëzit me skizofreni ka një rëndësi tejet të madhe, sepse ata vuajnë nga nga dëmtime fizike më shumë se njërëzit e tjerë. Ka shumë prova që tregojnë se ushqyerja e shëndetshme jo vetëm që mund të sjellë benefite në shëndetin fizik por gjithashtu të përmirësojë dhe shëndetin tonë mendor.
Një nga ndryshimet e para që familjarët shpesh vënë re te një episod skizofrenik, është fakti që fillojnë e ndryshojnë zakonet ushqimore, ku më së shumti anojnë te ushqimet e skuqura dhe fast food. Meqënëse ky ndryshim fillon përpara se trajtimi me mjekime të fillojë, është e qartë themi që është një karakteristikë e sëmundjes sesa një efekt anësor i mjekimeve.
Më poshtë do të gjeni disa element të një stil të shëndetshëm jetese dhe gjithashtu disa teori përsa i përket dietës dhe skizofrenisë.
Një dietë e mirëbalancuar:
Në të shkuarën jemi munduar të fokusohemi në problemet psikiatrike që lidhen me skizofreninë por tani po fillojmë të jemi të vetëdijshëm që njerëzit të cilët janë të prekur nga skizofrenia do të vuajnë gjithmonë e më shumë nga dëmtimet fizike sesa popullsia në përgjithësi, një aspekt që duhet adresuar.
Tashmë dihet që njerëzit të cilët janë të prekur nga skizofrenia vdesin më të rinj sesa njerëzit të cilët nuk janë të diagnostikuar më këtë sëmundje. Në fakt, raporti i vdekshmërisë është 2-3 herë më i lartë të njerëzit të cilët janë të prekur nga skizofrenia sesa popullsia e përgjithshme. Njerëzit me skizofreni kanë rrisk më të lartë për të vdekur 10 vite më të rinj sesa mesatarja në përgjithësi. Sigurisht që vetëvrasja është një tjetër faktor që ndikon por gjithashtu ka të bëjë shumë edhe shkalla e aksidenteve dhe sëmundjeve fizike që mund të shfaqen.
Studimet kanë zbuluar që njerëzit të cilët janë të prekur nga skizofrenia kanë si tendencë të hanë më pak shëndetshëm, duke konsumuar shumë yndyrna dhe pak fibra dietike në dietën e tyre. Gjithashtu ushtrohen më pak dhe rrallë shkojnë te doktori edhe pse kanë shqetësime fizike. Kanë një rrisk më të lartë për shfaqjen e obezitetit, diabetit, presionit të lartë të gjakut, problemeve me zemrën dhe probleme respiratore. Diabeti, në vecanti, është i zakonshëm të njerëzit me skizofreni dhe janë një arsyesh që cojnë në këtë arsyetim, si kequshqyerja, mungesa e ushtrimeve fizike dhe duhanpirja.
Një dietë e mirëbalancuar është gjithashtu e rëndësishme përshkak se shumë njerëz me skizofreni kanë një shtim të dukshëm në peshë. Mjekimet anti-psikotike shkaktojnë shtim në peshë. Olanzepina dhe Zotepine shkaktojnë probleme serioze me shtimin në peshë, ndërkohë që “aripiprazole” sjell më pak ndikim në peshë.
Shtimi në peshë është një problem shumë i rëndësishëm. Në raste serioze njerëzit mund të shtojnë 20-40 kg shtesë në një kohë mjaft të shkurtër. Se si kjo ndodh, nuk është mjaft e qartë. Mund të lidhet me hormonet ose thjesht mjekimet që përdoren kanë efekt në oreks. Të keni një mbipeshë të tillë mund të cojë në probleme si sëmundet e zemrës dhe diabeti si dhe efektet që sjell mbipesha mund të jenë shumë të vështira për t’u përballuar psikologjikisht.
Megjithatë vlen të theksohet që lidhja ndërmjet obezitet dhe skizofrenisë ka kohë që diskutohet dhe pjesërisht vjen si rezultat i jetesës sëdentare dhe kequshqyerjes.
Ku të filloni?
Eshtë e rëndësishme të mendoni për dietën tuaj nëse doni që rikuperimi të jetë i suksesshëm. Disa kërkime në internet ose libra për një ushqyerje të shëndetshme do t’ju ndihmonin shumë si fillim.
Mund të planifikoni vaktet ditore përgjatë ditës osë javës. Që të bëni këtë duhet të dini sa shumë fibra, kalori etj ju duhen.
Sigurisht, ushtrimet fizike janë mjaft të rëndësishme dhe nuk duhen anashkaluar.
Bazat kryesore për një dietë të shëndetshme
1. Mundohuni të inkoorporoni sa më shumë fruta dhe perime në dietën tuaj. Institucionet angleze rekomandojnë së paku 5 porcione në ditë por institucionet europiane rekomandojnë më shumë se kaq.
2. Vendosni bazën në cdo vakt si patatet, makaronat ose oriz, si dhe zgjidhni opsione që janë të pasura në fibra si orizi kaf ose patatet me lëkurë.
3. Konsumoni më shumë fibra. Institucionet Angleze rekomandojnë së paku 18-30 gr fibra cdo ditë. Nëse merrni sa më shumë fibra nga dieta juaj do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë si dhe do t’ju ndihmojë me problemin e shtimit në peshë. Buka e zezë, orizi dhe makaronat përmbajnë sasi të mëdha fibrash.
4. Konsumoni më shumë peshk dhe mundohuni të hani së paku 3 porcione peshk cdo javë. Disa lloje peshqish prsh si salmon, trofta, sardelet etj.
5. Eliminoni yndyrnat e ngopura, sheqerin dhe kripën. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të gatuani vetë.
6. Pini mjaftueshëm ujë për të mbajtur trupin e hidratuar. Duhet të konsumoni rreth 1.2 litra ujë në ditë por në mot të nxehtë dhe nëse ushtroheni fizikisht mund të keni nevojë për më shumë. Uji, qumështi dhe lëngu i frutave (i freskët) janë disa nga pijet më të shëndetshme. Caji, kafeja dhe pijet energjike përmbajnë kafeinë i cili është një stimulant dhe duhet të merret në moderim. Alkooli në përgjithësi duhet shmangur.
7. Bëjeni zakon të konsumoni tre vakte të rregullta në ditë. Mëngjesi është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i pasur me fibra në mënyrë që të jeni të ngopur deri në drekë.
Një dietë speciale mund t’i ndihmojë njerëzit me skizofreni?
Me kalimin e viteve janë paraqitur shumë teori që argumentojnë se dieta mund të lidhet me skizofreninë. Por provat nuk ka qenë të plota, kështu që ka vend akoma për dyshime. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz mendojnë se ka prova të mjaftueshme për të implikuar fuqishëm dietën në psikozë dhe se derisa të kemi një kuptim të plotë të mënyrës sesi truri sillet në këtë gjendje opsioni i modifikimit të dietës nuk duhet të përjashtohet dhe mund të sjellë lehtësim për shqetësimet. Megjithatë kjo nuk mund ta zvëndësojë trajtimin me ilace, kështu që një opsion më i mirë do të ishte kombinimi i të dyjave.
Më poshtë do të gjeni 4 teori popullore lidhur me dietat:
Ushqimi organik
Disa shtues ushqimorë janë implikuar në problemet e sjelljes vecanërisht te fëmijët hiperaktivë por ka pak prova që e mbështesin këtë teori. Teoria konsiston në : disa shtues ushqimor nxisin clirimin e histaminës në gjak dhe kjo ndikon në funksionimin e trurit. Por ka pak prova që tregojnë për një lidhje të mundshme me skizofreninë.
Megjithatë, shmangia e shtuesve ushqimore mund të arrihet duke zgjedhur opsione organike. Meqënëse lidhja ndërmjet shtuesve ushqimore dhe shëndetit mendor akoma ka nevojë për prova të forta, përzgjedhja ushqimore mbetet zgjedhja juaj.
Dieta pa gluten dhe skizofrenia
Një gjendje e quajtur sëmundje celiac siguron lidhjen midis skizofrenisë dhe teorive të ndryshme në lidhje me efektet beneficiale të një diete pa gluten. Sëmundja celiac është një gjendje kronike në të cilën zorra e vogël bëhet hiper-e ndjeshme ndaj glutenit që gjendet në produktet e grurit. Nëse gluteni nuk tretet plotësisht në zorrë krijohen kimikate të quajtura gluteomorfina të cilat hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe udhëtojnë në tru ku ato ndikojnë në të menduarit dhe sjelljen. Gluteni mund të gjendet në shumë ushqime të përpunuara. Kjo sëmundje çon në anemi, humbje peshe dhe simptoma psikiatrike, por mund të trajtohet me sukses në pothuajse të gjitha rastet thjesht duke ndjekur një dietë pa gluten. Mendohet se është një gjendje kryesisht e trashëguar dhe është vërejtur që ka një lidhje “familjare” me skizofreninë. Teoria që gluteni mund të jetë një shkaktar pjesërisht i skizofrenisë u tha fillimisht nga Dr. Lauretta Bender në SHBA në 1953, një teori që më pas u zhvillua nga F.C Dohan, një tjetër psikiatër amerikanë. Dr. Dohan nxorri një studim që përfshinte pacientët e një spitali psikiatrik në Pensilvani dhe zbuloi që simptomat u përmirësuan në 63% të pacientëve të cilët ndoqën një dietë pa gluten. Dohan doli në përfundimin që tipari trashëgues që shkakton skizofreninë dhe sëmundjen celiake kontribuon në zhvillimin e të dyjave. Studimet e mëtejshme mesa duket konfirmuan punën e tij të hershme. Teoria mesa duket mbështetej nga raportet e incidencës më të ulët të skizofrenisë në vendet e okupuara gjatë luftës së dytë botërore, ku produktet e grurit ishin të pakta.
Megjithatë, përpjekjet për të përsëritur disa nga punimet e hershme nuk kanë qenë të suksesshme dhe është më e drejtë të thuhet që akoma nuk ka një konfirmim të saktë lidhur me efektet beneficiale që sjell një dietë pa gluten.
Vaji i peshkut dhe acidet yndyrore omega-3
Një studim mjaft premtues u krye në shekullin 20 për benefitet e acideve yndyrore omega-3 për njerëzit që janë të prekur nga skizofrenia. Këto acide yndyrore gjenden në farat e lirit, peshq si sardelet, salmon dhe skumbri, në disa fara si liri, fasule soje etj. Ato nuk mund të prodhohen nga trupi dhe duhet patjetër të merren nga dieta ushqimore. Acidet yndyrore omega-3 mund të gjenden në suplemente të ndryshme. Komponenti beneficial i acideve yndyrore omega-3 mendohet të jetë EPA. Kjo përbërje është vitale për disa funksione trupore përfshirë funksionimin e sistemit nervor dhe imunitar dhe te fëmijët është e nevojshme për një zhvillim të mirë të trurit. Profesor David Horrobin shkroi një punë pioneer për këtë temë në 2002, në të cilën ai përshkroi përdorimin e suplementeve omega-3 për të trajtuar në mënyrë të suksesshme njerëzit me skizofreni, të cilët nuk i janë përgjigjur më parë mjekimit anti-psikotik. Punime të mëtejshme nga studiues të tjerë mesa duket e kanë konfirmuar.
Megjithatë, puna pasuese mbi këtë temë nuk ka qenë shumë premtuese. Në 2007, studiues nga Kanadaja sollën një rishikim të materialeve të publikuara më parë dhe dolën në përfundimin që shumica e provave kanë qenë të bazuara në një numër të vogël pjesëmarrësish. Pra si përfundim ka pak prova që vërtetojnë benefitet e suplementeve me acide yndyrore omega -3 në rastin e skizofrenisë. Megjithatë ata theksuan që mund të sjellin benefite në crregullimet e humorit si depresioni. Eshtë e drejtë të thuhet që edhe pse puna e mëparshme nuk është konfirmuar nga studime të mëtejshme dhe suplementet omega-3 mund të mos sjellin ndonjë benefit në skizofreni, ato sjellin benefite të shumta në shëndetin mendor , në shëndetin fizik dhe në shëndetin e zemrës në përgjithësi. Për shkak se puna e bërë më parë në efektet e mundshme të suplementeve të omega-3 ishte aq premtuese, për vite me rradhe rekomandimet e publikuara nga “National Institute for Health and Care Excellence (NICE)” rekomandohej suplementi Omega-3 Omacor për njerëzit e prekur nga skizofrenia. Megjithëse udhëzimet e NICE ndryshuan në 2016, dhe Omacor nuk jepet më në recetë për këtë qëllim. Përpos benefiteve të mundshme potenciale, mendohet që suplementi i vajit të peshkut mund të sjellë edhe disa efekte anësore, por për më shumë vizitoni faqen e “NHS Choices”. Studimet vazhdojnë dhe shumë shkencëtare kanë theksuar benefitet që vijnë nga konsumimi i tyre, përfshirë dhe benefitet që sjellin në shëndetin e zemrës, shëndetin e nyjeve de shëndetin mendor përfshirë depresionin dhe psikozën. Nëse jeni të interësuar se sa omega-3 duhet të ketë dieta juaj, “NHS choices” ka disa informacione të dobishme.
Vitaminat dhe suplementet e mineraleve
Në 1950, dy doktorë kanadezë, Hoffer dhe Osmond, eksperimentuan me përdorimin e dozave mjaft të mëdha në vitamina të caktuara si Niacina, acidit nikotinik dhe vitaminës C për të trajtuar skizofreninë dhe raportuan rezultate mjaft të mira. Ky studim u vazhdua nga të tjerë që zgjeruan grupin e vitaminave dhe mineraleve të caktuara si zinku dhe mangani. Hipoteza në fillim dukej mjaft e bazuar. Dihej që disa sëmundje të caktuara shkaktohen nga mungesa e vitaminave dhe mineraleve të caktuara, kështu që pse jo dhe skizofrenia? Megjithatë kjo zonë kërkimi u kapërcye nga zhvillimi i mjekimeve antipsikotike, ku edhe pse në fillimin dukeshin premtuese, nuk kanë sjellë asnjë plan trajtimi/kurimi afatgjatë. Për sa i përket mineraleve specifike, zinku dhe seleni janë implikuar në skizofreni, zinku dhe bakri janë lidhur me sjellje të rrezikshme te njerëzit që janë prekur nga skizofrenia. Por për një shëndet të mirë në përgjithësi, të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për një jetë të shëndetshme mund të gjenden në një dietë të ekuilibruar mirë.Por megjithatë ka nevojë akoma për studime të mëtejshme.
Dieta Ketogjenike
Puna e vazhdueshme në trajtimet e mundshme dietike te personat e prekur nga skizofrenia, është një zonë që po diskutohet shumë nga shkencëtarët. Një hipotezë e kohëve të fundit është se në disa pacientë anomalitë në mënyrën se si truri metabolizon glukozën dhe energjinë mund të implikohen në procesin e sëmundjes dhe që lloji i të ashtuquajturës dietë ketogjenike mund të ndihmojë. Kjo sigurisht që do të ndihmojë për të shpjeguar pse njerëzit me skizofreni preken në mënyrë disproporcionale edhe nga diabeti. Sidoqoftë, ka nevojë për studime të mëtejshme.
Ndryshimet në dietë
Nëse ju vendosni të modifikoni dietën tuaj, mund të kërkoni ndihmën e specialistëve për ushqimet dhe suplementet. Suplementet gjenden në cdo farmaci por duhet të merrni rekomandimin e mjekut. Mos mendoni se për faktin që suplementet janë produkte natyrale, nuk kanë efekte anësore; pasi disa kanë. Përpara se të filloni të merrni një suplement , është esenciale të konsultoheni me një doktor për t’u siguruar që ky suplement nuk do të sjellë efekte negative në organizëm, sidomos nëse po merrni mjekime të tjera.