Një dietë nëse hame jashtë shtëpisë

Një dietë nëse hame jashtë shtëpisë

Tanimë shumica e njerzëve darkojnë ose drekojnë jashtë ,nuk është më një rast special sic ka qenë dikur ,tani është bërë mëse e zakonshme. Pavarësisht se sa na shijon ,të konsumosh vaktet jashtë shtëpisë na japin më shumë sasi të pashëndetshme ushqimi sesa mund të marrim duke konsumuar vaktet në shtëpi ,rrit dhe më shumë presionin e gjakut. Do të japim disa ide se cfare të konsumojmë  në rastet se duhet të hamë jashtë shtëpise por në të njëjtën kohë të qëndrojmë të shëndetshëm dhe në formë.

 

Në mëngjes i thoni jo kafes dhe brioshit.

Porosia klasike e mëngjesit kafe dhe briosh që ne mendojmë se e bëjmë më të shëndetshme duke konsumuar dhe një lëng frutash  na jep një sasi të lartë të sheqernave në gjak të cilat asimilohen shumë shpejt nga trupi. Përvec kësaj brioshët industrial përmbajnë yndyrna të hidrogjenizuara që na dëmtojnë arteriet.  Në vend të brioshit porosisni një panine integrale me një lugë mjaltë dhe kos. Kështu marrim fibrat dhe karbohidratet,që na dhurojnë energji dhe sheqerin në gjak e mbajmë brenda normave. Idealja do të ishtë nëse konsumoni një mëngjes të kripur me : panine integrale,një fetë proshutë ose salmon,qumësht ose kos dhe një kafe. Nga ky mëngjes përfitojmë më shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme jo të hidrogjenizuara. Duke mos harruar buffet që na ofrohen kur jemi me pushime, tundohemi nga zgjedhja e shumtë që na shërbehet dhe na shtyn të konsumojmë ushqime të pa shëndetshme. Këshilla jonë është të merrni një vezë të zier ,bukë e thekur integrale ,kos i bardhë pa yndyrë dhe një gotë uji me limon. Përsa i përket orarit ,mëngjesi duhet të konsumohet deri në një orë pasi jemi zgjuar,sa më shumë të prisni aq më e lartë është ndjenja e urisë, sekrecionte e acidit në stomak,insulina dhe shanset për të shtuar në peshë.

 

DREKA

 

Nëse mëngjesi është koha më e mirë për të konsumuar yndyrna ,dreka është mundësia e duhur për të marrë karbohidrate qe janë në gjendje të lëshojnë gradualisht energjitë.  Rreth mesditës teroidet rrisin prodhimin e substancave që aktivizojnë metabolizmin . Duhet të evitojmë ushqimet që absorbohen shpejt si : makaronat,orizi, buka e bardhë sepse në të kundërt efektet anti dhjamë të teroideve nuk janë të mjaftueshme për të bllokuar transformimin e sheqernave në yndyrë. Mund të porosisni oriz integral ose nëse në menunë e restorantit janë të përfshira pastat e freskëta mund të konsumoni dhe ato: përmbajnë më pak gluten ,janë më ushqyese dhe kanë një sasi shumë të vogël të yndyrnave që të shëndoshin. Si një alternativë e shpejtë këshillohet një panine integrale me perime të stinës ose sallatë me perime të stinës të  cilat përmbajnë minerale,vitamina,fibra dhe substanca antioksidante.

 

SHMANGNI PJATAT E PARAPËRGATITURA

Kanë një përmbajtje reduktive të vitaminave dhe për më tepër sic tregohet nga studime të ndryshme rrisin mundësinë e obezitetit.

 

MOS E EKZAGJERONI ME APERITIVËT

 

Kujtoni që sa më shumë afrohet mbrëmja aq më pak efikas është organizmi jonë. Që mos të heqim dorë fare nga aperitivët bëni mirë t’i ruani ato vetëm pë raste speciale. Picat e vogëla,brusketat, krostat e kripura,etj që përdoren si aperitiv përbëhen nga 80% miell i rafinuar ,këto kthehen në sheqerna dhe absorbohen në nivelin gastrointestinal. Produktet me të cilat përgatiten aperitivët përvec se kanë cilësi të dobët ,fshehin shumë yndyrna duke përfshirë dhe ato të hidrogjenizuara. Sikur të mos mjaftonte ne e bëjmë dhe më keq situatën duke shtuar dhe pijet alkoolike ose jo alkoolike. Kjo nuk do të thotë që të konsumojmë pijet alkoolike me stomakun bosh. Boshllëku i stomakut na bën të absorbojmë më shpejt sheqernat dhe alkoolin ,me efekte të dëmshme në mëlçi dhe tru me akumulimin e yndyrnave. Për aperitiv më mirë të shkoni për perime të freskëta,lëng domateje,pije alkoolike pa sheqer ose në rast se nuk konsumoni darkën shkoni me një gotë të mirë vere (pa sulfite dhe me përmbajtje të ulët të alkoolit) që në ndryshim me pijet e tjeta vera nuk përmban sheqer dhe me një pjatë perimesh të freskëta të shoqëruar me 2 copë proshutë krudo.

 

PËR DARKË JASHTË

Mundohuni që mos të uleni asnjëherë për darkë shumë të uritur. Porosit një pjatë proteinike si: një porcion mishi ose peshku të shoqëruar me perime të freskëta të stinës. Limito konsumimin e verës pasi përmbajtja e energjisë në secilën gotë duke shtuar dhe energjitë e ushqimit mund të rrisë energjinë e konsumuar. Jo vetëm: tretja e alkoolit gjeneron menjëherë prodhimin e triglicerideve të cilat vendosen tek arteriet dhe tek ‘pikat kritike’. Për të mos e ekzagjeruar në sasi ndani një gotë vere në katër të tilla në këtë mënyrë ngarkesa ‘toksike’ zvogëlohet dhe ju zgjasni kënaqësinë.

TRUKET ‘SHPËTO PESHËN’ NËSE JENI NË NJË FESTË

1) SHMANGNI PIJET JO ALKOOLIKE
Vetëm konsumimi dy gotave mbulon të gjithë sasinë ditore që duhet marrë  të sheqerit.

2) QËNDRONI LARG SANDUIÇËVE TË FAMSHME QË I GJEN NË ÇDO FESTË
Ato janë me bukë të bardhë ,me sasi të larta sheqeri nëse janë dhe sanduiçë industrial mund të kenë akoma dhe më shumë përbërës të dëmshëm.

3) KONSUMONI VETËM NJË GOTË VERË
Dhe bëjeni atë të zgjasë deri në fund të festës gjatë konsumimit të disa perimeve të freskëta dhe gjatë bisedave me njerëzit.

4) LARG PATATEVE TË SKUQURA
Për 100 gr patate të skuqura ne marrim 500 kalori (më shumë se çereku i atyre që na nevojiten) , 38% të yndyrnave të pashëndetshme dhe një dozë shumë të lartë të kripës.

error: Nuk lejohet kopjimi!